Aktori Laert Vasili demonstron si vihet maska, Manastirliu shpërndan videon: Ja hapet kështu, vendoseni, mbuloni hundën dhe gojën. Si të mbroni veten, COVID s'bën shaka

3 Korrik 2020, 14:37Sociale TEMA

Aktori Laert Vasili ka marrë përsipër t’u tregojë qytetarëve se si vendoset maska që të mbron nga Covid-19.

Përmes një videoje të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Vasili shihet që ka vendosur të demonstrojë se si vendoset maska.

“Dua t’ju kujtoj se COVID-19, është mes nesh. Rrezikshmëria është e lartë dhe sidomos tani në periudhën e verës që të gjithë duam të pushojmë dhe të kemi sa më shumë relaks.

Por duhet të keni kujdes, duhet të jemi të vëmendshëm. Kujdesuni për veten, kujdesuni për të moshuarit që keni në familje. Edhe maska është shumë e thjeshtë të vendoset. 

Eshtë shumë e thjeshtë, maska hapet me duar kështu i vendoset. Mbuloni hundën dhe gojë. Pushime të mbara të gjithëve,”- dëgjohet të shprehet Vasili ndër të tjera.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 90 raste të reja me COVID-19.  Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 80 pacientë, mes tyre një foshnjë 2-muajshe. 8 prej tyre janë në terapi intesive dhe 2 të intbuar.

Lajm i mirë është se janë shëruar 33 qytetarë. Ndërsa numri i viktmave ka shkuar në 72. Gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 57-vjeçar nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 76-vjeçar nga Durrësi. MSH bën me dije se viktimat vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.

1 komente në “Aktori Laert Vasili demonstron si vihet maska, Manastirliu shpërndan videon: Ja hapet kështu, vendoseni, mbuloni hundën dhe gojën. Si të mbroni veten, COVID s’bën shaka”

  1. Ideali says:

    Paska cof rregjizori. Lemosh po kerkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje