“Fenomeni” Ronaldo rrëfen prapaskenën e padëgjuar të 5 majit 2002!

14 Maj 2020, 11:53Sport TEMA

U largua nga Interi në vitin 2002 për t’u transferua te Real Madrid dhe e bëri me zemrën ende të plagosur nga ai zhgënjim i madh që pësoi në 5 maj, kur në Romë, festa e përgatitur për titull u kthye në “tragjedi sportive”.

Ronaldo Luis Nazario de Lima, ose ndryshe “Fenomeni”, në një bisedë me Alessandro del Piero, u tregua i sinqertë dhe rrëfeu çfarë ndodhi javën që parapriu atë ndeshje që në letër duhet të ishte e lehtë por në fushë jo edhe aq…

“Dëgjo Ale (Del Piero), fajin e asaj humbje e patëm ne, askush tjetër. Nuk kishte asnjë makinacion ose faktor të jashtëm. Ishim dy herë në avantazh dhe e lëshuam. E mbaj mend mirë javën përpara asaj ndeshje në Romë.

Në grumbullimin tonë dolën lajmet se Moratti kishte blerë Nestën dhe se do të vinte te Interi. Ishte një zhurmë që nuk na pëlqeu dhe u bindëm se do të ishte një shëtitje…”, tregoi ai.

“Si mund të mendosh që ishte shëtitje kur Lazio kishte ndër lojtarët më të mirë në Itali?! Gabuam në përgatitje, në mënyrën se si zbritëm në fushë”, vijoi Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje