Në shtatë javët e kaluara, 33.3 milion amerikanë kanë aplikuar për përfitime papunësie.
Të dhënat zyrtare të tregut të punës do të publikohen sot dhe pritet të jenë ndër më të këqijat ndonjëherë, me analistë që vlerësojnë humbjen e mbi 21 milion vendeve të punës në prill dhe një normë papunësie prej 16,0%.
Kërkesat për përfitime të papunësisë në SHBA javën e kaluar ishin 3,17 milionë, pas 3,84 milionë javën e kaluar dhe 4,42 milionë javën para saj.
”Neiman Marcus”, zinxhiri amerikan i dyqaneve luksoze, ka aplikuar për të ashtuquajturin ”falimentim i asistuar”.
Kolosi, tashmë i ngarkuar nga borxhi i lartë nga koronavirusi, synon të dalë nga falimentimi në fillim të vjeshtës së vitit 2020.
”Neiman Marcus” bëhet kështu viktima e dytë e madhe në sektorin amerikan me pakicë për shkak të koronavirusit, pas ”J Crew”.