Dashamir Shehi: Rama po jep 'karrotën', duhet të paguajë! Po e përdor situatën për fushatë

20 Prill 2020, 23:53Sociale TEMA

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se paketa ekonomike e qeverisë është minimaliste dhe se kryeministri Rama është duke e përdorur situatën për fushatë.

Do i konsideroja minimaliste, qeveria nuk ka mjete të pafundme. Por ama disa para kanë ardhur 175 mln i dha FMN, 170 mln i dha BE, rreth 100 mln u morën në tregun e brendshëm u blenë bono thesari. 

Mund të përgatisim një euro bond. Mjetet financiare për ta potencu paketën janë. Të mbyllim një pjesë të këtyre PPP.

Unë them që qeveria ka mundësi të paguajë më shumë. Ky zotëri po mundohet të japë nga pak duke dhënë karrotën dhe po e përdor situatën për fushatë. 

Zgjedhjet do të bëhen vitin tjetër. Por harron një gjë që duke e tërhequr zvarrë karrotën mund ta shembi ekonominë. Duhen popmuar lekë në ekonomi”, tha Shehi në “Opinion”.

Sa i përket hapave që duhen ndëmarrë ai sugjeroi tre pika të cilat kanë në qendër sistemin shëndetësor dhe hapjen e ekonomisë.

Qeveria duhet të ketë kurajon të hapë pjesë pjesë ekonominë që në fund të majit të jenë të gjtha të hapura. Qeveria duhet të ndërmarrë tre hapa. Së pari duhet të përgatisë ndjekjen e rasteve me tampon. 

Ne kemi vetëm 5 mijë teste dhe po u ngritën gjithë ato skenarë. Të bëhen 50 mijë teste. Së dyti nëqoftëse do hapet ekonomia ka nevojë për një shërbim paralel shëndetësor. 

Të subvencionojë shteti pika kontrolli në kufi por edhe në kompani ose call centers. 

Duhet të përmirësojmë të gjithë sistemin shëndetësor. I kemi vënë shkelmin sistemit të shëndetit publik në Shqipëri. 

Hajde të bëjmë këto tre punë që shqiptarët të kenë punë në maj dhe në qershor. Kriza do tërheqi nja tre vjet me rradhë”, shtoi ai.

4 komente në “Dashamir Shehi: Rama po jep ‘karrotën’, duhet të paguajë! Po e përdor situatën për fushatë”

  1. shoku says:

    PO,po , o Dashi ! Nje pjese nga JU, me ne krye Saliun e deri tek koketullaci , spiuni i babait, Lubonja, e doni karroten, madje nje karrote te trashe nga prapa. Me qenese e kerkoni priteni se erdhi radha qe ta hani perseri ,pse jo me te trashe se 2013-ta dhe 2017-ta.

  2. hasani says:

    Se mos gabimisht e ha karroten e rames dhe veshtire te gjesh derman ore pianec.

  3. zeneli says:

    Ky do te jete tu lujt mendesh ishte mesuar me Ylli Rakipin
    dhe me nje bicim Ristani tere diten dhoge
    tani ne karantin se di ne cfare gjendje jane
    por besoj se duken te renduat
    Dashit i rane briret

  4. Tirona says:

    A ke mare pagure me raki me xhep nuk duhet te shikoi me populli se njezet vite vetem kote flet hape rruget per te tjeret me te rinje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje