Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se shembja e Teatrit ndodhi ditën e fundit të karantinës prej koronavirusit, dhe ky ishte një skenar gjakftohtë për të bllokuar dialogun politik dhe që palët të mos ulen nëpër tryeza reformash të përbashkëta.
“Maxhoranca ishte e vetëdijshme që në momentin e ndërhyrjes me forcë në Teatrin Kombëtar se po e shtynte opozitën të dilte nga shinat institucionale në rrugën e protestave, duke e menduar kalimin në rrugë si një pamundësi e saj për t’u ricikluar si alternativë politike. Ky është skenar i përgatitur dhe i bën dëm Shqipërisë, sepse prisnim në këtë moment të kishim ndoshta një marrëveshje të madhe konsensuale në lidhje me procesin e integrimit dhe për kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian dhe nga Bundestagu ndaj Shqipërisë” – tha zoti Krasniqi.
Studiuesit pohojnë se ky acarrim i qëllimshëm i situatës politike në Shqipëri nga ana e kryeministrit Rama ka synime të pastra elektorale për t’u dhënë zemër militantëve socialistë me goditje qeveritare ndaj opozitës dhe se kjo metodë e vjetër e tij e ka ndihmuar atë për të mbijetuar në politikë.
Zoti Krasniqi thotë se pushteti demonstroi forcën kundër institucioneve shtetërore, duke injoruar Kushtetutën dhe ligjin.
Ndërsa shkrimtari Besnik Mustafaj tha se pa shfaqur asnjë ndjeshmëri për trashëgiminë kulturore kombëtare, kryeministri Rama e përdori qëllimisht shkatërrimin e Teatrit Kombëtar për të shkatërruar marrëdhëniet me opozitën.
“Ky është një tension që shkon përtej dy grupimeve kryesore politike në vend. Tensioni që erdhi me shembjen e Teatrit lidhet dhe prek horizontalisht mbarë shoqërinë, mjafton të shihet reagimi i gjerë i të gjitha shtresave dhe moshave. Kësaj here është goditur shoqëria shqiptare në një simbol dhe në një pikë ku nuk duron më” – tha zoti Mustafaj.
Vëzhguesit nuk parashikojnë ndonjë ulje të tensioneve politike së afërmi dhe aq pak ndonjë marrëveshje, sepse gjithçka në mes socialistëve dhe opozitës është minuar nga shembja e Teatrit Kombëtar.
“Kjo çështje është në proces gjyqësor, kanë reaguar gjithë institucionet e ligjit, madje ka edhe hetime. Qeveria nuk dëgjoi as thirrjet e BE-së për dialog dhe pritje deri në vendimet e gjykatave, por qeveria përdori dhunën për të frymëzuar militantët politikë, dhe prapa kësaj si gjithnjë qëndrojnë klientët e pushtetit” – tha zoti Krasniqi.
Opozita u detyrua nga qeveria të shkojë në protesta dhe bojkote tryezash, ndërsa shumica socialiste ka humbur shumë në sytë e opinionit publik me shkeljen e ligjeve, thonë analistët.
“Opozita detyrimisht që do ta ndjekë dhe do t’i përgjigjet këtij zhvillimi, por nuk mendoj se zgjidhja është te bojkotimi i reformës zgjedhore po te përshpejtimi i punës me të dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme” – tha zoti Mustafaj.
Vëzhguesit mendojnë se opozita duhet të bëjë kujdes nga kurthet e qeverisë dhe të qartësojë kërkesat e veta, ndërsa shumica socialiste ka fshirë gjithçka në premtimet e saj për shtet ligjor dhe demokraci funksionale, madje tani ajo perceptohet gjerësisht në opinionin publik si një maxhorancë e korruptuar e arrogante dhe si një pengesë për zhvillimin e vendit.
Ju keni rrjedhur na trute. Per ke trashgimi kulturore flisni ju mor qafira. Nuk thoni se si ka rezistuar ajo karadine, nuk eshte rezuar dhe nuk ka zene njeri poshte?
Aman o MUSTAFAI. Po te shohesh vidion kur gjithe aktoret e medhenj te teatrit festonin ngritjen e teatrit te ri dhe shprehnin edhe keqardhjen se ata vete nuk do arrinin ta gezonin por le ta gezonin brezat e ardhshem,ju qe llapni gjith diten pa vend,cfare mu… doni.PO FOL ORE NJHERE SAGLLAM SE nuk do te vari Saliu.
te dy rrota k—i i pari dret in polipike te kujt politike i pozicionuar me koh djadhtas po keshtu dhe ky tropojani kok cepesh i pozicinuar me pd ,cfar pritet te thone
Sa te zgjut keto dopio maloket.
O kopil Rama .Ene këta trapat , e hongrën krimin .
SHPELLARET JANE TE GJITH NE NJE DREJTIM KJO ESHTE E SAKTE PRANDAJ JU THONE MALOK, SHPELLARE NDERSA NE KOHEN E ENVERIT JU THONIN KARADUC DHE ME GJITH SE I SHKOLLOI DIKTATORI PRAP KARADUC MBETEN….
ja dhe keta dy bolet bejne politik!
Slexove sepse jane te dy maloker te devotshem anti te majte…
Njëri ish-minisër i Berishës, tjetri ish – këshilltar i R Mejdanit
OOOOOOOOOOOOO DALLKAUKET E MUTIT , PLEHRAT QE E QUAJNE VETEN GJOJA INTELEKTUALE . PO PSE NUK E NDERTUAN KETA DY DALLKAUKET KUR ISHIN NE PUSHTET mUSTAFAJ MINISTER I JASHTEM DHE KY KARAVILLJA TJETER NE FORUMET E PD? PSE NUK I THANE SALI BERISHES APO EDHE BASHES KUR ISHTE KRYETAR BASHKIJE QE HEJ RIKONSTRUKTOJE TEATRIN . PO KETA PUSHTA POLITIKE TANI LEHIN KOT SI QENER SE NUK KANE QENE ASNJEHERE NE TEATER . LLUMRA QE I ZHYT THELLE E ME THELLE , VETEM EDI RAMA .
Keta jane dy ish patericat e Berishes.
Nje tropojan.shume trapajane.
Ja dhe dy artiste te medhenj…Fuck you! Ju beni mire te heshtni se nuk dini cfare flisni…heshtni pridni sa te ndertohet i riu dhe shkoni te shikoni teater.
Ja pra besniku i partis qe zvarritet perseri te kap ndonje
kocke per vehte apo per femijet kjo dihet
por rrahjen qe ja beri berisha ketij talebani as Nikoll Lehesit nuk ja beri
keto vemje tropoje e degjenerun partie demokratike ne qelize
imagjinoni
Te ndertojne demokraci
sali berisha, azem hajdari,sali lushaj,besnik mustafaj, agron kuliqi
azem breqan, shaban memia e jemin gjana
tani vetem merreni me mend kushe jane keta bandit
dhe si do funksjononte shteti, gjithnje keta horra kerkoni shetet si ne 97
Parta demokratike duhet te shpallet parti antishqipetare
Kur e mban veten si koke e madhe ky Mustafai.O robo ri atje maje Priskes e bej ndonje poezi baritore e mos u mer me teatrin,me shtrirjet horizontale e vertikale,kush te pyet ty ,dhe fundja kush je ti mor zotri.Ti je nje qytetar e zakonshem i ketij vendi dhe fjalet e tua jo domosdoshmerisht jane te sakta.Nuk ikeni bere ditet te keni vizionin e Rames,aq me pak vullnetin e tij per pune…
“E shembi për të shkatërruar marrëdhëniet me opozitën…” Ç’arsyetim idiotesk! E kur ka pranuar ndonjëherë opozita marrëdhënie normale përveç të pamundurës: imponimit të tekave të saj apo dëshirës për t’ia dorëzuar pushtetin në tavolinë? “Analistët” i shpërfillin këto fakte që janë bërë tipar karakteristik i opozitës, duke rrënuar kështu intelektin e tyre.