Yuri Kim: Ata që kanë frikë nga reforma në drejtësi janë në sulm, duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut

25 Qershor 2020, 17:57Politika TEMA

Nga Yuri Kim*

Këtë javë, pata mundësinë të vizitoja Krujën, kështjellën e heroit të Shqipërisë, Skënderbeut. Përballë sulmesh të njëpasnjëshme nga forca ushtarake më e madhe e kohës, Skënderbeu nuk u dorëzua. Përkundrazi, bashkoi vendin, refuzoi të hiqte dorë, dhe në fund doli fitimtar pavarësisht të gjitha gjasave.

Katër vjet më parë, parlamenti – në përgjigje të kërkesave të popullit shqiptar – miratoi Reformën në Drejtësi. Pavarësisht gjithçkaje, zbatimi ka pasur përparim real: shumica e institucioneve të kërkuara janë ngritur, vetingu ka larguar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk shpjegojnë dot pasurinë e tyre, dhe gjyqtarë dhe prokurorë të rinj po trajnohen dhe merren në punë. Reforma në Drejtësi ka qenë e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që Shqipëria të sigurojë të ardhmen e saj si një anëtar edhe më me vlerë i NATO-s dhe anëtare e plotë e e Bashkimit Evropian.

Reforma në Drejtësi është në një fazë kritike. Ka bërë përparim të mjaftueshëm për të frikësuar ata që nuk e duan atë, por ende jo aq përparim sa të përmbushë kërkesat e popullit shqiptar për një sistem drejtësie që ka veçori integritetin dhe pavarënë. Prandaj, ata që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi janë në sulm. Ata që e duan Reformën në Drejtësi duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut, tani më shumë se kurrë.

Katër vjet pas përballjes me pengesa të shumta, është e natyrshme të ndjesh lodhje dhe ndoshta shkurajim. Por nëse shohim atë që është përftuar pavarësisht pengesave – dhe se sa shumë mund të përftohet për brezin e ardhshëm – atëherë ky është pikërisht momenti kur duhet të dyfishojmë përpjekjet dhe të shtyjmë përpara drejt synimit tonë.

Opinioni i fundit i Komisionit të Venecias mbi Emërimin në Shqipëri të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ofron një mundësi për të gjitha palët që të bëhen bashkë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje. Asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor. Asnjë institucion nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim. Komisioni i Venecias pranon se ekzistojnë interpretime të ndryshme, legjitime të dispozitave ligjore, të cilat “çuan në emërimin me pikëpyetje të dy gjyqtarëve’ për të njëjtin vend në Gjykatën Kushtetuese.

Është me rëndësi që as presidenca dhe as parlamenti nuk është një gjykatë me autoritetin për të vendosur se si duhet ecur përpara kur në legjislacion ka një boshllëk. Komisioni i Venecias vë në dukje se “Varet nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë për interpretimin e dispozitave të Kushtetutës në një situatë që nuk parashikohet në procesin e hartimit.” Kjo këshillë thekson urgjencën e ngritjes së një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në vend që të ngecin në qëndrimet e tyre, tani është përgjegjësi e udhëheqësve të Shqipërisë që të ndjekin këshillën e qartë të Komisionit të Venecias: “Kultura dhe pjekuria demokratike kërkojnë përmbajtje institucionale, mirëbesim dhe respekt të ndërsjellë midis institucioneve të shtetit.”

Opinioni i Komisionit të Venecias hap një shteg përpara. Me qëndrimin në detyrë të gjyqtarëve të tanishëm, është e mundur që gjykata të arrijë kuorumin në vitin 2020. Presidenca dhe Parlamenti duhet të angazhohen në dialog përpara se të marrin listat e kandidatëve për emërimet. Edhe një herë, duhet të ekzistojë të kuptuarit e përbashkët të zbatimit për të harmonizuar ndonjë interpretim mosdakordësues të ligjit.

Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada e SHBA është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet dhe udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen, dhe për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë.

*Ambasadore e SHBA në Shqipëri

13 komente në “Yuri Kim: Ata që kanë frikë nga reforma në drejtësi janë në sulm, duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut”

  1. Kavajsi says:

    Po po,mbani ligjerata,ju,Rama etj etj.Do beni gje apo jo?Beni nje liste per ato qe pengojne drejtesine dhe ngrijini akuza(se ka sa te duash) dhe plasi brenda.Arrestoni edhe ato qe u dogjen nga vetingu,se nuk e dinin edhe vete se sa kishin vjedh,dhe kaq.Per nje dite behet reforma,shume kollaj.

    1. Cudia says:

      Moj zonje a di gje ti apo a ke lexuar ndonje raport te FBIit tuaj se si u vra Trebicka akidentalisht dhe per cfare arsye nje nga paraardhesit tuaj e quajti Berishen burre shteti?

  2. Virusi says:

    Mire e ke o motra po, kur ai qe duhet te mbeshtes procesin e kundershton ate, si i behet? Ashtu eshte pune frike, sic thoni ju, dmth interesi. Qe kjo pune te eci para, kerkon durim po dhe imponim.

  3. A.Anastasi. says:

    A moj zonje me vjene per te qeshur me sinqeritetin tend. Shqiptaret jane nje popull qe me shpejtesi ambientohen. Atdheu e Skenderbeu ka vite qe jane harruar. Per fat te keq i ka harruar dhe vete qeveria. Paraja eshte emri qe nuk harrohet, por enderohet dite dhe nate.

  4. turkalvane says:

    Skenderbeu ?!?! Kush eshte ky ? Ne keto ane ne njohim vetem sulltanin Xhepin !

  5. Ledio says:

    Po kjo kaq budallenj na di? Lerini ligjeratat jo gjoja ambasador qe vetem era Mu… bini nga te gjitha anet se kemi 30 vjet qe vini , ikni edhe na thoni te njejtat gjera. Boll me keto idiotesira si Skenderbeu , Ismail Qemali etc. Njerezit jane te pa pune edhe ngelen duke i rrjepur neper gjykata ju bla bla bla larte e poshte. Nejse kot qe fola se kjo ka ardhur per interesat e Amerikes jo te Shqiperise. Do marri nje rroge $150000 + dieta + dhurata edhe do iki nga syte kembet edhe kjo. Ne ne vend -numero edhe per 300 vite te tjera.

    1. Veshi says:

      “Sillu, sillu rrumbullak me nje tufe lule. Kush i do keto lule? Buuum! => 30 & ? = (ax +by + c = o)

  6. qytetari says:

    Eshte e para personalitet qe i kujton heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin,shumices se denatyruar,nga pushtuesi osman,qe kane sunduar dhe vazhdojne te jene ne institucione qendrore te ndryshme ne kete vend,dhe qe u shkakton ky emer atyre frike dhe urrejtje.
    Aty dhe kryeministri,qe pozon si ´´shqiptar i madh´´asnjehere nuk e permend kete hero epik me permasa nderkombetare ne historine perendimore,pa le me ata qe ka rrotull.Nuk po flasim per surrogatot anadollake si sali-meta etj.
    Ky qendrim i heshtur i shumices ndaj ketij heroi,eshte si nje busull,qe te ben te mendosh,qe per ta e pare, nuk eshte kombi dhe shqiptari,por kariera e semure e tyre,per te cilen ata mund te bejne kompromise te mbrapeshta me kedo halldup,mbrapa dhe para kraheve.
    Dukuri katerciperore e kesaj,jane premtimet dhe realizimet e tyre me hiq e mos e keput pa fund.Reagimet e ngathta dhe frikacake te saj,ndaj bemave te mbrapeshta dhe antiligjore. te bandave te opozites.
    Dhe qershia toksike mbi torte,megjithse institucionet e drejtesise se re ka kohe qe jane formuar,ata vazhdojne te vegjetojne dhe te jene apatike,prej kohesh,brenda godinave imponuese me rroga te larta,si brenda nje bunkeri gjigand.
    Shqiperia vazhdon te verdalloset ne tre dekada ne nje rreth vicioz vet-mbytes,dhe ata qe kane pushtetin per ta nxjerre nga ajo,duket qe ndjehen mire brenda kesaj vorbulle.
    Zonja Kim dhe ambasadoret gjate gjithe kohes e kane kuptuar kete,por i mban nje shprese e vagelluer,por e kote ne realitet(sic eshte vertetetuar dhe keto 3 dekada)se mund te permiresojne dicka.
    .

  7. Hysni Dajaku says:

    Do te lodhin edhe ty moj “moter xhani”, ashtu si jan lodhur gjith ata para teje.
    Sa Presidente Amerikan kan takuar e nderruar Berisha me Meten ,e ja ku jane perseri.
    Po nuk vdiq Sali Berisha( se per ta denuar as qe behet fjale),e po nuk u zhduk Ilir Meta i njejti filem do luhet aty.

  8. Xheku says:

    Pordh me rigon. Qeka me I fort Ilir katunari se ty cinesina del cazzo. ?????

  9. N.VJOSA says:

    Kujdes Mero djali…
    Titulli eshte i gabuar!
    Ata që kane frike nga reforma në drejtesi, duhet te gjejne frymzim te Skenderbeu?!…
    Jo , Ambasadorja e nderuar ka thene gjë tjeter:
    ATA QE E DUANE REFORMEN DUHET TE GJEJNE FRYMEZIM TE SKENDO BEU!!!..
    Kudes në kthesë,
    se titulli thote tjeter gjë….!!!!

  10. vlora1 says:

    Z ambasadore.Nuk i keni njohur politikanet shqiptar.Po fare nuk i njihni.Keta z.ambasadore nuk pyesin as per perendine e jo me per skenderbeun.Kete qe i kane bere popullit te tyre nuk ja ka bere as pushtuesi.E kane vjedhur,e kane vrare,e kane perbuzur.Zonje nxiru emrat se sa arogante jane me popullin aq frikacak jane me SHBA-ne.Ky vend do shpetoj kur amerika ti plasi brenda.Ju do jeni zoti per kete popull po e shpetuat nga keta perbindesha

  11. nino says:

    Zonja ambasadore, reforma ne drejtesi ka dy kundeshtare te medhenj qe jane Sali Berisha dhe Ilir floriri, nqse. ju si perfaqesuse e vendit me mik te Shqiperise do te beni qe kjo reforme te behet ju do te jeni nje SKENDERBE per vendin tone te mbytur nga krimi dhe hajduteria ne politike ne te gjitha ngjyrat. Rrofte SHBA……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje