Kosova në kaos: Kryeministri Kurti shpall masa për kufizimin e lëvizjes, presidenti Thaçi bën thirrje për moszbatimin e tyre

24 Mars 2020, 07:32Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ti drejtohet Gjykatës kushtetuese për të zhvlerësuar masata e jashtëzakonshme të qeverisë së Albin Kurtit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në kuadër të koronavirusit.

Duke qenë se Kosova numëron mbi 60 raste të konfirmuara me Covid-19, qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i veturave dhe qytetarëve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes. Por sipas presidentit ky vendim është nul.

“Vendimi për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangien nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhen vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. E atë mund ta shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

Thaçi theksoi se “As Policia e Kosovës, as organet e sigurisë, nuk duhet të zbatojnë këtë vendim antikushtetues të qeverisë sepse kështu edhe vetë do të bëjnë vepër penale. Vendimi i Qeverisë është pa efekt juridik të zbatueshëm dhe është i pazbatueshëm në tërë territorin e Kosovës.

I njëjti kryeministër që refuzoi me këmbëngulje shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, tani po merr vendime antikushtetuese. Këto veprime ai po i bën jo për të mbrojtur qytetarët, por për të mbrojtur veten e tij. Nesër do t’i kërkoj gjykatës kushtetuese pezullimin dhe anulimin e këtij vendimi”, tha Thaçi.

Dhe në këtë konflikt, në kulmin e krizës askush nga qytetarët nuk e di nëse do të zbatojë apo jo masat e shtetrrethimit, pasi qeveria i ka shpallur ato ndërsa presidenca i quan nul.

14 komente në “Kosova në kaos: Kryeministri Kurti shpall masa për kufizimin e lëvizjes, presidenti Thaçi bën thirrje për moszbatimin e tyre”

  1. Lani says:

    Thaci eshte person i dyshimte.Presidenti nuk duhet te nderhyje ne punen e qeverise.

    1. Naim Frasheri says:

      Thaçit ti hash Karin Ti dhe Spiunat si Haradinaj .
      Thaçi është Heroi i Pamvarsis së Kosovës.

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Sipas kushtetutes masen per kufizim te levizjes nuk mund ta beje qeveria apo kryeministri. Atë e ben parlamenti i Kosoves.
      Kryeministri (qeveria) ka marre vendim antikushtetues.

  2. olimpia says:

    Keta jane komplet te pagdhendur,te pakten 150 vite prapa ne kohe.Si mund te perballet Kosova me SEBINE NE BISEDIME ME INJORANTE TE TILLE….Egoiste dhe grindavece si ne periferite suburbane te botes se pazhvilluar.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Pajtohem me ty qe politikanet kosovare jane te pagdhendur, egoiste, grindavecë, por te tille jane edhe Rama, Saliu, Meta…

  3. Baliu says:

    Prostidenti Taqi nuk ka kompetenca egzekutive simbas kushtetutes. Ai le ta ushtroj nenshkrimin per ndonje marrveshje te fshehet me Vuqiqin. Deri ateher ‘good night and good luck’.

    1. shqipja says:

      Eshte krim te dish anglisht e te mos dish shqip!Fatkeqesi

  4. pijetari says:

    Dy Kambere ne nje dere….

  5. pilafi says:

    Rrnofte H. Thaci.
    Posht te tan Hajredinat dhe Kurtat.

  6. Lani says:

    Rrumpalle kosovare ne kohe virusi.
    Te prese virusi sa te mblidhet Parlamenti?!

  7. Astrit says:

    Sipas meje esht shum shum e drjet vendimi i kurtit… Se pse ben parndalimi e infektimeve ne kosove… Duke e pas para sysh se po’ patì infektime te mdha ne kosove dhe Duke e pas parasysh strukturat e shendetsis te kosoves qe sipas meje sjan ne gjendje ta perballoin ket vrases virus… Esh e drejt dhe me shum se è drejt

  8. shqip says:

    E respektoj Thaçin ! Por kam dyshime për interpretimin ligjor të rastit. Me sa po shohim, të gjithë dekretet për këtë situatë të jashtëzakonshme i marrin km ( qeveritë). Kosova nuk është republike presidenciale / semipresid. Dekretet dalin, ndërrohen në varësi të situatës. Nuk ka vend për debate, por duhet të lihet qeveria të menaxhojë situatën. Nuk duhet ngatërruar linja politike e Kurtit , që mund kemi edhe mendime ndryshe, me dekretet e momentit për të stopuar përhapjen e virusit.

  9. Gëzimi says:

    Ej o njerez! Lejini more llafet, lejini more prrallat me muj e bajloz. Albini ma idjot nuk ka si bohet. Po ku e ka mire e ka mire o njerz. Na kena hallin me pshtue ju keni hallin kush e ka t’drejt me e ba. Njer bje n’hall me ju.
    Rrini bre neper shpija e zuzni bythen se po u ze e shkojni per lesh

  10. Vizori says:

    Shumë keq që po vazhdon luftë për karrige që aspak nuk do të bëja më mirë por vetëm më keq për populli. Pa qeveria, asnjë vendim asnjë levizje do të ishte mundësi pra pandemi korona virusit do të shtyp edhe një herë populli Kosovar, krejt faktor politikanët që nuk intereson për populli, por për xhepët të vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje