Djali i ish-boksierit të famshëm Muhamed Ali: Babai do ta kishte marrë Majk Tajsonin me shkelma

13 Prill 2020, 10:03Sport TEMA

Ali jr, i pari nga nëntë djemtë e ish-boksierit të famshëm, Muhamed Ali, është një tip i drejtpërdrejtë, ashtu si i ati. Për “Sun” ai e komenton kështu lajmin se WBSS (Worls Boxe Super Series) ka simuluar një sfidë mes Majk Tajson dhe Muhamed Ali, – i konsideruar nga të gjithë si boksieri më i madh i të gjitha kohërave, – duke ia dhënë fitoren me pikë të parit:

“Babai do ta kishte marrë me shkelma në të ndenjura Tajsonin, e dinë të gjithë këtë gjë. Majk nuk është një boksier, por një luftëtar rruge. Nuk do ta përballonte kurrë ndeshjen me babanë tim dhe aq më shumë me 15 raunde”. Duhet thënë se ditët e fundit vetë Tajson ka shpjeguar: “Nuk do të kisha fituar kurrë kundër Ali. Ai ishte më i madhi në histori”.

Në deklaratën e tij, Ali jr ka pohuar se një tjetër legjendë do ta kishte vënë në vështirësi babanë e tij, Brus Li. “Me të do të kishte qenë e fortë, kanë qenë të dy të rinj dhe shumë të shpejtë, duke e çuar artin e tyre në limit. Kanë qenë pa dyshim më të mirët në disiplinat përkatëse”.

1 komente në “Djali i ish-boksierit të famshëm Muhamed Ali: Babai do ta kishte marrë Majk Tajsonin me shkelma”

  1. "BOHOTINA" says:

    Ali ishte boksjer qe e ktheu ne art, Tajson ishte gjithnje njelloj, thjesht rrugac rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje