Krahasimi mes opozitës së SHKUP-it dhe asaj të SHQUP-it

8 Maj 2020, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nikolla Gruevski udhëhoqi Maqedoninë e Veriut me grusht të hekurt për gati tre mandate dhe u rrëzua nga pushteti dy vite më parë, falë presionit të fortë ndërkombëtar dhe faktorit politik shqiptar, të cilët ruajtën kursin Perëndimor të Maqedonisë, përballë tentativave të Gruevskit, që për të ruajtur pushtetin personal, po e çonte Maqedoninë drejt izolimit.

Rrëzimi i Gruevskit ishte dramatik. Nuk iku menjëherë për shkak të epërsisë që kishte në dy mandate, por rezistoi me dhunë në Kuvend, e më pas në Presidencë, përmes një kukulle të tij, Ivanovit.

Kur gjithçka u qetësua, kur Gruevski u shpall në kërkim dhe u largua përmes Shqipërisë në Hungari, kur disa ministra të tij shkuan në burg, VMRO nxori në krye një emër të ri.

Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, një profesor i mekanikës, i ri në moshë dhe pa asnjë implikim nga e shkuara e vet, e mori partinë me imazhin më të urryer të mundshëm, në konflikt të egër me shqiptarët dhe të përçarë brenda saj, për shkak të ndëshkimeve që po merrte kasta e korruptuar e partisë.

Brenda dy vitesh ai reformoi me qetësi partinë dhe ndërkohë që Maqedonia po përgatitet për zgjedhje të parakohëshme, ai është rival serioz dhe në disa sondazhe dhe fitues i mundshëm i zgjedhjeve.

Lidhjet e tij me Gruevskin janë zero, dhe imazhi i partisë në sytë e opinionit publik është i rikuperuar, për aq dëm sa ka bërë Gruevski.

Në Shqipëri, partia simotër e VMRO, Partia Demokratike, ka humbur zgjedhjet më 2013, për shkak të imazhit dhe qeverisjes së Sali Berishës. Në dy mandate mbushur me vrasje e vjedhje, disa vrasje për arsye politike në Bulevard, e 26 të tjera për të vjedhur familja e tij, Berisha po ashtu hyri në konflikt të hapur me Perëndimin.

Pas humbjes, beteja e parë e Sali Berishës nuk ishte largimi, por mënyra se si ta mbante peng partinë. Ndërhyri me brutalitet në zgjedhjet mes Olldashit e Bashës, për t’ia lënë partinë Bashës, i cili ndoshta dhe mund ta kishte fituar pa Saliun. Por duke ja dhënë Saliu, Bashës, ai mbeti peng i tij deri sot. Nuk jam i sigurtë sa do ishte vasal i Berishës, Basha, nëse do ta kishte fituar vetë partinë. Ndaj dhe Berisha nuk e la ta fitonte vetë, por ja dha dhunshëm.

Shtatë vjet pasi është larguar nga pushteti, Sali Berisha vazhdon të mbajë kontrollin mbi partinë, por problemi i tij është se lideri i zgjedhur nuk e çon dot në fitore . Dhe për këtë po përgatiti skenarin e dytë rezervë, atë të kalimit të një pjese të partisë tek djali i tij, për imunitet politik.

Pasi kanë nxjerrë milionat e vjedhura nga sirtarët, po investojnë në media dhe aktorë publik, për të mercenarizuar debatin.

Ky skenar nuk është për fitore, por për vetëmbrojtje. I pasigurtë se pas ikjes së tij nga kjo jetë, i biri mund të jetë i qetë, qoftë dhe nga ata që ka varrosur nën dhe në Gërdec, Sali Berisha po përpiqet t’i lërë një copë PD-je djalit të tij, ta ketë për imunitet politik. Kështu shpëton djalin, e varros PD-në.

Pra në dy parti simotra, në dy vende fqinje, me histori të ngjashme të demokracisë, kemi dy modele të ndryshme. Në Shkup, një parti e diskretituar nga skandalet dhe lufta me Perëndimin, dënon liderin e saj dhe ministrat  hajdutë dhe ka shanse të fitojë zgjedhjet e radhës, ndërsa në Shqipëri, pas dy mandatesh, një plak i lig mban peng partinë, që t’ia lërë “pajë” djalit dhe gocës, për imunitet politik, siç u lënë pasanikët pasuri fëmijëve sakatë.

Mjafton “alternativa Zeni”, që Edi Rama të ketë të sigurtë mandatin e tretë e më tej. Dhe kjo natyrisht i pëlqen dhe Edi Ramës, që po ja ledhaton këtë projekt, duke ja respektuar dhe investimet e pista në media.

E vetmja që humbet nga kjo gjë, është Partia Demokratike, Lulzim Basha dhe demokratët, që besojnë se Berisha ka hallin e tyre, dhe jo hallin e djalit.

Mjafton që PD të ndiqte modelin e SHKUP-it dhe jo të SHQUP-it, dhe do të ishte së paku në këto zgjedhje në pushtet. Por problemi është se dhe modelin ua zgjedh ai që u ka zgjedhur humbjen.

16 komente në “Krahasimi mes opozitës së SHKUP-it dhe asaj të SHQUP-it”

  1. Lulushani says:

    RRITU BASHË, TË KAPËSH KOQEN E FIKUT .

  2. Nafia says:

    Kot lodhesh Mero,partia e Gruevskit nuk eshte e njejta me pd,ka ndryshim te madh,PD e Saliut eshte kriminale,dhe Saliu eshte kriminel,keshtu qe kjo parti e ka te pamundur reformimin. Gjithe drejtuesit e sotem jo vetem nuk jane distancuar nga Saliu,po jane dhe berishist te thekur qe mbrojne krimet e 21 Janarit.PD do rithemeluar,mundesisht te ndryshoj dhe emrin,se emri qe ka eshte shume I kompromentuar.

    1. Bureto says:

      Jo vetem kjo, por VMRO-DPMNE, nuk eshte lakuar ndonjehere se eshte krijese e Lidhjes Komuniste Jugosllave, siç eshte PD krijese e PPSh dhe kryetarit te saj R.Alia, per vete faktin se ne krye te saj u deleguan dhe u mbeshteten nga strukturat e shtetit, komunistë dhe pinjolle komunistesh, disa edhe nga te nomenklatures se larte komuniste si S.Berisha dhe G.Pashko dhe pastaj me rradhe. Keta mbajten ca kohe si fasade edhe disa te perndjekur, por qe shpesh i flaken si karrigethyer dhe koolaboracioniste si P.Kakakula, T.Malasi, T.Dosti etj, te cilet u zevendesuan po me pinjolle komunistesh si E.Paloka, E. Spaho etj. Sot PD ka vetem emrin demokratike. Ndaj krahasimi me Partine e Shkupit kjo e Shqupit mund te dallohen vetem nga sigla dhe emri, ndoshta edhe si faktore politike ne vendet respektive, por jo dhe si sjellje politike, kombetare dhe demokratike.

  3. Dani says:

    O Mero po saliu basha e meta se kane fare problem per te berit opozit ose nje parti alternative qe neser te vine ne pushtet per te qeverisur shqiprin por ata mendone veq si te mbrone gjith gjera qe kan vjedhur e mos te denohen per krimet qe kane ber ata mendone veq per lufte terrore se ndryshe nuk vine dot ne pushtet

  4. Zigur Qarri says:

    Eshte po e njejta analize si e Edmon Arizajt.Ju i sugjeroni Bashes qe e keni telendisur pre vitesh,qe te distancohet nga Berisha?!
    Ne fakt,Basha ka koh qe eshte distancuar prej Berishes,prandaj analiza juaj ju komprometon,sepse ju e perbaltni Bashen me
    nje sugjerim te djallezuar.Basha nuk eshte konfliktual si Berisha dhe Rama,distancimin e ka bere ne heshtje,ashtu si duhet bere.
    Çfar kerkoni Ju dhe Arizaj,qe Basha te dali publikisht kunder Berishes?Gangsteri Rama beri aleance me Ilir Meten e 21 Janarit!
    E keqja e Shqiperise ka vetem nje Emer,Edvin D’Rama,i cili eshte produkt i kllonuar nga Sali Berisha,kalkuluar ne menyren më
    perfide per kete ditë.Kryeministri Rama padit Berishen per kollaren,qe tregon,se e ka mik Berishen,ose tall bythen me shqiptaret.
    Po per aleancen me Ilir Meten;e ke kritikuar Ramen ti?Rama i lidhi pencion Gruas se Dr.Florit!!!Perse?Po Familjeve te 4 viktimave
    te 21 Janarit,perse i dhuroi mbi 2 milion Euro,ndersa kerkeses së tyre per njohjen si krim shtetrore,i doli kundra deri ne Srasburg?
    Rama lepiu ate qe peshtyu,bleu gjakun viktimave te 21 Janarit,bleu edhe vdekjen e Dr.Florit,qe me kengen e tij “Zemerthyer” i tregoi
    shqiptareve,se ne pushttet ka ardhur shqiptari më lig dhe më i pabese i te gjitha kohrave.Sa per dijeni,sapo u lançua kenga
    “Zemerthyer”,pati një “boom” të madh klikimesh dhe opinionesh ne internet.Por ende pa u mbushur 24 orë kenga hasi në bllokimet
    e para. Videot qe u hodhen menjehere pas lançimit, rane “pre” e hakerave,qe perveç pamjeve, levizen edhe komentet e shumta.
    Dr Flori ft Tiri Zemerthyer”
    Zemerthyer kaloj
    E dhimbjen kam me vete
    Ai qe veten tradhtoi nuk ka me shprese per neser
    Nje fjale te Zotit kuptoj
    Ti mos e mbill te keqen
    Ai qe dje tradhtoi neser do mbjelli genjeshtren
    https://www.youtube.com/watch?v=wcE0U80E7yY

    1. Epiriiiii says:

      Po ZIGUR… Fatkeqsisht ke te Drejte. Rama nuk jep me Shpres, por Basha eshte me keq. kete vetem Militanti nuk e kupton. Dhe ne Shqiperi shkojne te Votojne vetem Militante, dhe ata te thesit te Miellit.

      1. Zigur Qarri says:

        Nese nuk do te ketë alternative tjeter(dhe nuk besoj se do te ketë),duhet te zgjidhet hajduti D’Rama,i cili nuk vret,por te detyron
        te vetvritesh(jo pak,por mbi 2000 shqiptare qe nga 2013-ta);kush eshte e keqja më e vogel?E keqja e Bashes eshte,se ai nuk eshte
        demagog si Rama dhe Berisha,nuk e kthen personale si ata.Por vulgut i pelqen sulmi personal,denigrimi i tjetrit.Berisha dhe Rama
        ju pershtaten mentalitetit te vulgut,Basha jo.Rrotacioni eshte mrekullia e demokracise,pika më e forte e saj.Sa per editorialin,e kisha
        fjalen per keshillat e djallezuara,”keshillat” e kundershtarit,vënia e Bashes para proves se ndarjes deklarative ndaj Berishes,nga Baze
        dhe Arizaj.Militanti “rilindas”,Edmon Arizaj qe thote:”Për idiotët që kërkojnë dorëheqjen e Ramës”,shkruan edhe “Basha, koha që të
        rivalizojë seriozisht Ramën dhe të “vrasë” Berishën”!Keto”keshilla”vetem se e perbaltin Bashen,duke e treguar si Berishjan.Gardistet
        e vjeter Berishian qe largoi Basha,si Bode,Patozi,Topalli M.Bregu….u”perkedhelen nga Rama”dhe mbrohen nga media e tij.Gazmend
        Bardhi dhe Ervin Salianji qe ka afruar Basha,nuk jan nga Tropoja,nuk jan te korruptuar,megjithate media propagandistike dirigjuar
        nga nga Gebelsi Fuga i perbaltin!Kjo tregon se banda e”rilindjes”nuk eshte e interesuar per opozitare te ndershem,te cilet i sulmon më
        shume se demokratet e korruptuar.Te njejtat metoda praktikoi edhe me Deputetet dhe Kryetaret e Bashkive te pergjedhur socialiste.
        Berisha ka mbaruar me koh,leh por nuk kafshon,nuk ka më influence ne vendimmarrje brenda Partise,por ka akoma simpatizante,
        qe jan nje pjese e madhe e elektoratit te PD-s,qe nuk mund te injorohet.Distancimi publikisht i Bashes ndaj Berishes,sjelle edhe
        humbjen e ketij elektorati.Rama beri koalicion me shkaktarin e 21 Janarit Ilir Meten,Basha u dashka te denoncoi publikisht Berishen
        e pjerdhur,qe te humbi nje pjese te elektoratit,sepse kete e duan”rilindasit”.Kjo eshte vetvrasje politike.

        1. Zigur Qarri says:

          U siguruat tani qe une Zigur Qarri jam rrote kar-abushi, doni me per belulin, dmth babalen?

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Yes sir !!

    1. ABC KORCA says:

      Mero,ne nje parti demokratike e lene plotesisht e lire nga berisha,olldashi do kishte marre mbi 30% ( pavarsisht se berisha do dilte pro bashes)
      Ti e vendos theksin tek reformimi…ndersa kemi harruar qe olldashi u vra pikerisht qe te mos kishte riformim( me bekimin e rames,me nun berishen,me pelqimin e bashes, me bashkepunimin e tahirit e me vrases mejdiun,u “hiq” qafe reformimi olldashi
      Ti Ziguri i di keto?!…na pret qe basha te jete i pavarur dhe me i mire?!
      Per te qire robt jane te gjithe…por me e keqia eshte se rama po e kthen ps-ne me siameze te pd-se

  6. Ce says:

    Gabimi i madh i pd ishte se shkoi pas qerres se Nafije doktoreshes horoskopike leshelike, qe e terhoqi ne gremine, ku ka ikur leshelija qysh ne qershor 2019,

    1. ..,.. says:

      Mero Boll e mbrojte ramen duke sulmuar bashen
      Mendo qe te mbrosh dhe veten tende
      Psh sot lexova per masterin pasuniversitar te djalit tuaj qe kushton 50000 € i paguar nga qeveria e RAMSIT (nga taksat tona) dhe them te lumte gjuha o mero paske lepire fort

  7. m says:

    Partia e gruevskit ka karakter kombetar(megjithese nuk ka komb),ndersa partia e saliut ,perveçse kriminele eshte dhe antikombetare. Keshtu qe krahasimi nuk shkon. Ne si popull shqiptar do ishim te lumtur nqs do kishim nje parti si ajo e sllavobullgarit gruevski

  8. Zizo says:

    E megjithate shqiptaret do ta shporrin Rilindjen.Kete murtaje qe ka zaptuar Shqiperine.Lulezim Basha me urtesine dhe pjekurine politike eshte personaliteti politik i se ardhmes.Edi Rama eshte nje plak i lodhur qe ben qoka neper rruget e Shqiperise.

  9. Selim says:

    Uuuu sa i pavarur ky Meruaaaa!

  10. Gjeopolitika says:

    Nuk ndryshokan shumë o Mero..
    Vetëm me nga një germë..
    “K” dhe “Q”..
    Ata opozita e k…t
    Dhe këta opozitë e q..ë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje