Infermierja shqiptare Valbona Ishmaku, e cila punon në Nju Jork të Amerikës, në një intervistë për “News 24”, duke folur për gjendjen nga koronavirusi në atë shtet amerikan, deklaroi se punon në një spital , ku gjendja e pacientëve me Covid-19 paraqitet e rëndë.
“Kam 8 vjet që punoj si infermiere këtu në Amerikë. Dhe, gjithë kësaj kohe kam punuar për një spital Montefiore Medical Center ne Bronx, NeëwYork. Unë kam punuar në Departamnetin e Kardiologjisë, por tani na kanë mobilizuar për t’u kujdesur për pacientë të infektuar me COVID 19 që prej 2 javësh.
Puna në spital është shumë e stresueshme, sepse shumë nga ne infermierët jemi lëvizur, shpërngulur nga pozicioni ynë dhe tani duhet t’i shërbejmë këtyre pacientëve të sëmurë, pa pasur as trajnim të mjaftueshëm për pozicionin e ri.
Nga ana tjetër, stresi është gjithashtu se këta pacientë kalojnë në gjendje kritike shumë shpejt, nga një broknopleumoni për tre ditë kalojnë në falimentim të mushkërive, ku kanë nevojë për ventilim artificial.
Orari i infermierëve është nga mëngjesi në darkë. Me një fjalë 12 orë e gjysmë punë. Spitali ku punoj unë na jep vetëm një maskë në ditë. Kjo e ben shumë të vështire punën, sepse heqja dhe veshja e një maske të përdorur e rrit rrezikun e kontaminimit dhe të infeksionit me këtë virus.
Shumë infermierë dhe doktorë janë infektuar me këtë virus. Disa infermierë kanë humbur dhe jetën, kurse disa të tjerë janë të shtruar në spital në gjendje kritike”, tha infermierja shqiptare.”
Më tej, infermierja Valbona Ishmaku tregoi sesi një doktor ka ndërruar jetë në Spitalin ku ajo punon.
“Një nga mjekët që spitali ynë ka humbur është Dr. James Goodrich. Ky doktor ka orkestruar operacionin e ndarjes së dy binjakëve të ngjitur në kokë në spitalin tonë. Një grua më tha që të marr të bijën e saj në telefon dhe t’i tregonte se ishte shtruar me koronavirus.
E mora dhe vajza e saj më tha se e donte shumë nënën e saj. Kur vajza erdhi, nëna ra në koma në mënyrë të pavetëdijshme. Nga ky virus po humbin jetën njerez te pazëvëndësueshëm, jo vetëm për familjen e tyre po dhe për komunitetin mjekësor.
Dua të theksoj se shumë nga infeksionet e punonjësve të shëndetësise ka ndodhur në javët e para të fluksit të pacientëve të infektuar, kur testimi nuk ishte i gatshm për të gjithë pacientët dhe rezultatet vononin nga tre katër ditë. Gjatë kësaj kohë spitali, meqenëse kishte pak maska dhe “personal protective equipment” thoshte të mos përdoren, që të shpërdorohen maskat derisa të vinin rezultatet e testimin. Gjatë kësaj kohe shumë veta u infektuan në krye të detyrës.
Në spitalin ku punoj unë numrat e djeshëm të 5 Prillit janë 1662 raste të konfirmuara të njerëzve të shtruar në spital të infektuar me këtë virus. Në pavionin ku punoj unë ka 57 njerëz të shtruar.
Në Nju Jork numri total i njerëzve të testuar pozitivë deri në 4 Prill është 122 031 , me pjesën jugore të shtetit të NY me numrin më të madh të rasteve, dhe vetëm në këtë ditë kemi pasur 8327 njerëz që kemi testuar pozitivë. Interesante është që nga numri i njerëzve të testuar pozitivë, 55% janë burra dhe 44% gra. Dua tëë theksoj se megjithse ky virus ka sëmurë më shumë njerëz që janë pleq ose njerëz që vuajnë nga sëmundje të tjera, ky virus nuk i kursen as të rinjtë. Ka pasur shumë raste kur njerëz të rinj që nuk kanë vuajtur nga asnjë sëmundje kanë humbur jetën nga ky virus. Shumë doktorë mendojnë që është një predispozim gjenetik që i bën këta njerëz me vunerabël ndaj këtij virusi”, u shpreh Ishmaku.
Infermierja nga Shqipëria deklaroi po ashtu se morgu në spital është mbushur plot dhe se numri i pacientëve me koronavirus po rritet në një mënyrë dramatike.
“Lajm i mirë është se 74% të njerëzve që janë shtruar në spital nga infektimi me këtë virus janë shëruar dhe e kanë kaluar. Në spitalin ku punoj unë, një ilac është duke u testuar për pacientë që kanë probleme në mushkëri nga ky virus. Emri i ilacit eshte REMDESIVIR. Është akoma në testim, megjithëse është duke ju dhënë pacientëve, nuk kemi data për të dhënë në këtë kohë për efektin e këtij ilaci.
Stresi në spitalin tonë është se shumë punonjës të Shëndetësisë, duke përfshirë dhe infermierët, pa folur për numrin e lartë te pacientëve, janë shumë vetë të sëmurë dhe të infektuar me këtë virus. Kjo ka bërë që në pavione ku kujdesi nuk është kritik, si në pavione intensive, raporti të jetë 1 infermiere me 10 pacientë dhe në pavione ku shërbimi është intensive, raporti është 1 infermiere me 4 pacientë. Këto raporte më përpara kanë qenë 1 me 6 dhe 1 me 1 ose 1 me 2 respektivisht. Stresi është që mos të kontaminosh veten, dhe pastaj ta sjellësh virusin në shtëpi e të infektosh njerëzit më të shtrenjtë të jetës. Pastaj puna e infermierit është punë që jo vetëm nga ana fizike është e lodhshme, por dhe nga ana mendore dhe emocionale. Nuk ke vetëm pacientin e sëmurë, për të cilët të vjen keq por dhe familjet e tyre.
Po pse Shqipetaret kudo qe mund te jene ?vetem Ankohen,per kushtet,per pagesat e te tjera si keto
Apo duan edhe ketu ne Americe te rine neper cafene dhe te bejne sikur jane me te mechurit e botes ,me te zgjuarit !!dhe te tjeret qe punojne me orare te zgjatura dhe neper kushte te veshtira ,qenkan Budallenjete ????????????????????????????????????
Pirdhu Luli, vajza ime është mjeke në Francë … po më duket që e dëgjoj ate, e njëjta situatë … po i japin kurajo personelit shëndetësor duke i quajtur “heronj”, por ata janë ushtarë që dërgohen në front pa armë !
Kujtojani ksaj infermieres ligjin e HIPAA ne Shba.
Mbrojtja e dhe privatsia e informacjonit te pacientit. Ne SHBA skemi pare ndonje si puna e ksaj duke dhene intervista.
Nuk e ka shkel… HIPAA mbron pacientet jo te ndjeret.
Kollodok ne byth e kollodok ne tru. Paske mesuar te shkruash HIPPA. HIPPA is about protecting the personal info of patients. She is not giving any personal info, just data available to everyone. Fshatar mendjemadh.
bravo
bravo vazhdoni punen llini llafet
O ndyresira njerez qe vetem te shani e te nxirrni bishta dini! Mire ja u ka bere ai I gjati qe ju ka mbyllur neper kafaze e sju le te dilni, se budallalleku juaj ska kufi. Po a dini cdo te thote te jesh ne fluksin e virusit, te shohesh njerez qe po keputen ne mes nga dita ne dita. A e dini cdo te thote te punosh me nje maske ne dite, apo ju jeni te teoria “laj thaj dhe hekurose per diten diten” ?! A shikoni lajme te tjera pervecse kazanit tuaj? Ne NY po behet nami, po falimentojne spitalet, jane ngritur te gjithe pushtetaret qe te ndihmojne dhe spo gjejne se si. Ti Kollodak shiko nje nate CNN se kush jep intervista a cfare thuhet. KM juaj duhet tju veje leje edhe per perdorim interneti pervecse per te dale, se jeni kokrra tuhafeve!!
O puff ti qenke UFO fare, kush te tha ty qe eshte e thjeshte. Po cfare duhet te bejme sipas teje te fillojme te qajme tani…..
Te CNN I paske pare keto lame ti?
O puffff qenke dylber komplet, ti je ai qe po shan. Ti ja paske fillu te qarit, duhet te fillojme te qajme te gjithe tani – kete po thua ?
Ata pusht-tetaret nuk kane se cbejne fare apo ashtu thate CNN ? Leri profesianistet te bejne punen e tyre.
Falemnderit per kete ahkrim Valbona
Ben shume mire qe informon, njerzit duhet te dine ssa me shume. Besoj se tregon relaitetin sepse te dhenat e saj perputhen me ato qe jep shtypi.nuk besoj se ajo po ankohet po tregon intensitetin e puness dhe rezikshmerine e covid-19.
Po prandaj eshte e veshtire se eshte virusi i ri dhe i panjohur. Vendet e tjera presin qe ti ndihmoje Amerika – ti motra qe je ne Amerike kujt po i kerkon ndihme ?