Edi Rama: Java e fundit me masa kufizuese, nga 1 qershori lejohet qarkullimi i automjeteve në gjithë vendin. Hapen dhe plazhet

27 Maj 2020, 21:25Politika TEMA

Kryeministri Rama, në daljen e tij të fundit ekskluzive, siç e cilësoi ai, për kushtuar Covid-19, u shpreh se kjo do të jetë java e fundit me masa kufizuese.

Megjithatë, kryeministri theksoi se numrat nuk po flasin mirë dhe duhet bërë kujdes dhe duhet të shmangen në maksimum grumbullimet.

“Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma rrugëve të vendit, pa asnjë masë mbrojtëse, po vazhdojnë. Po luhet me zjarrin dhe me shëndetin e popullit. Bëni kujdes o njerëz, se nuk ju gjen gjë nga meraku dhe kujdesi im, ndoshta i tepruar. Me shëndetin dhe me jetën tuaj nuk luhet e ka kush e ka.

Lus Zotin përditë që të mos turpërohemi, pasi përballuam më të keqen dhe të mos rimbyllemi. Jam shumë në merak dhe po ua përsëris: kjo fazë është shumë delikate, virusi as ka ikur dhe as është mundur përfundimisht. Kjo është java e masave të mbetura kufizuese të lëvizjes.

Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, dasma e funerale, ku nuk mund të mblidhen qindra njerëz bashkë, transporti publik që do të duhet të rrijë edhe për pak mbyllur, dhe plazhet po ashtu, ndërsa gjithçka do të kthehet si më parë. Por kujdes, sjellja nuk duhet të jetë më si më parë”, u shpreh Rama.

Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

“Do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe plazhet do të jenë të hapura, por nuk do të lejojmë asnjë objekt privat përveç hoteleve”, tha Rama.

7 komente në “Edi Rama: Java e fundit me masa kufizuese, nga 1 qershori lejohet qarkullimi i automjeteve në gjithë vendin. Hapen dhe plazhet”

  1. Malltezi says:

    Normal ai kujdeset shume & populli I duket si femije

  2. Malltezi says:

    Gezuar 1 qershorin o popull se ju mendoj nate e dite

  3. Etjen says:

    Normal I duket populli femije dhe vetja Ismail bej vlora

  4. Enea says:

    Normal I duket populli femije dhe vetja Ismail bej vlora jepi nga nje tullumbace

  5. Vk says:

    Po shtyje dhe ca se su bo nomi. 45 vjet i bom, ti bejm dhe ca vite me ty

  6. Ina says:

    Ej lere momentin te lire mos hiq komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje