Myslim Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike: Që do jem në Parlament, do jem

2 Maj 2020, 18:46Politika TEMA

Zv.kryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, paralajmëroi lëvizje të re politike në zgjedhjet e vitit 2021.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti demokrat u shpreh i bindur se do kandidonte në zgjedhjet e vitit 2021.

“Që do jem në Parlament, do jem, por për siglën me të parë e me të bërë. Po e mendoj seriozisht për një lëvizje, me një listë ndryshe. Do të kandidoj më 2021, nuk bëhet fjalë fare.” – tha Murrizi.

Ai shtoi se qeveria po bën propagandë bajate me familjet e ndihmuara duke sjellë si shembull qarkun e Gjirokastrës.

“Jam futur në faqen e Ramës dhe i kam marrë me numra, 10 ditë nuk i ka publikuar fare. Në Qarkun e Gjirokastrës janë shpërblyer mbi 26 mijë familje, ndërkohë që ky qark ka 20 mijë familje. Ku i gjeti ky 26 mijë famije? I bie të mos ketë ngelur familje pa marrë ndihma. Kështu që është një propagandë bajate, që nuk di pse e bëjnë.” – tha Murrizi.

Gjatë intervistës Murrizi theksoi se mjekët janë përdorur politikisht teksa nuk kanë shumë informacione për Covid-19 si virus i ri.

“Shpreh keqardhje për mjekët, se janë përdorur politikisht. Të përdoresh rëndom nuk është normale, aq më tepër për bluzat e bardha, se ndaj e kanë bluzën e bardhë. Iu kam thënë edhe drejtpërdrejt mjekëve, çfarë informacioni kanë për këtë virusin dhe kanë thënë që nuk kanë, pasi është virus i ri. Ndaj nuk më vjen mirë, që përdoren, dalin çdo ditë e japin këshilla si të lajmë duart me sapun.” – shtoi ai.

Murrizi theksoi gjithashtu se krerët e politikës shqiptarë janë bashkë që në vitin 1993 ndërsa tha se ortakëria e fundit është ajo e vitit 2013, ndërsa në vitin 2020 Meta u ul prapë në prehrin e Ramës theksoi zv.kryetari i Kuvendit.

“Nuk është prishur ujdia prej vitit 1993. Ortakëria e fundit është ajo e vitit 2013, ajo e ngjalave. Në prill 2020, Meta shkon sërish në prehërin e Ramës. Si ta besoj që Meta është prishur me Ramën, kur manifestimi i 2 marsit ishte autogol i Bashës. Metën e zgjodhën President këta që janë sot në pushtet.” – tha Murrizi.

12 komente në “Myslim Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike: Që do jem në Parlament, do jem”

  1. Nuri bej Murizi do behet deputet , po ti deputet je , me duket se dhe nen kryetar I kuvendit , c’do me ?!!!
    Deri me 21 shin ke kohe , ne do te hysh ne ndonje liste mire , sulu andej nga Lalzi a ShQUP i beju ndo nje cike fresk , shaj Ramen , narkoshtetin , gjej ndonje viktime nga korona virusi , digj mandatin ndo nje jave para se te mbaroje mandatin parlamenti , qe te behen zgjedhje te parakoheshme !

    1. i revoltuar says:

      Murrizi, ky HALABAK rrugesh ?

  2. elvis naci dhe mond brahimaj says:

    si nuk te vine turp per kete emer e mbiemer, vri veten si guxon dhe del ne tv

  3. Laku says:

    HALLALL MYSLYM,VAZHDO PA FRIKE SE TE GJITHE HAJDUTE JANE,I KA DALE BOJA.NJEREZIT DUAN DICKA NDRYSHE,E PANE DHE RAMIUN DHE SALUN,NJESOJ JANE.

    1. ik ere pirdhu says:

      Murrizi eshte nje rrugac dhe funderrine e asgje tjeter!

  4. Agim Rinushi says:

    duhet te kesh edhe ca shoke me vete z. Murrizi,bashkepunoni me njerezit e ndershem te parlamentit dhe me fakte delendiseni megallomanin Rama para publikut ne zgjedhjet e ardhshme,por kam frike se Rama nuk ka per te lejuar me zgjedhje ne kete vend.

    1. vang says:

      Ne fillim nuk po te njihja MURRIZI sepse sa ishe me ata qe iken.Pastaj fillove te flasesh .Me dukeshe si nje politikan i pjekur dhe i drejte.POR U GENJEVA.Je nje populist i flakte.Sec nxjerr disa fakte por kurre tamam dhe shpesh ne argumenta je shume subjektiv ,sa qe diskutimet e tua duken shpesh si”pamflete” teatrale”.Ben gallate e humor dhe mbulon shume here pasaktesine a asaj qe thua.Je dredharak kur cfrytezon nje fakt,jesi pune delenxhiu.Ti ben mire te mos jesh me ne parlament.Je shplare.

    2. Revizori says:

      Rinush,
      Me keto mend, ta gezosh Ramën, se e meriton. Me gjithe mend kujton ti se Murrizi do rrezoje Ramën?
      Qenke, mos o zot.
      Lere Ramen, se si nuk ndryshon. Shiko PD-ne qe ta kane kapur per fyti dhe po e vdesin injorantet, xhahilët, dhe xhambazët.
      Vetem po te pastrohet PD, dhe te afrohen intelektualët, do t’i vije fundi Ramës. Zgjedhje do behen, dhe ti prape ketu do besh komente, sepse PD ka marre rruget e mutit.
      Shoetimi i Shqipërisë eshte reformimi i PD-se, nxjerrja e Sali Berishes jashte Partise, degdisja e Lo Trapit ne Hollandë, dhe rikrijimi i nje PD-je si force opozitare dinjitoze. Perndryshe edhe 20 zgjedhje te behen, prapë Rama fiton.
      Sa te jete Saliu tek dera, ne PD era mut do vijë perhera.

  5. Bubi says:

    Lesh,me tresh do jesh ne parlament.Ha pi edhe nje vit pastaj kismet meru me noigjo do harohesh shume shpejt se ke qene atje…

  6. Sali says:

    Po te cosh gocen ME GRUAN dhe ca miliona te tjera, ashtu sic ke dhene deti tani, nga ato qe vodhe ne Tatime dhe Kontrollin e Larte te Shtetit dhe te shpetuan nga burgu, atehere mund te behesh prape DEPUTET!!! O MYSLYM MURRIZI KRYESPIUNI I LUSHNJES

  7. Populli katunar says:

    Kur te na e marresh ne GOJE, do te behesh prape DEPUTET

  8. Kritiku says:

    Po nuk u bere vasal i atyre qe te kanditua dikur,apo i ndonje zoterie te ri nuk ke shans te jwsh me ne Parlament.Faktet jane kokeforte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje