Memorie.al publikon një shkrim të botuar në vitin 1963 në revistën “Shejzat’ që nxirrte në Romë studjuesi, poeti, shkrimtari dhe eksponenti i famshëm i mërgatës politike shqiptare në Perëndim, Ernsest Koliqi, i cili merr shkas dhe i referohet një shkrimi të revistës “Nëntori” të gushtit të vitit 1961, ku i bëhet një jehonë e madhe takimit të Enver Hoxhës me shkrimtarët dhe artistët shqiptarë të zhvilluar asokohe në Tiranë. Analiza e shkrimit të botuar te “Shejzat” me pseudonimin “Kosovari”, ku autori përmënd disa nga artistët dhe shkrimtarët shqiptarë, duke cituar edhe thëniet e tyre “për Partinë dhe Enverin”, duke veçuar vetëm Fatos Arapin, poetin e njohur “që nuk bën dallkauklliqe me regjimin”. Në atë shkrim autori ka pasqyruar edhe fjalën e Enver Hoxhës, ku udhëheqësi komunist tregon se si e kishte takuar mikun e tij të vjetër Eqerem Çabejn, pas 30 vitesh, duke i’a dhënë dorën atij, “pasi ai, nuk kishte bërë krime si Ernest Koliqi”, etj. Në atë shkrim, ku aotori “Kosovari” ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, Enver Hoxhën për krime dhe eleminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin etj.
Nga Dashnor Kaloçi
Krahas zhvillimeve politike në Shqipëri, për 45 vitesh me radhë krerët dhe eksponenët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar në Perëndim, ndiqnin me vëmëndje të madhe edhe zhvillimin e arteve e kulturës në atdheun e tyre. Kjo gjë shihet qartë në një artikull të gjatë të botuar në vitin 1963 në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit që dilte në Romë, në të cilin merret në analizë i gjithë bashkëbisedimi i shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë me Enver Hoxhën, në një mbledhje të mbajtur në gushtin e vitit 1961. Artikulli i revistës së drejtuar prej Koliqit, është bazuar tek revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e cila në atë periudhë i kishtë kushtuar një pjesë të madhe të faqeve të saj bisedës së udhëheqësit komunist të Tiranës me shkrimtarët e artistët. Krahas citimeve të fjalës së disa prej artistëve dhe shkrimtarëve pjesëmarrës së asaj mbledhje, në artikullin e revistës “Shëjzat” me titull: “Vështrim i thjeshtë krahasues”, jepet edhe fjala e Enver Hoxhës, ku ai është ndalur dhe ka folur edhe për shkencëtarin e madh shqiptar, gjuhëtarin dhe akademikun e shquar, Prof. Eqerem Çabej. Sa më sipër në këtë shkrim, ku autori “Kosovari” ka akuzuar hapur udhëheqësin komunist shqiptar, për krime dhe eleminimin e disa prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si: Vinçens Prenushin, Et’hem Haxhiademin, Hamit Kokalarin, Musine Kokalarin, etj., por edhe nga e gjithë veprimtaria politike e gjithashtu ajo letraro-artistike e studimore e Ernest Koliqit gjatë gjithë jetës së tij në mërgim, ku ai është deklaruar haptazi si kundërshtar i vendosur i regjimit komunist të Enver Hoxhës, s’është vështirë të kuptohet se: në asnjë moment të jetës së tij, Koliqi nuk ka qenë kurrë peng i atij regjimi. Në këtë shkrim, Memorie.al ka përzgjedhur disa pjesë nga ai artikull i botuar te “Shëjzat” në vitin 1963, të cilat po i botojmë më poshtë.
Fjala e shkrimtarëve dhe artistëve në takimin me Enver Hoxhën
Shefqet Musaraj (poet, shkrimtar) “…Në çfarë epoke jetojmë ne? Epokën më të shkëlqyer të historisë njerzore, atë të triumfit të socializmit dhe të komunizmit mbi kapitalizmin që po vdes …” (faqe 40, “Nëntori”, Gusht 1961)
Odise Paskali (skupltor) “…Duhet adaptuar çdo formë edukukimi ideopolitik me qëllim që të bëhet shprehi për të gjithë, e natyrshme si gjuha që flasim. (fq. 44)
Albert Paparisto (muzikant) “…Prandaj ne të gjithë e pritëm këtë vëndim të Komitetit Qendror të Partisë sonë me gëzim të madh. S’ka kënaqësi më të madhe për ne kur shohim që puna jonë çmohet dhe vlersohet, kur lexojmë që ‘Në punën e madhe që bën Partia për edukimin komunist të masave, shkrimtarët dhe artistët kanë qenë një mbështetje e fortë me veprat e tyre, kanë ushtruar një influencë të shëndoshë në formimin e njeriut të ri’. (fq. 45)
Sterjo Spasse (shkrimtar) auktori i përmëndun i “Botës së Hiçit”, mbasi e nisi fjalën e tij me një përbuzje cinike për kohën që i dha mundësitë e lejen e plotë për me u-ba i njoftun në letrat shqipe, vijon në fq. 48 “Ne i falemi Partisë sonë e Udhëheqësit tonë, ne i falemi me mish e me shpirt sepse nën udhëheqjen e tyre të urtë e largëpamëse u përtëri e u forcua krenarija jonë kombëtare, sepse anëembanë botës ndihet e nderohet personaliteti i popullit tonë, madje nderohet edhe prej atyre që na urrejnë për vdekje!…”
Foto Stamo (piktor) “…Shokë, Vendimi i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë hap në krijimtarinë tonë një horizont mjaft të gjerë, ne si kurdoherë, me një unitet të çelniktë, me dashuri respekt dhe mirënjohje të madhe për partinë tonë të lavdishme, për udhëheqësin tonë të dashur Enver Hoxha, për popullin tonë, do të vemë të gjitha forcat për të zbatuar me nder të gjitha detyrat që na ngarkon vendimi i Komitetit Qendror të PPSH. “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë dhe arteve”.
Andrea Varfi (shkrimtar) fillon: “Vendimi i Komitetit Qendror të P.P. të Shqipërisë ‘Mbi zhvillimin e mëtejshëm, etj’ dhe fjala e shokut Ramiz (Alija) na mbushin zemrat me gëzim, sepse janë edhe një tjetër dëshmi e gjallë që shpallë edhe njëherë botërisht se ne punëtorët e artit dhe letërsisë kemi qëndruar dhe qëndrojmë gjithnjë të vëndosur, në të gjitha situatat, të bashkuar rreth Partisë së Punës, se ne “ u kemi bërë një luftë parimore të vendosur gjithë pikpamjeve të ideologjisë borgjeze dhe revizioniste”, se ne…” etj., etj.
Vilson Kilica (profesor n’ Institutin e Naltë t’Arteve Figurative) “…Për edukimin artistik të rinisë Partija dhe qeverija tregojnë një kujdes të veçantë sepse nga edukimi ideologjik dhe estetik të saj varet rruga e zhvillimit të mëtejshëm të artit nacional…”
Mustafa Krantja (muzikant, dirigjent) “…Nuk maten dot kufijtë e gëzimit tonë sa herë që puna dhe arti ynë , sukseset dhe problemet tona bëhen çështje Partije. Sa i ngushtë duhet të jetë diapazoni shpirtëror si dhe botëkuptimi i estetetëve t’artit për art, i revizionistëve të çdo kallëpi për ta ndarë artin nga Partija, për t’i hequr atij elementin e partisë…”
Konstantin Trako (kompozitor) “…Krijimet tona duhet të përshkohen nga mësimet e marksizëm-leninizmit, nga idetë e internacionalizmit proletar, të kontribuojnë për vëllazërimin e popujve në luftë kundër imperializmit amerikan, kundër ideologjisë s’artit borgjez dhe revisionist, për mbrojtjen e paqes dhe të kulturës…”
Llazar Siliqi (shkrimtar) “…Vendimin e pritëm në një kohë kur më shumë se kurrë ndonjëherë na shkrimtarët dhe artistët e ndjejmë vehten të lidhun me Partinë e marksizëm-leninizmit”.
Nonda Bulka (shkrimtar, poet) “…Këtij populli të mrekulueshëm të udhëhequr nga Partija e tij e lavdishme me në krye birin ma të dashur dhe besnik, Enverin, artistët dhe shkrimtarët t’ja kushtojnë të gjithë talentin që u ka dhuruar natyra”.
Po kështu vijojnë skulptorja Kristina Hoshi, skulptori Kristaq Rama, poeti Luan Qafëzezi, kritiku Ali Abdihoxha, i cili i bie veçanërisht ideologjisë së revizionizmit modern jugosllav. Vehbi Bala, shkrimtar dhe kritik, e nis me titullin: “Partija udhëheq krijimtarinë artistike në majat ma të nalta”. E mos e pyet ma gjatë, se të kallxon vetë, kurse Ismail Kadare-ja (poet) trajton temën e vet me titullin “Nëqoftëse arti është në shërbim të popullit, çfardo forme që të ketë, ai është art i vërtetë”, dhe qysh në fillim ua hedh të vjetërvet, e veçanërisht Andrea Varfit, me këtë hymje: “Kur shokët tanë më të vjetër folën këtu dhe falenderuan partinë për kujdeset e saj për artet, neve më të rinjëve në moshë, na përket të falenderojmë edhe më tepër, sepse në këtë kujdes e kemi ndjerë edhe më konkretisht që në fillim të veprimtarisë”.
Mark Gurakuqi (shkrimtar) flet dhe për kritikën letrare dhe përfundon kështu: “Prandaj tue zbatue porositë e vendimet e Komitetit Qendror të Partisë sonë, do të dijmë ta nxjerrim nga prapambetja kritikën tonë letrare, tue bamë ma të gjallë, ma dinamike, ma të shpejtë e ma të guximëshme në pasqyrimin e jetës sonë të pasun letrare”.
Ivetmi që nuk ban dallkauklleqe të teprueme e qi rreh ma fort çashtjet teknike t’artit, asht Fatos Arapi. Folsi i fundit asht Fatmir Gjata, shkrimtar e kryeredaktor i revistës Nëndori. Ai trajton temën me titullin “Për ne, fjala ma e bukur, më krenare, më e shtrejtë dhe më e madhërishme është fjala Parti”
“Shënjza”: Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye,
Në artikullin e revistës “Shëjzat” autori i shkrimit “Vështrim i thjeshtë krahasues”, me pseudonimin “Kosovari”, ndalet edhe tek fjala e Enver Hoxhës për shkencëtarin e njohur shqiptar, Eqerem Çabej. Lidhur me këtë, midis të tjerash aty shkruhet: “Le të kthehemi tash përsëri te fjalimi i Enverit dhe të shofim se si ai po i përkëdhel shkrimtaro-artistët për ta quejt “mrekullibarës”, por m’anën tjetër, zhdrejtasi sa me thanë, edhe i kërcënon (fq. 10): “Durim të madh ka patur Partija me njerzit. Pas 30 ose 35 vjetësh unë i dhashë dorën një mikut tim të vjetër, Eqerem Çabejt, Këtë nuk e kam pasur rast ta bëj më përpara. Eqeremi mori një kulturë gjermane kur ishte i ri dhe mori rrugën e tij në jetë ashtu si e gjykonte ai, rrugë e ndryshme nga ajo e jona. Është fakt se ai nuk ka qenë në rradhë me ne, por krime ai nuk ka bërë dhe kur u çlirua Atdheu, nuk mori baltën e Atdheut në thundrën e këpucëve, sikur bëri Ernest Koliqi, Eqeremi nuk tradhëtoi si ai. Ishte fare e lehtë që ne të merrnim masa kundër tij, por partija këtë nuk e bëri…” Shumë mirë qi Dr. Çabej asht kursye si shkencëtar, por Enveri nuk e tregon të vërtetën e plotë se ai asht hakmarrë kundër Çabejt tue i vra vëllanë (1944) qi e kishte gjykatës në Tropojë. Tash le të bajmë një pyetje. Jo, jo, lene Ernest Koliqin qi u ze diellin edhe sod e për shpirt do ta pijshi në gotë të rakisë, po çka u pat ba aradha e shkrimtarëve shkodranë me Vinçens Prendushin në krye, e pra si Dr. Çabej, as ata “nuk e morën baltën e atdheut në thundrën e këpucëve”. Po dramaturgu shqiptar Et’hem Haxhiademi, po Musine Kokalari, po Hamit Kokalari me shokë e shoqe të tjera, qi s’e kanë pasë pozitën e Koliqit, ç’u banë? Apo Kokolari u zhduk se shkroi librin “Kosova djep i Shqiptarizmit”. Mandej pse Dr. Çabejt nuk ia bani zemra me çelë gojën botnisht e me falenderue Partinë (Enverin) qi i paska falë jetën? Ardhtë dita qi përgjigjet e këtyre pyetjeve t’i japi vetë Enveri”.
Edhe eunuket e sulltanit,nuk do tja lejonin vetes kete grade servilosje poshteruese vetasgjesuese,si ajo qe cfaqen marionetat e partise´´shkrimtare´´ te programuar te slloganit komunist.
E kuptoj.qe per te ekzistuar,duhej te benin kurban nje pjese te vetes,mbasi i kishin dhe e ndjenin veten te rrethuar gjithandej,afer dhe larg nga armiqte dhe spiunet e fjales se lire:
Por ama jo deri ne kete shkalle peshtirosje,neverie te skajshme.
Prandaj dhe si ne asnje shtet tjeter te lindjes komuniste,mungesa e nje emri te vetem e nje disidenti te vertete,perben nje turp historik,per kombin tone.
LAVDI PPSH.
Popull pa shtylle kurozore, popull i neneshtruar ndaj cdo pushtuesi dhe diktatori.
Prandaj kemi qene dhe jemi fundi i europes qe nga koha e gjergj kastriotit.
Nese enveri dhe komunistet bashkpunojne me KGB eshte patriotizem, mdersa Ernest Koliqi tradhetar.
Kur llumi komunist lepin amerikanet ,prape Koliqi eshte tradhetar dhe keta te ndershem??????
O popull hipokrit ,o fundi i europes dhe botes, si mund te jeni kaq vemje ,pa dinjitet, pa tru dhe pa shtylle kurizore, qe kur banditet qe udheheqin behen me KGB jeni me ruset, dhe kur te njejtet bandite ju lepihen amerikaneve ju beheni me amerikane se amerikanet.
A nuk shkuat ju te gjithe llumi komunist atje ku Koliqi i madh thoshte se duhet te ishte Shqiperia, po me 60 vjet vonese?????
Nuk ju vjen ndot nga vetja o vemje te kuq si mori?????
Enveri denonte tradhtaret dhe kriminelet.Te kishim nje shtet me ligje dhe rregulla si ne kohen e Enverit kushedi sa mire do te ishin sot shqiptaret.Kemi 30 vjet neper bote dhe na konsiderojne vrases hajdute dhe te njerez pa shtet.Mos harro se Enveri punoi ne nje kohe mjaft te veshtire me armiq te jashtem dhe te brendshem.Por qe kurre nuk e uli kurrizin po u dha grushtin ne koke te gjitheve,kurse sot liderat tane jane te kapur dhe te shitur te greku serbi francezi rusi e te dreqi dhe pasurite e vendit vidhen.Ne kohen e Enverit shqiptari ishte zot ne vendin e tij.
Bravo kaloqe.
Na cmalle, sot bile 3 Foto te kingut, te te madhit, bukuroshit ENVER.
Aman nxir dhe nje Foto tate se na je Bo Si fantazm. Te kemi perdite Po Ste perfytyrojme dot se Si mund ta kesh kanocenkokloqen.
Po keta njerez te nderuar kush ierr neper goje Si koliqi spiun i rregjur qe donte $ per cdo Info qe jepte.
Bobo skish Lene agjentura Pa Ju lepir bithen e Pa firmosur letrat. Spajuni kokeloqe koliqi.
Bythlëpirësit karrieristë në çdo sistem të tillë ngelen, janë të rrallë njerzit me integritet.
Ky artikull i Ernest Koliqit me vuri ne mendime.
Enver Hoxha ishte nje politikan i mprehte, i cili ne vitin 1960, pas prishjes me BRSSne (me pare me Jugosllavine), kuptoi se ideologjia komuniste ishte shume sektare (me vetem rreth 50 mije komuniste ne ate kohe) per te arritur te farketonte nje bashkim te popullit per te cilin ai kishte aq nevoje ne ate periudhe te veshtire per te.
Vini re se per here te pare nga ajo kohe (fillimi i viteve 60-te) gjithenje e me shume termi “internacionalizmi proletar” qe mbushte fjalimet e tij e te propagandes komuniste zevendesohej pjeserisht me terma qe evokonin lashtesine ilire te popullit shqiptar, me luftrat e tij per liri qe nga Skenderbeu, te kryengritesit e Tanzimatit e deri te Cerciz Topulli, etj. Ne kete perpjekje per te gjetur nje emerues te perbashket te te gjitha shtresave shoqerore te popullit shqiptar, ai fillloi nje seri te pashembullt organizimi simpoziumesh dhe konferencash albanologjike dhe festimet madheshtore per 500 vjetorin e vdekjes se Skenderbeur, ngritje memorialesh dhe kompleksesh skulpturore ne Tirane, Vlore, Kruje, Shkoder etj.
Enver Hoxha ishte ne dijeni te plote te potencialit shkencor te Eqrem Cabejt (para lufte ai ishte i vetmi autor shqiptar qe botonte punime shkencore ne revista serioze te huaja, gjermane, austriake dhe ballkanike), por deri ne vitin 1960 Enveri e mbajti Eqremin “ne hije”. Ai e dinte qe rolin e luanit ne argumentimet e prejardhjes ilire te shqiptareve (qe nenkuptonte se sllavet u vendosen ne troje ilire) mund ta luante vetem Eqrem Cabej, i cili qe nga ajo kohe luajti je rol te pakrahasueshem ne vertetimin e prejardhjes ilire te popullit tone dhe per here te pare ne histori e beri Shqiperine “qender boterore te studimeve albanologjike”.
Sic ve ne dukej edhe Koliqi, Eqrem Cabej eshte i vetmi nga perfaqesuesit inteligjences shqiptare, qe besnik etikes se tij qytetare dhe shkencore, ne shkrimet publicistike j (duke perfhshire ato ne e “Zerin e Popullit”), nuk ka levduar kurre as Partine as Enverin.
Nuk di sa i vertete eshte thashethemi se Cabejn e ka fshire Enveri nga lista e Mehmet Shehu e atyre qe do te pushkatoheshin lidhur me “incidentin” ne Ambasaden Sovjetike
Ate qe i ka bere Cabej gjuhes dhe historise shqiptare nuk ja kane ber te gjithe barabaret qe kane shkelur Shqiperine.Edhe sot dishepujr e Cabej e kane hermetizuar shqipen aq sa shqipja me studimet e cabejve na del 80 per qind sllavisht dhe latinisht.Cabej nje shqiptar qe e mesoi shqipen ne Vjene.Dy mostra antishqiptare bashke ,njeri rrenoi gjuhen tjetri shpirtin,njeri diktator i gjuhes ,nje liliput para korifejve si Konda.
Ketu Ernest Koliqi ka nje lapsus.
Hamit Kokalari, autori i librit Kosova – Djepi i Shqiptarizmes”, qe eshte edhe vellai i Musine Kokalarit, nuk eshte vrare. Ai ishte nje nga njohesit me te mire te frengjishtes, ka jetuar ne Tirane dhe emri i tij gjendet si perkthyes ne nje numer te madh romanesh e tregimesh perkthyer nga frengjishtja.
Me sa di une eshte vrare ne 1945 vellai i tij Vesimi.
Kontributi i Ernest Koliqit eshte teper i madh. Shqiptaret e Kosoves kurrë nuk do te ja harrojne ndihmen qe ai ja beri Kosoves duke derguar qindera mesues.
Shikoni si i duken syte anti Krishtit taman si djadhi , ashtu si ishte ne te vertete .Dihet se ju tru shperlareve nuk ju pelqen te shkruhet per krimet e gjak piresit , prandaj e shani si gazeten TEMA , ashtu edhe artikull shkruesin, nejse ju keni semundjen e sheqerit si ish diktatori…..
undefined
Po qe gjithe keta trimat e shumte qe fryhen si koqe ne internet e u kerkojne domosdoshmerisht trimeri te tjereve, ku ishin dje , pse nuk ndiheshin keta legena?
I
Pasaktësi:Hamit Kokalari nuk pësoi asgjë prej rregjimit dhe vdiq kur I erdhi koha nga shkaqe natyrale.
Komentus te verber,enveriste,llapiste,llapaqeniste!
Vetem nje shprehje i shkon pas shtati atij vagabondit nga”Sokaku i te marreve “te Gjirokastres.
Pusht i shkerdhym.Eshte batute e nji tironsi te hershem.
A e shihni ne çfare derexheje i kish katandisur intelektualet qysh ne 60-en ajo monster ai diktator sadist!Dhe s’jane vetem ata,qe permend i madhi Koliqi,ishin pothuajse te gjithe vargu i artisteve,shkrimtareve pa numuruar mbare gjithe intelektualet,plitikanet e deri tek njeriu me I thjeshte.
Instikti per jetë e detyron njeriun e shkrete te deformohet,te humbase personalitetin,dinjitetin te deformohet,te shperfytyrohet,te bastardohet .
SHIFENI FYTYREN E DJALLIT ENVER QE E BERI VENDIN E TIJ KOPSH ZOOLOGJIK O PLEHRA QE E LAVDERONI.
u bere i besdishem or Kaloq
Enver hoxha turkoshak i ndyre shto ketu faktin se eshte edhe komunist kjo e ben mente rende faktin qe ky vend prandaj nuk behet kurrrrrrrrr. Katolicizmi por edhe orthodoksia e perfaqesuar nga ed rama mund ta beje kete vend.
O kolac mjafte se nuk durohesh me,s`te beson dhe lexon njeri
Enver Hoxha duhet shpallur HERO KOMBETAR krahas SKENDERBEUT.
Shqiptarët për të nderuar vlerat ,e ,Enver Hoxhës duhet t’ja bëjnë varrin prej floriri ,madhështor në Tiranë dhe në të gjitha shqiprinë ,për shkollimin 100% të popullit ,shëndetësin moderne falas ,për pajtimin e gjaqeve të vjetra dhe sigurinë e jetës njeriut ,të lëvizje dhe natën ngaruar mushkat me flori nuk guzonte askkush të prekte.Respektin dhe edukatën njerzore në familje dhe jashtë saj ,model.Punsim 100% të popullit pa përjashtim ,si rezultat i ngritjes fabrikave dhe uzinave ,bujqësisë ,dhe blektorisë anembanë atdheut tonë të dashur.
Prandaj Nuk ka vdekur Enver Hoxha ,
është flamur në hapsirë,
Dora e tij është busull në hapsirë ,
për sot e mot, në gjitha kohrat .
Zemra e tij e shkrirë në zemra tona.
Ishte burr i mençur për shqiprinë.
krijoi një ndërgjegje kombëtare ,
me vizion të ri për shqiptarët.