Nga Frrok Çupi
Nëse sot do të vihej në skenë, drama e të gjitha opozitave do të luhej nga aktorët më të këqij të skenës, madje nga ata që as i njeh njeri si artistë. Kjo që ndodhi kohët e fundit me aktorët e ‘fundit të pusit’, që për shkak se zgjodhën repertorin e opozitave u ngjitën në krye dhe po bëjnë zhurmë, ndryshe nuk do t’i njihte njeri.
Kemi pasur gjithë jetën opozita në dramë-komedi. Vallë këtë a mund ta analizojmë dot?! Kam përpara disa ‘librete’ të teatrit të shëmtuar’, që të çojnë kurrkund.
Ishin ditët e rënies së komunizmit:
Dera e zyrës trokiti fort, por u shfaq një burrë dyzet kilësh, mëngët e një xhakete të zezë i luhateshin si ‘njeriut’ në kopsht.
-Më ka dërguar doktori- foli si trim.
-Po, si është puna?
-Ju të gazetës- më tha- duhet të shkruani për mua, se kam qenë në burg. Jam nga Fushë- Kruja.
Sapo kishte nisur botimin gazeta ‘Rilindja Demokratike’, më e kërkuara dhe më e lexuara në historinë e gazetave shqipe.
-Mirë, po pse ke qenë në burg?, e pyes
– Desha të vras Enver Hoxhën, prandaj…
-Ta vrasësh?… Ma thuaj historinë, si ndodhi?
-Kisha marrë vesh se Enveri do të kalonte me makinë mbi Urën e Zezës. Hyra poshtë urës dhe prita derisa të kalonte. Aty do ta vrisja.
-Nga poshtë urës do ta vrisje tjetrin në makinën mbi urë? Si?
– Me sëpatë!- tha ky që tashmë po bëhej pjesë e opozitës anti- komuniste.
E pashë edhe një herë të mjerin dhe i thashë: ‘Mirë, mbylle derën dhe ik tani!’.
U frikësova, u tmerrova për opozitën: ‘Po sikur të na hyjnë këta?’ Opozita e vitit 1990-91 ishte opozita më e ndritur e krijuar nga kombi shqiptar, derisa hynë të mangëtit dhe stalinistët. Stalinistët tanë shporrën ‘Trockin’ dhe vendosën sundimin, që në sfond demokracie duket shumë shëmtuar. Frika- sa para asaj që kishim, aq edhe para asaj që po vinte. Mirë ky njeri- nisa të belbëzoj-, por pushteti i fortë komunist, vallë edhe këtë lloj njeriu e paska burgosur në Spaç e në Burrel?…
Çfarë ndodhi: pushteti krijoji opozita komike, apo opozitat krijuan pushtet të pakontrollueshëm në këtë vend? Kjo është çështja: Veza pulën, apo pula vezën?. Pyetjet- të njëmijta- na sjellin në ditën sot, kur opozitën as mund ta votosh, as mund ta ‘zësh me dorë’.
‘Ndryshimi’ që ndodhi veçsa ndryshoi histerinë:
Sot e kësaj dite vazhdojmë të themi mekanikisht: ‘Kur ndodhi ndryshimi…’, duke nënkuptuar epokën pas viteve ’90. Nuk ndryshoi asgjë në thelb, veç ligjeve të parlamentit që u imponuan nga Perëndimi. E njëjta dhunë për të mbajtur pushtetin. E njëjta luftë ‘klase’ ku u eliminuan krijuesit e vërtetë të Partisë Demokratike antikomuniste, pastaj u eliminuan edhe ata që eliminuan të parët…Shkatërrimi për ekonominë e vendit që u etiketua si ‘komuniste’, degradimi i punës dhe dinjitetit, vjedhje votash, sundim i njëshit… U krijuan edhe turmat e reja që bërtisnin rrugëve dhe digjnin çfarë gjenin. Ndryshimi kishte ndodhur vetëm me histerinë: histeri për të dominuar, histeri për të grabitur, histeri për t’u mbrojtur- si në eksperimentet e Frojdit. Nga histeria kundër komunizmit, u kthye në histerinë ndryshe. Opozita që do të vinte pas këtij ndryshimi, natyrisht që do të ishte thjesht me ‘histeri të ndryshuar’, asgjë tjetër. A nuk e kemi para sysh vitin 1998- me egërsi, me thika në dhëmbë e me tanke në rrugë?…
Diktatura na kishte dhuruar harresën:
Kur nisëm ‘demokracinë’, në këtë lëmë u pranuan të parët xhahilët, agjentët, spiunët dhe sharlatanët e asaj që kaloi. A e shikoni sot opozitën? Gati për të pranuar zaptues, ish- spiunë, injorantë, të degraduar. Ideja komuniste se ‘kur je me ne- pranohesh’, u aplikua që ditën e parë. Edhe diversantët e kohës së pas- Luftës së Dytë u morën si model i ‘njeriut të nesërm’. Tmerr. Vetë ata e kishin kuptuar se si ‘opozitë e komunizmit’ i kishte zënë histeria, dhe kaq. Njëri nga parashutistët e vitit 1950, S.D. ka dëshmuar: “Mbas një muaj stërvitjeje dhe pikërisht në muajin gusht 1950 prej Mynihut na shpunë në një qytezë 18 km në jug të tij, që quhet Wekterhov. Këtu gjendeshin rreth 150 depo të amerikanëve, të cilat ishin me bomba avioni të çdo kalibri, me raketa me municion mitrolozi për avionë. Këto i morëm në dorëzim nga gjermanët. Në orët e lira neve amerikanët na mësonin të shkruanim, të lexonim, të mësonim gramatikë, aritmetikë, gjeografi’ etj.’… Kjo ishte opozita që do të ndryshonte sistemin dhe do të bënte realitetin në Shqipëri. Opozita e tanishme, si një presidpozicion patologjik, thjesht zhvendosi kujtesën nga anti- komunizmi në anti- Reforma: Kundër mbikalimeve, kundër parqeve, kundër qiellgërvishtëseve, kundër Teatrit, kundër ligjit, kundër Drejtësisë.
Edhe pas dy brezash kopjohet e njëjta metodë si në Opozitën e Parashutistëve
Edhe ata të mjerët, paçka se pa shkrim e këndim, do të zbarkonin nga qielli dhe do të merrnin pushtetin. Ata bënin sikur ishin pro- aleatëve të mëdhenj; ndërsa të tanishmit dalin hapur kundër Amerikës dhe aleatëve. Ndoshta për pak kohë, opozita mund të aplikojë edhe marrëzinë: ‘Ta mbrojmë Shqipërinë nga Amerika’. I vetmi që ka rrëshqitur nga ky kurs duket kryetari i PD, por edhe ky si një ‘diversant’ i opozitës dhe po dëgjon Amerikën. Presidenti i Republikës&Co., nuk ia falin. Deri tani ata kanë paguar shuma të mëdha për luftën njëvjeçare me bomba kundër institucioneve të ligjit, kanë paguar për militantët e Unazës, po paguajnë për aktorët e sërës së fundit të teatrit. Qenka si ‘e shkruar’, që opozitat e rrënuara kapen te ‘degë’ të kalbura, angazhojnë vetëm sërën e fundit të shoqërisë… Reformat po vizatohen prej këtyre siç vizatonin ata të viteve ’50 malet me borë ku do të zbarkonin. Presidenti dhe pjesa tjetër e opozitës i zunë pritë Reformës në Drejtësi dhe ‘po e vrisnin’ pas shpine- siç tha e dërguara e Amerikës. Presidenti e shikon veten si një parashutist: Ka deklaruar se dikush në Perëndim (dmth., në Amerikë) do ta vrasë. Prej tre ditësh po merret me një atentator të prag- Luftës së Dytë, edhe pasi e ka dekoruar, prapë e dekoron Vasil Laçin që desh vrau mbretin e Savojës, Viktor Emanueli i Tretë. Kujt po i jep sinjale për atentate zoti President?… Do të vrasë ‘mbretin’ e Amerikës?…
Opozita- nga një grupim politik, tanimë po formon grupin e dytë psikik. Për të qarë dhe për të qeshur, edhe aktorët e sërës së fundit mund ta luajnë dramën e opozitave.
Çfarë jemi? A nuk mund të formojmë krijesa të paturpshme politike?!. Edhe nëse nuk është defekti i kombit, të tjerët nuk duan t’ia dinë, vetëm te kualitetet e kombit do t’i kërkojnë arsyet.
veritas.com.al
Analize e persosur e pseudoopozites!
Respekte Z.Frok.Je i pari qe ke denoncuar Presidentin e Republikes per komplotimin e Vrasjes se KM aktual te Shqiperise .Percjellja e dekorimit te Ri te Vasil Laçit eshte nje shantazh ,bile dhe hedhje Shashke ndaj KM Rama.Cfare pritet ma ???? Ky President i Korruptuar ,duke ndjere Ngordhjen e Afert te Tij ,po mbledh Forcat e Fundit per te Rezistuar kunder SHBS-ve,Kunder BE, Kunder Shqiptareve ,Kunder interesave te Atdheut.Pse heshtin Institucionet Kryesore te Vendit????.Ky Herif duhet shpallur i çmendur dhe duhet te sikteriset sa ma pare !!! Te behet nje Shembell per te Gjithe Delenxhinjte dhe Zuzaret Antishqiptare dhe Antiamerikane.
Artikull super i shkelqyer ky i Frrok Çupit . Po te ishin bere artikuj te tille populli i ndershem do distancohej nga njerezit e rruges kriminelat hajdutet injorantet qe perbenin partine demokratike do ti kuptonte qe me to nuk ka te ardhme . Por ti Frrok dhe Mero Baze keni dhene kontribut te madh ne furnizimin e partise demokratike me element te tille , pra keni dizinformuar popullin , i keni bere thirrje popullit qe ti perkrahin keto monstra dhe tash mbas 30 vjetesh ju te dy e kuptuat ndersa te tjeret nuk e kan kuptuar dhe vazhdojne e i sherbejne partise demokratike sepse kan perfituar shuma te medha . Te till jane : Aleksander Frangaj me televizorin e vet dhe me fytyr mutet Fevzi , Arjan Cani , Shkullaku , Andat (Bushati e Bejtja),Lubonja , Lesi , Zhej , Rakipi e Rakipllaret , Babaramat . Ja pra njaja propoganda fashiste e bere tash 30 vjete nga ju gazetar , opinonista ju kryesisht qe u permendet me emra e shkatrruat kete vend qe as pushtusi nuk ja kishte bere , e vodhet e dogjet vetem per interesa pasurimi ne favor tuaj e te politikex qe i sherbenit . Merre me mend qe Berisha ju ka rrafe ju ka djeg gazetat , ju ka vrare dhe prap shumica nga ju jeni bere prap me ate kriminel dhe pse , sepse Edi Rama ju ka blloku ata financime te paligjshme dhe shani Ramen . Nuk e kuptoj edhe Ramen si me perkrah edhe ky Televizorin Klan e Frangajn si nuk e padit per vjedhje ne shuma te medha pra duhet kontrolli i shtetit a taksforca a kush dreqin e ben ate kontroll ti hyje kontrollit ne detaje deri edhe ne mbyllje e gjobitje e ndjekje pennale .
MADHESHTOR Frrok, Gjeni, Ciceron,5 Napolonsh, Bonaparte, Gjergj Kastriot, ATHLET i demokracise, simbol i rezistences njerezore kunder opozites, Fushe, Talleyrand, Sharlemanj, Papa Vojtile. Ca te them me shume. Floket e tua tregojne fisnikeri, madheshti, thjeshtesi,Je nje perfaqsues e denje i paraardhesve iliro-epiriot. Nuk ke arsye te porositesh komentues per te lavderuar, ty te ka lavderuar vete Zoti i Madh.
Kur shkruan ti je flori
Frok Cupi kerkon te rehabilitohet! Me urdher te kujt shkruan ky salinian servil i te gjitha kohrave!
Ore Z,
Mos e ngaterrove, sepse Frrok Çupi nuk ka patur frikë nga Saliu ne 1996-en, e Jo më tani.
Go fuck your self!
Exelent. Faik Konica i ri i Shqiperise gjithmone i perkryer ne analiza politike. Nuk i shtoj dot nje presje analizes se shkelqyer qe i ke bere opozites ne Shqiperi dhe kryetarit te saj Habib Burgibes se Shqiperise ne krye te presidences. Po te ishte gjalle sot Napoleon Bonaparti , njeriu me i fuqishem , dhe me i zgjuar qe ka lindur njerzimi do ju kishte mare ne kabinetin e tij o Frrok Cupi mendjendritur. Te pergezoj sinqerisht. Pac jete te gjate. Je kollos i mendimit politik Shqiptar.
Thjesht, nga shpirti, TE LUMTE.
Ok Frrok!
Fshatari i Cepanit ka mesuar te coje mesazhe te koduara!?
Vetëm 10 me yll, nuk do të mjaftonte kjo votë për të vlerësuar studentin e shkelqyer Frok Çupi, intelektualin dhe akademikun e gazetarisë shqiptare. Por sa Frok Çupi kemi sot në Shqipëri?? Kush është kufiri ndarës midis shtypit të lirë dhe lirisë së shtypit? Përse e drejta për të informuar shndërrohet shumë herë në një protagonizëm absurde ku gërshetohen së bashku egoizmi individuale me interesat fitimprurëse. Ky artikull me pak collona por që përshkruan në mënyrë kristaline historinë e këtyre tre dekadave dhe Frok Çupi është dëshmitari më I besueshëm, pasi klasi, intelekti, dhe forca për të qënë I pavarur na detyron ne të gjithëve një FALEMINDERIT FROK
Je shume zoti Cupi respekte per ne qe i kemi jetuar nga afer 30 vjete te politikes te rrembyer nga rrugace dhe pseudo intelektual qe shkateruan dhe vodhen vendin duke luajtur njere majtas dhe nje here djathtas. Per ata qe dine te lexojne dhe kane koken mbi shpatulla le te gjykojne.