DETAJET: "Nuk kemi para për shtëpi", tre deputetët e listës Basha marrin nga 300$ në muaj për të jetuar me qera në Tiranë

2 Qershor 2020, 17:03Politika TEMA

Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Kostaq Papa, Fatjona Dhimitri dhe Ervis Meço, të ardhur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, rezultojnë se përfitojnë çdo muaj rreth 300 USD, për rimbursim qiraje banese, në mënyrë të dyshimtë.

Deputetët marrin para nga Kuvendi duke pretenduar se jetojnë në banesa me qira në Tiranë, por ata kanë deklaruar se kanë qenë banorë të kryeqytetit, para se të merrnin mandatin e deputetit. Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj, vetëm të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës.

Sipas këtij vendimi, deputetët me banim në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Peqin, Krujë dhe Lezhë përjashtohen nga përfitimi i rimbursimit të qirasë.

Deputeti Kostaq Papa, i njohur për fjalimin e tij ofendues dhe jo etik për femrat, në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2017, kur Lulzim Basha e kandidoi për deputet, ka deklaruar se banon në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë.

Edhe deputetët Fatjona Dhimitri dhe Eervis Meço, në formularët e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ në vitin 2017, kanë deklaruar se banojnë në Tiranë, pa specifikuar lagjen dhe emrin e rrugës. Dhimitri, para se të merrte mandatin, rezulton e punësuar në një universitet privat në Tiranë.

Tre ligjvënësit duket se përfitojnë pagesën e qirasë në kundërshtim me vendimin 114/2014 mënyrën e trajtimit të deputetëve, pasi rezultojnë banorë në Tiranë para se të merrnin mandatin. Kuvendi u paguan 20 deputetëve nga 35 000 lekë në muaj pagesë për strehim në banesa me qira në Tiranë.

17 ligjvënës kanë deklaruar se kanë lindur dhe banojnë në rrethe të largëta, duke qenë formalisht në përputhje me vendimin 114/2014. Por, disa nga deputetët në fjalë, që përfitojnë pagesë për qiranë, deklarojnë si pasuri biznese, magazina, kamionë, makina luksoze, llogari të majma bankare etj.(Shqiptarja.com)

8 komente në “DETAJET: “Nuk kemi para për shtëpi”, tre deputetët e listës Basha marrin nga 300$ në muaj për të jetuar me qera në Tiranë”

  1. Ce says:

    Tu ndalohet ne bordero ketyre mashtruesve paga e perfituar padrejtesisht dhe te verifikohen te gjithe deputetet per mashtrime te tilla.

  2. Cifuti x says:

    Kta duhen vra.
    Mir ja bote enveri.
    Ne s kena buk me onger.
    Kta marrin paret tona

  3. Plaku says:

    Mire e bojne, fene i lujne kur shqiptaret bohen merak per punet e botes e nuk shofin mutin qe i ka ardhe ne fyt ne vendin e vet.

  4. Aleksander says:

    Hajde pd hajde.
    Parti hajdutash.

  5. Studjues poliglot Qinani says:

    Ku ka shqiptar t mir.
    T gjith,historikisht,sa marrin pushtet,bohen t liq.
    Pa hyp n fron pergjerohen si engjej t persekutu.
    Sa i bje diçka n dor,e qelbin.
    Kombi me korrupt kriminel n multivers.
    Aqsa ka hijena fisnike mor bir,
    Po aq ka shqiptar te mir.
    Aq sa nder ka nji kurv e lir
    Po aq mund t jet nji shqiptar i mir.
    Nji shqiptar i mir esht.
    Veç kur osht i vdekun
    Veç kur osht i pafuqishem
    Veç kur osht friks
    Si dhe kur osht budall.
    Kto jan 4 rastet e mirsis s shqiptarve

  6. ZOOTEKNIKU says:

    Pergjegjesia per kete situate skandaloze eshte e drejtuesve te Kuvendit, konkretisht e zotit Gramoz Ruci. Tre deputetet duhet te kthejne parate e perfituara pa te drejte, keshtu rregullohet ligjerisht kjo situate, deri ne venien perpara pergjegjesise. Eshte rasti qe administrata e Kuvendit te beje nje verifikim per te tjere deputete e perfitimet e mundshme te padrejta nga ana e tyre. Po ne institucione e dikastere te tjera a ka te tilla shkelje? Ndersa shohim te behen lodra pozite- opozite e presidence me kreun e KLSH, me e drejte eshte te analizohet perse e marrin rrogen njerezit e shmte qe vegjetojne ne kete hallke kontrolli qe per 30 vjet s’ka bere asnje pune te mbare ne sherbim te ruajtjes se parave qe dalin nga takstat e qytetareve. Kuvendi, perseri, e ka pergjegjesine. Deri kur keshtu?

  7. shoku i klases says:

    Ti ke Nard Ndoken,me nje milion euro ne banke,pa punuar asnje dite,dhe merr nga kuvendi kuoten e qerrase.

  8. ? says:

    E perse duhe t’u rimbursohet qiraja, jo vetem ketyre, por te gjithe te tjereve. Nqs deputet eshte pune, atehere i punesuari i del per zot vehtes, po nuk i pelqeu e le punen dhe shkon aty ku ka shtepine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje