Eni Jani: Kam firmosur për ndërtimin e Teatrit të Ri, mos keqpërdorni emrin tim

16 Maj 2020, 12:54Kulturë TEMA

Aktorja e njohur Enerjeta Jani Fuga,  ka përgënjeshtruar listën e shpërndarë nga Aleanca si te pavërtetë. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktorja e njohur që numëron me dhjetëra role në skenën e teatrit, thotë se është pro godinës së re të teatrit dhe ka firmosur vetëm peticionin drejtuar Presidentit dhe krerëve politikë, ku kërkohet hapja e rrugës se ndërtimit të një teatri te ri.

“Unë Jam shprehur që në fillim që jam për një Teatër të RI. Procesi i teatrit të ri ka kaluar shumë faza dhe mund të jetë arsye që kolegët e mi të jenë keqkuptuar apo kanë keqpërdorur emrin tim. Unë mbrëmë kam firmosur dhe e theksoj përsëri që jam për teatër të ri”, shkruan aktorja Enerjeta Jani Fuga.

3 komente në “Eni Jani: Kam firmosur për ndërtimin e Teatrit të Ri, mos keqpërdorni emrin tim”

  1. Aldo says:

    ??Bravo Eni !

  2. nord.al says:

    Aktorja e njohur. Lerini pordhet. Kush e njeh pervec lagjes se vet ?

  3. Konjak says:

    Z Jani , edhe ne , besojse pa perjaashtim , duam – me shume kenaqesi – nje teater te ri dhe lluksoz , mirpo pse nuk e ndertojne zoterinjt qe e kan ne kopetencat e tyre , pikerisht kete duam te mesojme . Vall ndertimi i teatrit te ri , mos eshte i lidhur me ndonje legjend , dhe duhet ndertuar pikerisht atje ,, dhe askund tjeter ?. Mosvall pikerisht , ku eshte ngrehina e vjeter eshte lidhur gomari i nastradinit , dhe pikerisht atje do te ndertohet gjall apo vdekur teateri i ri ?!. Meqe jeni artiste ,-nese jeni- a mund te na thoni perse ka kembengulje pa kthim . Kur ka me shume se dy alterrnativa , per ndertimin e godines , c’eshte gjithe kjo zallahi -(peshtjellim) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje