Gjiknuri tregon 3 pikat ku u arrit kompromis me opozitën: Reforma mund të zgjasë dhe përtej 31 majit

26 Maj 2020, 14:39Politika TEMA

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik tregoi se palët kishin rënë dakord për disa nga pikat e propozuara nga opozita.

Pati debate por dhe marrëveshje konsensuale në lidhje me një grup çështjesh.  U pranua që periudha zgjehdore të zvogëlohet dhe shkurtohet në 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.  

Kjo reflektoi dhe një kërkesë të kahershme të gjithë që të mos krijonim probleme për sezonin turistik. Nga ana tjetër ramë dakord për parimin e kuotës gjinore,  që 1 në 3 meta të jetë një grua por ende nuk kemi gjetur një model përfundimtar.

Ramë dakord që të kemi financim miks nga qeveria dhe privati, por duket ulur në mënyrë drastike ato të privatit. Jemi ende në diskutime në lidhje me raportin që duhet të zënë. Është rënë dakord që të rritet pesha e financimit politik. 

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet të enjten dhe se në të do të trajtohet krimi zgjedhor dhe shumë të tjera. Jam i kënaqur me progresin. Duhet të punojmë me intensitet të plotë dhe mund të kemi një shtyrje me pak ditë pas 31 majit, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është  të punojmë intensivisht dhe të shpresojmë të kemi një kompromis të mundshëm”, tha Gjiknuri.

Sot u zhvillua mbledhja e radhës e grupit negociator të Këshillit Politik. Mund të them se ishte një mbledhje e gjatë, por e vlefshme, me shumë debate, por njëkohësisht dhe me disa marrëveshje konsensuale në lidhje me një grup çështjesh.

Së pari, u pranua nga të gjitha palët që periudha zgjedhore të zvogëlohet dhe të shkurtohet. Pra, periudhat zgjedhore në Shqipëri do të jenë nga 15 Prilli-15 Maj dhe nga 15 Tetori -15 Nëntor. Kjo, gjithmonë për të reflektuar në një farë mënyre edhe një kërkesë të kahershme të të gjithë aktorëve, mbi të gjitha të industrisë turistike që mendonte se fushatat shpeshherë ndërhynin me sezonin turistik dhe krijonin probleme. Nga ana tjetër është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi dhe klima është më e mirë, njerëzit janë më pak të angazhuar dhe ndikohet edhe më pak nga flukset migratore, siç është emigracioni sezonal ku shumë qytetarë shqiptarë gjatë periudhës së fund Majit, Qershorit, shkojnë në vendet fqinje për të punuar. Mendoj se pjesëmarrja sa më e lartë aktive e njerëzve në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë. Kështu që për këtë kemi pasur dakordësi.

Nga ana tjetër, ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, pra që Shqipëria të avancojë në drejtimin që 1 në 3 emra të jetë grua, gjinia më pak e përfaqësuar. Pra do të thotë që 1 në 3 emra minimalisht të jetë grua ose vajzë, dhe pastaj të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Akoma nuk kemi gjetur një model përfundimtar për sanksionet dhe iu la ekspertëve që nisur nga ky parim të shikohet se si të eliminohen dhe disa shqetësime që kanë ndodhur në rastet kur vendet që i kanë takuar gjinisë femërore me mekanizma të caktuar fatkeqësisht nuk janë plotësuar.

E treta, ramë dakord që të kemi financimin miks, ku do të ketë një financim nga paraja publike, pra nga qeveria dhe pjesa tjetër nga donacionet private. Kjo duke e ulur në mënyrë drastike nivelet e raportit mes financimit publik dhe privat. Sot janë në raport 1 me 10, ndërsa duam ta ulim në një raport më të pranueshëm, që akoma jemi duke e diskutuar. Njëkohësisht Qeveria ka marrë përsipër që të shtojë pjesën e financimit publik, pra të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore në mënyrë që të rritet pesha dhe e financimit publik. Akoma kemi disa çështje që na ndajnë këtu, por përgjithësisht kapitulli i financimit të fushatës zgjedhore ka marrë dakordësim, përveç 2-3 elementeve që kanë të bëjnë me nivelet e financimit dhe disa element të tjerë kufizues që ka kërkuar opozita jashtëparlamentare që jemi duke i adresuar.

Vendosëm që mbledhjen e radhës ta kemi ditën e Enjte, pas dy ditësh, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera të mbetura siç janë krimet zgjedhore, roli i sinjalizuesve, amnistia e personave që denoncojnë krime zgjedhore, dhe shumë e shumë element të tjerë qoftë dhe të fushatës zgjedhore që ne jemi duke i diskutuar dhe ekspertët tashmë janë ulur dhe do të punojnë të të gjitha forcave, njëkohësisht do ti diskutojmë në mbledhjen e radhës.

Le të themi që këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe unë jam i kënaqur, sepse kemi një progres, nuk është përfundimtar por është një hap i mirë dhe çdo gjë e mirë fillon me hapa të parë të mirë.

Pyetje: Z.Gjiknuri, me këtë ritëm a do të mund të përfundojë reforma elektorale brenda 31 Majit, sikundër ka qenë dhe angazhimi juaj i mëparshëm ?

Gjiknuri: Unë them se nëse punohet me intensitet ne mund ti realizojmë marrëveshjet e përgjithshme, parimet. Mund të marrë pak ditë kohë edhe për ti materializuar ato në drafte ligjore. Më e rëndësishme sesa data, ne kemi thënë që ka qenë vullneti dhe dakordësia politike. Natyrshëm ne kemi thënë që kjo punë nuk mund të zgjatet pambarimisht, por dëshira jonë e kahershme dhe e materializuar tashmë me sjelljen tonë politike, është që të kemi një marrëveshje me opozitën për Kodin e ri Zgjedhor. Nëse nuk u kap 31 Maji, do dhe pak ditë më shumë, nuk është ky themeli, e rëndësishme është që palët të punojnë intensivisht, të mos gjejnë justifikime për tu larguar nga tryeza e bisedimeve dhe të vazhdojmë me këtë ritëm dhe këtë frymë siç diskutuam sot, për të vazhduar dhe me temat e tjera. Të shpresojmë që të kemi një kompromis të mundshëm për të gjitha çështjet e tjera të mprehta që kemi në tavolinë.

3 komente në “Gjiknuri tregon 3 pikat ku u arrit kompromis me opozitën: Reforma mund të zgjasë dhe përtej 31 majit”

  1. Cane says:

    Bravo. Ja kështu duhet të punoni bashkë për të mirën tuaj. Me çkuptova kanë munguar financimet publike. Kjo është e vërtetë se po të ishte ndryshe nuk do ti blinin votat privatët.
    Rritja e tyre(financimeve) do të jetë një shenjë e mirë që të mos shitet dhe blihet vota.
    Bravo komisioni. Po a jeni marrë vesh me ata që kanë në dorë votimin në parlament? Tu thahet dora nëse votojnë pa u ndryshuar më parë sistemi zgjedhor. Kaq kisha. Ditën e mirë.

  2. Suksese te metejshme says:

    Fusni me kujdes edhe mollet e kalbura ne thes…

  3. Vl says:

    Bravo meruni me garnituren kur mishi u ka qelb me kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje