Nga Spartak Ngjela
Your exellency Yuri Kim, shqiptarët po presin ndihmën tuaj:
Për të vijuar me forcë reformën në drejtësi dhe konsolidimin e SPAK -ut, deri në shtypjen e korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimin e organizuar.
Për të shpejtuar organizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe plotësimin e saj me ekipin e trajnuar në Shtetet e Bashkuara: sepse pa këtë Byro, nuk mund të fillojë goditja e korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimit të organizuar.
Për të ushtruar presion ndaj krerëve të Partisë Socialiste që të vendosin listat e hapura në reformë zgjedhore.
Dy janë rrugët që shqiptarët duhet të ndjekin për të fshirë nga
pozicioni abuzues klikën politike të korrupsionit shqiptar: reforma në drejtësi me SPAK-un aktiv; dhe listat e hapura në sistemin zgjedhor.
Ky është një korrupsion banditesk, që më këtë kod zgjedhor dhe me ndihmën e krimit të organizuar, nuk mund të rrëzohet dot; sepse krimi i organizuar, i cili është rrjedhojë direkte e korrupsionit të lartë shtetëror, është klientela aktive e këtij korrupsionit të lartë politik, në mbi 20 vjet bashkëpunim.
Krimi i organizuar kontrollon dhe vendos fituesin e zgjedhjeve. Prandaj rrezikshmëria e tij është shumë e madhe.
Por, listat e hapura dhe ngritja e pushtetit gjyqësor të drejtë dhe të pavarur, në bashkëpunim me policinë kriminale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-un, është metodë goditëse adekuate për eliminimin e injorancës në pushtet politik, por edhe të klientelës së saj kriminale.
A e di politika amerikane këtë? Sigurisht që e di. Prandaj e gjithë kjo reformë anti-krim në Shqipëri mund të triumfojë vetëm me forcën imponuese të politikës amerikane.
Pikërisht kjo është arsyeja që shqiptarët po presin shumë nga aktiviteti i motivuar i ambasadores Yuri Kim.
Dhe ndërkohë ajo po krijon optimizëm të ri në opinionin publik në Shqipëri.
Hani hurdha,dhe boni gajret.
Bravo Zoti Spartak.
Eh mor Taku gjithmone bythlepires mbete !
RESPEKTE SHBA- se PER VENDOSMERINE E PERFUNDIMIT TE REFORMES NE DREJTESI !
POSHTE LILO FLORIRI DHE SALI KERMA SABOTUESIT KRYESORE TE SAJ !
Me te vertete ambasadorja e SHBA qenka nje burneshe qe te gjitheve do tua vere kapelen sipas kokes….
NIKOS KAZANTZAKIS[per te tredhurin Ngjela]:
”……nese nje popull e do fort LIRINE apo DHIMOKRATIA-n,lufto ta sigurosh,gjej force e rrembeje,tek te huajt mos shpreso,ne te kundert nuk e meriton……”
e kupton o koke loqe qe kakaris 24 ore non stop per ”ndihmen”amerikone,gjermone e pordhe me rigon…………….
Admirojme Perpjekjet e Znj.Yuri Kim per Reformen per Drejtesi dhe Luften e Paepur ndaj Korrupsionit Te Politikaneve Shqiptare.Zoti u Dhente Ymer Znj e Nderuar Yuri Kim.God Bless You and America
Besojme shume tek ndihma e pacmuar qe po jep Amerika Ai vend po su be edhe me kete ndihme atehere ate popull e mori lumi dhe nje djale trim qe nuk e do as koken e tij duhet te dali dhe ta vere ne zap ate korrupsion te ndyre qe behet ne cdo nivel
Besojme tek zoti se ndihma e ambasadores qe eshte ndihma e amerikes do te triumfoje
Ec aty avokat.Bjeru dhe mos ju ndaj plehrave.
ORE AVOKAT LUTU QE AMERIKA TE NDRYSHOJE KURSIN ,SE PO VAZHDOI SI ATA AMBASADORET E PARE,KANE PER TI BERE TE GJITHE BURRA SHTETI.KESHTU BERI ARVIZUA,,EDHE LUJA NUKE ESHTE SE JU SHKUNDEN XHEPAT,EDHE KJO ZONJA,NUKE BESOJE SE DO TIA DALI I VETEM.
AMERIKA PER 24 ORE RREZOI SISTEMIN KOMUNISTE ,DHE TI MENDON SE U DASHKAN 30 VJETE PER TE SHEMBUR KETA PROPOTENTE ORDINERE SHQIPTARE. SHIKO ME THELLE SE DIKU FLE LEPURI.ME DUKET SE TE GJITHE NDRYSHE FLASIN ,,DHE NDRYSHE VEPROJNE.
ATA ME NJE FJALE THONE :HANI JU HANI SE NE DO TE VAZHDOJME RRUGEN QE KEMI NISUR NGA 90-ta PROVOJE E KRIJO NJE PARTI TE RE AVOKAT DHE NE EMIGRANTET TE JAPIM VOTEN.KASOLLEN E VETE E DINE I ZOTI SE KU I PIKON.
Une nuk pajtohem me zotin Ngjela….
Se pari,eshte shume mendjemadh.Ju jep mend Amerikes dhe kamufolhet me thenien:Po politika Amerikane e di kete?Sigurisht qe e di…
Se dyti.Ku eshte ndryshimi ne Shqiperi midis listave te hapura dhe listave te mbyllura?
A nuk I vendosin ne keto lista kryetaret e partive?A mund te vesh kandidaturen per deputet pa gjetur miratimin e kryetarit te partive?KURRE
Kandidatura te pavarura mund te vene vetem ata qe jane boset e ekonomise,te cilet kane aftesine te paguajne,e te blene vota,apo te zgjidhin nje hall te nje grupi shoqeror e t’ju marre voten.
Nje njeri,i cili mezi nxjerr buklen e gojes per vete dhe familjen,nuk ka pare te pije kafe dhe jo me te beje fushate elektorale…
Prandaj e pyes Ngjelen:
ME THUAJ KU NDYSHOJNE LISTAT E HAPURA ME LISTAT E MBYLLURA?