Një propozim alternativ për të mbrojtur edhe ata 81 mijë pensionistë që jetojnë vetëm në Shqipëri

28 Mars 2020, 16:47Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Nga sot në orën 13.00, 655.000 pensionistë shqiptarë janë në ”arrest shtëpie” pa afat, sipas një urdhëri të autoriteteve shëndetesore për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Për ata, nga sot e deri në një urdhër të dytë, është e ndaluar të dalin nga shtëpia, edhe në oraret kur të tjerëve u lejohet. Është e ndaluar edhe për të dalë për të bërë pazar, ose për të shkuar në farmaci. Një karantinë totale që vendoset në bazë të moshës, deri tani ka pak precedent në 150 shtetet e tjerë të cilët janë prekur tashmë nga pandemia. Një masë ekstreme e cila nuk përjashtohet që të mund të imitohet duke marrë parasysh se lufta ndaj virusit po zhvillohet pak a shumë kudo me tentativa dhe eksperimente jo vetëm duke testuar ilaçe, por edhe duke testuar masa parandaluese.

Por eksperimenti që është lançuar në Shqipëri, si në të gjitha “herët e para”, has menjëherë një problem shumë të madh: kush do të kujdeset për 81.000 pensionistët, të cilët, sipas ISSH-së, jetojnë vetëm? Një shifër që mund të jetë edhe më e lartë, pasi nuk llogarit ata dhjetëra mijëra pensionistë të tjerë që jetojnë me një bashkëshort, edhe ai pensionist, ose që rezultojnë në mënyrë formale pjesëtarë të një familjeje të zgjeruar, por në fakt janë vetëm, se pjesa tjetër e familjes ka emigruar.

Është e vërtetë që një pjesë e këtyre të moshuarve mund të kenë në qytet të afërm, të cilët, edhe pse nuk banojnë me ta, mund t’i ndihmojnë. Por është po aq e vërtetë se, me shpejtësinë me të cilën përparon pandemia, asnjë nuk ka patur kohë të bëjë një studim specifik, kështu që asnjë nuk e di me saktësi se sa dhjetëra mijëra pensionistë nga sot janë mbyllur në shtëpi pa asnjë mbeshtetje tjeter familjare.

Sipas qeverisë, këta pensionistë “do të marrin ndihmë nga shteti”. Po si? Sa njerëz do të vejë në dispozicion shteti për të asistuar derë më derë dhjetëra mijëra të moshuar të vetëm? E pastaj, çfarë lloj asistence do t’u jepet? Do të shkojnë t’u bëjnë atyre pazarin, duke blerë sipas porosisë bukë, fruta, djathë, fasule apo atë çka të moshuarit zgjedhin të hanë? Dhe kush e paguan në një rast të tillë shpenzimin? Apo të gjithë të moshuarit e vetëm do të marrin pakon ushqimore të ndihmës sociale? Edhe një pensionist në gjendje të mirë financiare që jeton i vetëm, por që sot nuk ka më të drejtë të shpenzojë paratë që ka vënë mënjanë? Të gjithë pensionistët e vetëm do të trajtohen nga dita e hënë e tutje si të varfër dhe me asistencë?

Dhe kush do të shkojë për ta që të marrë në farmaci ilaçet, për të cilat janë nevojë? Rastet që do të kërkojnë zgjidhje do të ishin me mijëra e kështu që në fund nuk do të zgjidhej asnjë.

Duhet te jemi koshiente qe shteti nuk ka as mjete financiare dhe as burime njerëzore të mjaftueshme për të perballuar këtë detyrë jashtëzakonisht të madhe. Kështu është e qartë që tani se urdhërin ekstrem për të mbyllur në shtëpi të gjithë pensionistët, duke përfshirë ata që jetojnë vetëm, shumë do të jenë ata që do ta shkelin. Po atëhere pse e bë? Përse të shkaktosh panik mes atyre të moshuarve që normalisht respektojnë rregullat, por që nga nesër do të jenë të detyruar t’i shkelin ato për të mbijetuar? Përse të detyrohen gjyshërit tanë të dalin në rrugë si klandestinë, me frikë në zemër se do t’i ndalojë policia, vetëm për të blerë një copë bukë e një kile qepë, sikur të ishin rikthyer në partizanë të rrethuar nga armiku?

Të moshuarit janë kategoria më e dobët në shoqëri dhe me e rrezikuar e kësaj pandemie, por vendimi i qeverisë për t’i mbrojtur duke u vënë “prangat” rrezikon të jetë për ata më e dhimbshme se vetë sëmundja. Besoj se Edi Rama është ende në kohë për ta menduar edhe një herë. Për shembull, duke u rezervuar të moshuarve një fashë orare daljeje të ndryshme nga ajo e të gjithë të tjerëve. Në rast se në orën 13.00 të rriturit e fëmijët kthehen në shtëpi, nga ora 14.00 deri në 17.00 (për shembull) mund të dalin vetëm të moshuarit, edhe ata si gjithë të tjerët pa shoqërues, pa makine dhe vetëm në itinerarin shtëpi-dyqane. Kjo do të kufizonte kontaktet e tyre të afërta dhe do t’u jepte edhe supermarketeve pak frymëmarrje, duke e zmadhuar, edhe pse pak, fashën orare të hapjes.

E dimë që nuk ka receta magjike në këtë emergjencë dhe askush prej nesh nuk e zotëron. Qeveria deri tani ka vepruar me kurajo e shpejtësi, duke arritur deri në këto momente ta minimizojë përhapjen e epidemisë, por të dëgjosh opinione të ndryshme ndihmon të korrigjosh gabimet e të bësh më të mirën në interes të të gjithëve.

Të gjithë i duam të moshuarit dhe duhet të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur mushkëritë e tyre, por me të njëjtën brishtësi siç ata jetojnë, duke vazhduar të përdorim krah strategjive shkencore, edhe zemrën tonë.

20 komente në “Një propozim alternativ për të mbrojtur edhe ata 81 mijë pensionistë që jetojnë vetëm në Shqipëri”

  1. Perdorni logjiken says:

    Bravo ky eshte arsyetim,bravo

    1. Agim says:

      Kujdes, nuk mund te kete fashe tjeter orare per sherbimet, pasi zgjerohet mundesia per te thyer rregullin nga jo pensionistet.
      Sigurisht per pensionistet, u duhen ndaluar qendrimi ne park, kontakti me person tjeter, lojrat domino, shah, largimi nga zona e shtepise me shume se 1.5-2 km, etj. Por orari te jete si per kedo tjeter, mbase 8-12. Furnizimi ne shtepi i pamundur, pensionistet blejne aq sa kane mundesi dhe nuk blejne dot me shumice, ndersa shperndaresit e ushqimit mund te kthehen ne burim infektimi per kete grup moshe. Duhet ndjekur praktika e vendeve te tjera, kufizim ne nje ore ne dite, dhe per aktivitete te caktuara. Madje pa nevoje marrje leje me sms, boll nje leter te firmosur, autodeklarim, ku te shenohet ora dhe dita kur kerkohet te dilet dhe pse?

  2. Star says:

    Ide origjinale. Kjo mendoj se duhet te praktikohet edhe per moshat me te reja qe liridalja te jete e ndryshme per zona te ndryshme. Oraret te alternohen per zona apo lagje te Tiranes pershembull.

  3. Lani says:

    Shume mire qe shkruan per problemin dhe propozon. U duhet bere thirrje edhe fqinjeve e te afermve te tyre qe tu gjenden prane duke i pyetur cfare duan e duke u sherbyer.

  4. Zadigu says:

    Bravo Bollino!
    Gjermania, të paktën, landi i Westfalisë për të moshuarit ka vënë fashën orare 08 – 11.
    Pastaj hapet tregu për popullsinë tjetër!
    Po gjërat duhen bërë ME MEND e përvojë dhe JO ME EMOCION, as thjesht me DEVOCION!
    Kurse VIZA për të dalë VETËM 1 (një) ORË ME LEJE PËR TË PSONISUR, jo vetëm që mund nëpër supermarketet e lagjeve të grumbullojë njerëzit rastësisht në një orë ë caktuar e të krijojë radhë, por kjo metodë ME ORË TË CAKTUAR i vret fare, për shembull, ÇIFTET E DIVORCUARA që ende nuk e kanë zyrtarizuar statusin dhe jetojnë veç e veç, apo larg e larg. Kujt prej anëtarëve të ish-çiftit do T’I JEPET LEJA DHE KUSH PREJ TYRE ËSHTË SHËNUAR TË VDESË, APO AI QË APLIKON I DYTI?
    Ja me çfarë specialistësh “me shumë mend” KËSHILLOHET KRYEMINISTRI!
    Prandaj është e qartë se pse janë të gabuara emërimet “rastësore” në poste të larta që ka bërë Kryeministrit, duke shpërfillur specializimin, shkallën e kualifikimit si dhe përvojën e personave që marrin një detyrë të lartë e me përgjegjësi?

  5. Luani says:

    Kjo fashe do te ishte mjaft e mire per pensionistet,te mos merren masa sa per shou,jam pensionist dhe s’kam asnje ndihme dhe asnje s’eshte ofruar.Per detyrimet e oshe dhe ukt kam ndjenjur 3 ore ne rradhe.Keshtu qe Rama ti shohi gjerat me realizem dhe jo futja kot.

  6. morseta says:

    SI GJITHMON KONKRET KARLO !
    BRAVO TE LUMTE !
    TE MBESHTES 100/100

  7. pa vlere says:

    Po pra, pikerisht !!
    Shyqyr qe doli nje gazetar real dhe te shkruaj nje gje me vlere!
    Te thuash “..do dalesh me leje, dhe vetem 1 ore” eshte e lehte. Por sa mire eshte menduar kjo pune e tregon realiteti!
    Qe Edi Rama nuk mbush vete, kjo eshte reale,se ne fund te fundit ai artist eshte dhe kryeminister eshte. Ne te dy rastet atij duhej qe keshilltaret ti thone gje me mend.
    Por fatkeqesisht dhe keshilltaret I ka kot fare.
    Dhe me e keqja, ata s’jane dhe artiste!!

  8. Pastaj ata qe gjoja do shperndajne ushqimet neper shtepijat e pensionisteve do bien ne kontakt me shume njerez dhe do behen perhapes te virusit.Do bejne efektin e kundert ky urdher

  9. fariu says:

    Ke shume te drejte. Vec furnizimit, ka dhe shume probleme e halle te tjera qe duhet te dali, por gjithmone ne nje fasho-orar te shkurter dhe me nje destinacion te kerkuar.

  10. Titi says:

    Shume e drejte. Te degjoje kryeministri se nuk i kane mjetet as materiale e as financiare qe te plotesojne nevojat e gjithe atyre pensionisteve.

  11. uskania says:

    Sakt! Unë jam i sigurt se shumica kanë njerëz të afërm që i ndihmojnë, por edhe kjo është me pikëpyetje. Sepse, të rinjtë nuk janë aq të kujdesshëm dhe më mirë pensionistët të dalin vetë në një orar të tyrin.

  12. Bogonica says:

    Bravo Bollino! Ju jetoni me hallin e shqiptareve:Respekt per ju.

  13. Lili says:

    Ky niset sikur jemi italiane a spagnol qe i lane pleqte pa asnje kujdes! Jo shqiptaret bile kete te mire e kane: kujdesen per komshit kur kane nevoje sidomos kur jane ne moshe.
    Po jamdakord me te vetem per nje gje: pleqte kanenevoje per aktivitet fisike seperndryshe duke dashur me i mbrotjti demtojsh ma shume…

  14. drini says:

    Shume i drejte propzimi i Carlos..Shume penssionist jane vetem fillikate, femijet i kane ne emigrim.Kush do tu bleje atyre ushqimet, apo ilacet?Rama te reflektoje

  15. Vola says:

    Sakte Bolino, respekte. Kam nenen ne kete situate ajo sigurisht qe ka nevoje per te dale qofte edhe 1 ore. Ata qe nuk munden nuk dalin vete. Kryeministri ta shohe edhe njehere.

  16. Fatmiri says:

    Pershendetje Bollino!Ata qe po mbyllin pensionistet ne “burg”pa afat ,duhet te mendojne se pas disa vitesh mund te provojne te njejten gje per vehten e tyre!Mbyllja nuk eshte zgjidhje!Bollino arsyeton si nji i moshuar ; digjoheni!
    Pensionisti

  17. BARDHYL says:

    Bolino me vjene keq qe nje gazetar si ju i mbeshtet te gjitha veperimet ne ligje.kjo eshte gje e mire ne jete por disa gjra duhen mbeshtetur ne punen humanitare ne solidaritetin qe duhet te na mobilizoj .ajo shprehja te ndhmojme njeri tjetrin ne raste te vecanta duhet te na mobilizoj dhe ne vizion per ti bere baklle disa vendimeve .ju shtroni pyetjen ku do gjenden njerzit qe do te ndihmojne pensionistet e vetmuar qofshin dhe kur jane cifte burre e grua,pensionistet jetojne midis popullit ,me gjiton e njerez ne pallate .ne shkalle .Sa po degjuam qe pensionistet nuk duhen te dalin nga shtepija per asnje arsye.pergjegjsi i shkalles ,kemi nje njeri te mire na mblodhi dhe na tha.ne ne shkalle kemi 2 familje pensionistesh njeri qe jeton i vetem dhe cifti qe jeton ne katin e katert.do e bejme keshtu njeriu ne familje qe do autorizohet per te bere pazarin.per ushqime duhet me patjeter te trokase te nje familje pensionisti per te ndihmuar per blerje ushqimesh.do shohim aurizimet dhe familjaret e katit te dyte ku jeto x e ka ne patronazh familjet e katit pare dhe te dyte ndersa atciftin ne katin e katere do e ndihmojne familjaret e katit peste dhe te katert..Kashtu ne bolino nuk po i leme pensionistet te dalin nga shtepija.Por mua me habite deri kure ju gazetaret do merreni me shembullin poziti dhe jo me gjetjen e kleckave per te bere cdo dje me ligje. bardhyl

  18. Illo says:

    Keta pensioniste duhet te asistohen nga ushtaret . Nje ushtar , per 4 familj e. Te rrije i gatshem dhe te plotesoi te tera kerkesat >Kjo eshte pune shume e pershtasheme , per ushtaret I. Foto

  19. Illo says:

    Ushtaret mund ta bejne kete pune . Nje ushtar 4 familje pensionistesh . Te rrije i gatshem , per c’do lloj pune , qe kane pensionistet . Kjo duhet te realizohet , ne se duam , qe te mos rrezikohen pensionistet dhe te behen portatore . I. Foto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje