Mjeku kundër Pëllumb Piperos: Të shikojë mjekimin, sa i përket epidemiologjisë ka gabuar shumë herë. Na futën kot në karantinë

11 Qershor 2020, 10:28Sociale TEMA

Epidemiologu Erion Dasho ka folur për rekordin e pandemisë në Shqipëri në emisionin “Byro Politike”.

Ai u shpreh se izolimi gjatë muajit maj dhe prill ishte i panevojshëm.

“Izolimi gjatë majit dhe prillit ishte i panevojshëm”, u shpreh Dasho.

Dasho gjithashtu theksoi “armiku” nuk erdhi ndonjëherë sepse nuk kishim armik, por kishim një sëmundje.

Ndërkohë ai thekson se është me rëndësi që të mos fajësohen qytetarët, por që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mbajë përgjegjësi, ndërsa shtoi:

“Pipero të shikojë mënyrën e mjekimit sepse porsa i përket epidemiologjisë shumë herë ka gabuar.

Tani situata është seriozë, por mund të zgjidhet lehtë. 

Le të thonë ç’të duan, virulenca tani është në rënie. 

Të gjitha të dhënat flasin për një virus që është drejt një virulence të ulët. 

Tani kjo është një epidemi që mund të kontrollohet, por jo me aventura. Duhet depistim në hyrje të spitalit. 

Pacientët dhe mjekët duhet të pajisen me masa mbrojtëse. Këto masa i ka nxjerrë bota, nuk i shpikim ne.

Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike duhet të mbajnë maska dhe duhet të jenë të kujdesshëm, se janë pjesa më e rrezikuar. 

Tendenca e komitetit për të fajësuar qytetarët është gabim.  

Komiteti është përgjegjës për situatën që ne kemi , jo qytetarët”.

20 komente në “Mjeku kundër Pëllumb Piperos: Të shikojë mjekimin, sa i përket epidemiologjisë ka gabuar shumë herë. Na futën kot në karantinë”

  1. a says:

    ik o erion shiko syte mire i ke. ti le zanatin tend shkove ne gjermani, tani vjen dhe na jep mend. nuk je me i mencur dhe me eksperience se pellumbi. ti as syte si rregullon.

  2. a says:

    na dole dhe epidemiolog tani . ti je okulist bile i deshtuar. jep mend.

  3. faro says:

    Asnjë mendim shkencor!
    Profesionisti është I detyruar të flasë me fakte BINDËSE shkencore kur akuzon kolegët.
    Ndërsa, kur profesionisti bën politike atëherë……………!

  4. Sul Korriku says:

    Kete mjek une e pranoj vetem se i shkon emisioni ku ka folur

  5. Shqipëtari i Ilirisë says:

    Ajde dëgjo edhe sharlatanët që gjithmonë nxjerin kohërat me probleme.
    Po ik o ditëzi dhe leri të flasin ata që janë të kësaj fushe.

  6. rroku says:

    Ky Dasho eshte RRK komplet se Piperos nuk i vjen as te thoi i komeve……

  7. Po po po.. says:

    ???? ca tha.?

  8. Shqip says:

    Doli dhe nje tjeter qe te jape mend per pandemine.
    E keqja e madhe eshte se pa keta syresh eshte e veshtire te behen ore e ore trasmisione televisive.
    Positive eshte qe njerezit ne mbare boten e kane kuptuar se ky virus eshte i rrezikshem dhe ne pergjithesi po mundohen te ndjekin udhezimet e eksperteve.

  9. Ilirida says:

    Oooooo daktor Erion,kur flet për dr.Piperon
    si fillim mer abdes si me u pregadit për namaz
    dhe pastaj fol.!!!!!!

  10. Profesori says:

    Të kishte qenë vetëm në Shqipëri epidemia hajde de po sipas këtij pallës i bie që gjithë bota e paska gabim, s’ngeli njeri pa dhënë mendimin e tij e për mendimin tim ti je pallë e shkuar pallës

  11. Sociologu says:

    “Epidemiologu “erion?!
    Duket qe e ka marr diplomen mbas 92′
    Budallenj Tiraneee!!
    O “epidemolog”!
    Maskat nuk te mbrojne nga virusi.Virusi deperton shume lehte ne to.
    Maskat ndihmojne qe mbartesit e virusit te mos e perhapin lehte ,kufizojne distance ne ajer o erion Kari.

  12. pacienti says:

    Filluan te dalin karajfilat!Ky “Dashi” po te ishte doktor nuk ka perse bie ne kete nivel e per rrjedhoje te flasi si sheik ne mjeksi!Ai mund te kete njohuri padyshim por menyra se si ka rene ne gracken e kazanit mediatik tregon se si intelektual eshte i nivelit te ulet,ose e trajton problemin e manaxhiit te Komitetit Teknik te Manaxhimit jo si merike e ketij Komiteti ^por si dhurate e zotit!I rekomandoj qe sa me shpejt te shkoje e te regjistrohet tek VV pasi ka nevoje per te tille specialiste egoiste!Edhe sikur te marrim me te keqen e ketij sinonimi “digjital” fakti qe masat e marra nga menaxhimi dhane rezultat e hedh poshte keqinterpretimin e ketij karajfili me titull “doktori digjital”!

  13. Ceni says:

    Pipero me shoke kane tre muaj qe luftojne me virusin duke shpetuar jete, ndersa ky qe ben sehir na jep mend. Qenka vertet palle.

  14. flori says:

    per te gjithe ju qe nuk e njihni Erion Dashon po ju jap nje informacion
    Erion Dasho ka mbaruar gjimnazin ” Baba Dude Karbunara” me medalje ari .absolut ne lenden e matematikes ,djali i 2 mesuesve te nderuar.dhe student ekselent ne fakultetin e mjekesise dhe qeveria patjeter duhej ta kishte vene ne krye te taks forces per menaxhimin e situates se covid-19.
    dhe jeton ne Gjermani sepse eshte i afte ne profesionin e vet . pyesni mire cfare detyre ka ne Hanover.
    si te gjithe shqiptaret qe nuk informohen perpara se te flasin/
    he dhe nje te fundit Erioni eshte fitues dhe ne olimpjadat ballkanike ku ka ngritur flamurin tone kombetar.

  15. Ladi says:

    Po ky loqja nga na doli.Ne mars prill dhe maj u mbyll gjith rajoni,gjith europa ky kari na thot nuk duheshin mar keto masa.Kush u jep hapsire ketyre sharlataneve.ky qenka me debil se Tritan PRESHI.

  16. Beni says:

    Kesaj I thone hajde baba dhe trego arat

  17. Martin says:

    Erion me vjen keq per nivelin ku paske rene. Te mbaj mend ne shkolle te mesme dhe ne fakultet ke qen nxenes i nivelit te larte. Keqardhje per ty Erion.

  18. Sazanet says:

    Nje tjeter Sharlatan i shtohet ushtrise se sazangureve.

  19. foto says:

    Po pse paska gomare dhe ne mjekesi? ja çfare ben xhelozia primitive e njerzeve. Po a mund te krahasohet me Piperon ky koketulja? Hajde bastarde njerez, mos u ngopshi kurre deri ne vdekje!

  20. Flori says:

    Edhe nje gje. Gazetar perpara se ta shkruash mjeku duhet te informohesh kush eshte ky mjeku cfare cv ka dhe ku punon sepse eshte shume here me lart se dok. Pipero.eshte dikush qe dhe Gjermania e ka vleresuar per dijet qe ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje