Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se situata për sa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit.
Pas një takimi që pati me disa mjekë në selinë e PD, Basha shprehet se Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve.
“Situata për sa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit. Numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Me dhjetra ankesa vijnë nga famijarë, të cilëve iu është identifikuar një pjesëtar si i infektuar, ndërsa atyre nuk u bëjnë tamponin, duke zgjeruar kështu zinxhirin e infeksionit.
Këto shqetësime ndava me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD.
Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim. Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike.
Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo.
Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve.
Dështimi i kësaj politike të papërgjegjshme demonstrohet në numrin gjithnjë e më në rritje të të prekurve, të atyre që ndërrojnë jetë dhe të spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. Mjekët, heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, janë viktimat e kësaj papërgjegjshmërie ekstreme. Viktimat e makutërisë së qeverisë janë shqiptaret, të cilët po vuajnë sot sa pasojat e COVID-19, aq edhe RAMAVIRUSIN në ekonomi.
Kemi që në mars që presim përgjigje për këto pyetje:
– Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre?
– Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit?
– A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira?
– A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese?
Sot është jetik testimi horizontal i personelit dhe pacientëve për të gjurmuar, identifikuar sa më parë dhe izoluar të infektuarit.
Situata është jashtë kontrollit por qeveria hesht, ndërsa duhet të kishte marrë masa për aktivizimin e një rrjeti të gjerë laboratorësh publikë e privatë për testet molekulare e imunologjike.
Në kushtet e përkeqësimit të situatës nga COVID-19, Shqipëria është pa plan dhe pa masa për pajisjen e popullsisë me maska gratis ose me çmime të përballueshme.
E gjithë vëmendja dhe kujdesi i qeverive të përgjegjshme sot në botë është fokusuar tek menaxhimi i situatës shëndetësore dhe ekonomike dhe parashikimi e shtimi i kapaciteteve. Vetëm qeveria e Edi Ramës e ka mendjen tek tenderat e PPP korruptive, për të cilat vazhdon të japë fonde, duke i lënë shëndetësinë dhe shqiptarët të vetëm përballë virusit dhe krizës ekonomike.”- shkruan Basha. (TemA)
Dr Berisha KRYEMINISTER I SHQIPËRISE 2021
Ne se Berisha do jete kryeminister i Shqiperis ne 2021 inshalla te mos ekzistoj me shteti shqiptar.
Popull shqiptar: Si eshte e mundur te ndigjoni e ndonje fatkeq ta besoj njeriu kte njeri qe quhet LULEZIM BASHA.1-PopuJ e shtete te tere tere ne Europe kthimi i infeksionit me virusin C-19 eshte i fuqishem kan paralizuar edhe industrit duke ulur drastikisht fuqin puntore deri ne 30%,ku pa thuajse jane mbyllur restorantet e kafenet,qendrat e argetimit qofshin artistike apo sportive,jane mbyllur kinoma e teatro reduktime masive ne klasat ne 50% te numrit femijve qe mesojne ne klasa e aq me teper ne Israel vendi ku ja doli me sukses te plote te perballoj valen e pare te infektimit pervec rikthimit total te mbylljes se aktiviteteve te siperpermendura eshte vendosur me LIGJE denimi i cdo njeriu qe ne cdo hapsire(me perjashtim te shtepis) qarkullon pa maske jashte te denohet me 150 dollar pagesa e te cilit eshte urgjentisht e detyruar.2-Lulezim Basha : kitet masive sherbejne per te diagnostikuar njerezit e semur, por ato nuk zbulojne origjinen e infeksionit e cila eshte e detyrushme per te gjetur vatren e infeksionit prandaj eshte e domosdoshme ndjekja e qendres infeksionit e jo Testime idiote masive si Amerika
3-Ne asnje vend te botes nuk kryhen testime ne laboratore private.Kontrollet e testimet jane thellesisht te perqendruara e nen drejtimin e ministrive perkatese te shendetesis
4-Eshte e nevojshme te ligjesohet nje ligje me denime konkrete kunder: sharlatanene e injoranteve te “shkolluar” qe propogandojne te se infeksioni me kovid C-19 eshte njelloj si grip i zakonshem tekiunderten e asaj grupi shkencetaresh qe cdo dite punojne cdo dite per krijimin e Vaksines antikovit C-19 e ne vecanti denimin e njerezve qe perhapin teorit idiote konspirative qe shohim pothuajse cdo bdite ne ekranet televizive(vendosjen e cipeve ete tjera budallalleqe si keto.
5-Ne ka ne bote qe ekonomikisht eshte prekur me pak nga kovod C-19 eshte shteti i yt qe fale drejtimit te mire nga qeveria ne fazen e pare te infeksionit.Rritja e papunsis eshte minimale (rreth 22000vete e qe ne Israel ajo eshte mbi 1000000te papune
6-Ne se do vazhdosh te mashtrosh e te genjesh frikeshem popullin tand do te kunderpergjigjem me ashper me shifra e dokumente te gjithe farelloji qe gjinden ne organizatat nderkombetare.Hiq dore nga rrena,mashtrimi,manipulimi se shfrytezimi i kesaj gjendje (mbar botrore) nuk te sjell vota perkundrazi ti largon edhe aktivistat e tu.Ndihmoje qeverin e popullin tand ta perballoj valen e dyte te infeksionit me kovidC-19
7-Me sa shoh un bazuar mbi te dhenat e perditeshme qe raportohen situata eshte plotesisht e perseris plotesisht nen kontroll e shume larg asaj qe thoni e deklaroni ju.E te kerkoj me qe ti e ekspertet tuaj,gjendjen ekomike e gjendjen e infeksionit me korona virusin C-19 E QUANI TE DALE JASHTE KONTROLLIT KRAHASOJENI ME AT TE ITALIS qe mesoni cdo te thot te dal jashte kontrollit gjendja
Se shpejti do dale me deklarate mbi situaten e covid 19 Famulltari i Dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit Barkderri i cili do jape dhe udhezimet e posaqme per daljen nga situata , shyqyr qe e kemi o zot kete gjithollog.
Keta mashtrusat o tori ecin me sloganin shpif sa te mundim se dicka do ngelet pas
O Lyl, o maskara, meqe qenke kaq i shqetesuar per perhapjen e virusit, perse i mblodhe qytetaret ne zonen e Kenetes ne Durres gjate pandemise. Shtimi i te infektuarve eshte pergjegjesi jo vetem e qytetareve qe nuk respektojne rregullat, por edhe e jotja, pasi ti ishe ai qe i nxite qytetaret te dilnin, te ngjesheshin me njeri-tjetrin per te degjuar ato brockullat e tua.
Te dhjefsha mu ke ajo brima e byçes qe ma ke ne mjeker, maskara!
N.q.s. pacipesia do te isht madhesi fizike,ky do ta ishte njesia matese.
Misherim organik i pacipesise.
Aaaa,se tani mu kujtua,si vajti ajo puna e diplomes hollandeze?
Se ai ka vetem nje vertetim qe eshte regjistruar ne Universitetin E Utrecht-it,por asgje me tutje.
Pse nuk kujtohen keta socialistet te hetojne ne kete drejtim.
Kjo eshte njew veper penale(fallsifikim),n.q.s. ai nuk ka nje diplome,por paraqet nje pacavure si te tille.
Apo ju duhet nje Lulezime e tille,qe ka dicka ne biografi me qellim qe kur nuk kooperon,ti kujtohen njollat ne biografi?
Vetem ne kete menyre zgjasin jeten e tyre politike dhe agonine e te mjereve shqipetare.
PSLylezim,cfare diplome zoteron dhe n.q.s. ke nje te tille,pse nuk e ben publike?!
Shko o jar fle gjume…shko se nuk te pjerdh njeri.