Kryeministri i shkarkuar por ende në detyrë Albin Kurti, pretendon se ka marrë një kërcënim, që sipas tij, pas së cilit fshihen kundërshtarët politikë.
“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura ‘Garda Vullnetare Shqiptare’, në fakt, nuk është ndaj meje.
Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexha. Nuk ka shpjegim tjetër.
Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.
Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin.
Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë.
Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Pyetjet e njëanshme që thuhet se janë bërë nga Gjykata Kushtetuese në Forumin e Venedikut shpresojmë se janë lajm i rremë. Ndërkaq, ‘dokumentet’ në 3800 faqe nga koha e shkrimit të Kushtetutës, të humbura për vitin 2014 e të ‘gjetura’ tani, e kanë pasur afatin e skadencës porsi regjimi i vjetër – 6 tetor 2019!
Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës”, shkruan Kurti.
Bravo Albin, e ke shkruar shumë bukur
Njihet stili yt dhe dihet qellimi yt
Ky eshte kercenim ndaj gjykates kushtetuese!
Nëse ke fakte, perse nuk i ke derguar deri tani ne prokurori!
metoda fashiste ne Kosove.
Krcenon direkt kryetaren e gjykates kushtetuese dhe relatorin e ceshtjes!
Turp
Bravo Albin, e ke shkruar shumë bukur
Njihet stili yt dhe dihet qellimi yt
Ky eshte kercenim ndaj gjykates kushtetuese!
Nëse ke fakte, perse nuk i ke derguar deri tani ne prokurori!
metoda fashiste ne Kosove.
Krcenon direkt kryetaren e gjykates kushtetuese dhe relatorin e ceshtjes!
Turp
Do te vije nje dite dhe Kosova do e dije mire se kush je ti!
Qeveris sa eshte ne gjume Kosova.
ata qe iken ishin hajdute, ti je vrases. Per interesat tuaja u vrane dy demonstrues…se nuk doje bashkepunim me te huajt e tash u shkruan letra dashurie atyre, duke u bere qarraman.
nuk doje negociata, por tani thua se vetem ti negocon
Ik tutje
Mashtrues dhe kercenues njelloj si Saliu,kercenon dhe mundohet te percaj gjykaten kushtetuese,eshte shume i rrezikshem,i ka perfeksionuar metodat e Saliut.Shqiptar te Kosoves,kujdes nga demagogu dhe mashtruesi Albin Kurti,tregohuni vigjilent, se do ta pesoni si Shqiperia ne 97-en..
Vetëvendosje kopion LDK për viktimizim, kjo sjellë vota dhe sidomos të shqiptarët e Kosovës të cilët janë të rritur me Kultur që dikush tjetër te mendoj për ta (shumë praktikë ??).
Rroftë Lenini, Stalini e Albini ?.
Jo mer jo..na nxorret bojen.Po I rruhet Rusis per ju morra pa pike dinjiteti..iriq mashkull ..pshdari kurdistanit…
ky trapi eshte nje marksisit delirant
O Mero, c’i ke keto fushata kunder Albin Kurtit.Eshte per te ardhur keq qe e ke kthyer faqen, qe me perpara e shihja me kenaqesi, ne nje kazete fleterrufe ku i futesh njerezv qe s’te pelqejne. Si mund te thuash per nje kryeminister se ‘pretendon’? Eshte fyese. Une nuk e ndjek nga afer punen e Kurtit, e s’mund te komentoj, por eshte turp te biesh deri ketu per nje keryeminister te Kosoves, edhe pse ai mund te veproje gabim. Kur do mesohen shqiptaret te respektojne mendimin kunder?
I sajon ky mashtrusi.njeri grindavec dhe i pabese per kosoven
Njesoj si Saliu dhe Al-bini sepse te dy jane kukulla qe komandohen nga e njejta dore ne Beograd.
Alpin heroi i leshit…