“Ishte shofer i deputetit dhe shok i babit”, vajza rrëfen si ngacmohej që 11-vjeçe. 61-vjeçari: Më ngriti kurth për 15 mijë euro

13 Korrik 2020, 12:03Politika TEMA

Një 24-vjeçare ka dërguar në pranga një 61-vjeçar, i cili sipas kallëzimit të mbajtur shënim në policinë e kryeqytetit e përndjek që fëmijë dhe prej 11 vitesh ai i është qepur këmba-këmbës.

“Në moshën 13 vjeç D.D më ngacmoi seksualisht.

Në atë kohë ai ishte shofer i një deputeti, ai ka blerë tokë në Vishnjë dhe do ndërtonte aty.

Babai im ishte usta në këtë banesë. Ai ishte shumë shok me tim atë.

Herë vinte në banesë dhe herë jo, kur më përqafonte më shtrëngonte aq fort sa as babai im nuk më përqafonte ashtu.

Mbaj mend që njëherë kisha të veshura tuta treçerekëshe, isha 11 vjeç, mund të ketë qenë ora 11.00, ishte ditë.

Mbaj mend që prindërit ikën për vizitë diku, D. ishte në ballkon dhe unë po qëroja hudhra t’ia jepnim me vete se përherë i vendosnim dhurata me vete, gjëra fshati”, tregon vajza.

Në atë moment denoncuesja e cila është studente në Tiranë kujton se burri që ishte mik i shtëpisë e kishte prekur tek të ndenjurat dhe njërën dorë ia kishte vendosur në gjoks: “I thashë të lutem jo, por pastaj ai më puthi”.

Në atë kohë 11 vjeç dhe vetëm një fëmijë vajza kujton se ishte mbyllur në banjë dhe kishte qarë derisa D. D kishte ikur.

Në rrëfimin e saj denoncuesja kujton se si gjatë vizitave të mikut të shtëpisë ajo e shmangte pas kësaj ngjarjeje dhe madje të ëmës i kishte bërë përshtypje dhe njëherë e kishte pyetur “përse nuk ia jep dorën, ti nuk je e paedukatë”.

Sipas një burimi të gazetës Si, kallëzuesja tregon se D. D e ka parë pas shumë vitesh dhe është përballur me të, teksa ajo po bënte xhiro me shoqen e saj në kryeqytet.

I fola thotë vajza pasi nuk doja të bija në sy.

“Të nesërmen më telefonoi një numër i panjohur.

Më tha sa mirë që të pashë, kishe ndryshuar goxha nga koha e fundit që të kam parë”, thotë 24-vjeçarja.

Denoncuesja këmbëngul se ai zë ishte i mikut të shtëpisë dhe “i thashë sapo jam fejuar, të lutem mos më telefono”.

Sipas rrëfimit që gazeta Si disponon, 24-vjeçarja u shqetësua aq shpesh në telefon nga 61-vjeçari, i cili nuk ndalej së kërkuari takim sa ajo u detyrua të zbresë poshtë shtëpisë në një lagje të njohur këtu në Tiranë:

“Sapo u ulëm më tha sa e mirë je bërë, e trembur i thashë dhe i tregova për të fejuarin, por ai u përgjigj e mirë se e shohim”.

Mësohet se e reja nuk ka reaguar dhe se më pas burri i telefononte vazhdimisht dhe madje i binte edhe borisë:

“Kisha frikë se mos prindërit e mi, apo njerëzit e të fejuarit kuptonin diçka, fillova të stresohem, ndërsa ai më thoshte jam shok i babit tënd pse ke frikë?”.

Në përshkrimin që bën në polici denoncuesja theksohet që nga frika ajo kishte pranuar ta takonte e të hipte në makinën e tij pas qindra telefonatave dhe mesazheve, me idenë që do t’i bënte kamera të fshehtë:

“Kur hipa në makinë ai filloi të më ngacmonte e të më prekte, më çoi pranë liqenit të Farkës dhe fillova të qaj”, shpjegon e reja, e cila i ka dorëzuar kamerën policisë.

Në procesverbal thuhet se duket që vajzë që kundërshton si dhe një burrë i thinjur me bluzë të kuqe.

Por përpara se t’i hidheshin prangat ai u justifikua se e gjitha kjo ishte një kurth, pasi ai ishte mik shtëpie dhe 24-vjeçarja që kishte vite pa e parë, ia kishte ngritur grackën dhe më pas i kishte kërkuar 15 mijë euro.

13 komente në ““Ishte shofer i deputetit dhe shok i babit”, vajza rrëfen si ngacmohej që 11-vjeçe. 61-vjeçari: Më ngriti kurth për 15 mijë euro”

  1. shik says:

    I bie qe ky shofer pervers, mund te kete abuzuar edhe me familjen e deputetit. Pasi deputetet e kane si mode , qe dergojne shoferet per te mbledhur parate nga pislliqet qe bejne

    1. Endri says:

      hahahaha SHIK, SA KAM QESH. Mbase po

    2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      me sa kuptoj nga istoria e ngjarjeve,behet fjale per nje sunit or shiit te pabese……………….”shok” apo ”mik” familie!!!??? popopopo,”shok” apo ”mik” nje korrak sunit or shiit….!!!!!!! cmenduri!!! keta qafira shkerdhejne kusherirat[nga 1 ne te 7-n],kunaten,krushka etj,me kuc e mac,kshq miqte e shoket jane pa rendesi…………ki eshte arabi,lloji i kafshes.

  2. Tony says:

    Mereni shkërdhatën plaseni në burg se është mësuar nga deputeti duke parë atë, plaseni në burg dhe mos e nxirni , të zbatohet ligji dënojeni qënin, por një gjē nuk e kuptoj pse paska duruar kaq shumë kjo vajzē për 13 vite???

  3. preshevali says:

    Lidheni derrin për murralli dhe line të qendroj pa ngrenë e pa pi deri ditën e pazarit ku turma ta godas me gurë deri ne vdekje, ketë meriton derri.

  4. Lani says:

    Shoferet e deputeteve dhe shoferet e drejtoreve te arsimit jane seksere.Ata mbledhin parate per deputetet.Yyyyy sa raste ka qe per nje vend pune mesues shoferat e ketyre drejtoreve/drejtoreshave mblidhni leket.Keshtu eshte ndertuar shoqeria e korruptuar shqiptare.

  5. Erla says:

    Super maskara, njerez te semure dhe te flliqur ka shume ne shqiperi. Urime vajzes per guximin bravo! Ky fenomen eshte i perhapur! Keputjani k… ketij zagari qe te behet mesim per te tjeret. Eshte fenoment qe u ndodh shpesh vajzave, aq me teper ne fshat apo komunitete te vegjel ku prinderit jane naive dhe respektojne mikun.

  6. Flora says:

    Vaksina duhet bere per meshkujt se vetem probleme hapin me egersine ne familje kur jan te rinj e peverse kur plaken.vaksine qe te behen te shushaviturë

    1. Lala says:

      Po unë ç’faj kam mi Flora? Mua më pëlqen vetëm plaka ime.

  7. RAMAZAN RAMA says:

    TE NGRITI KURTH??? JO RE, PO MOS SHKO ME MAKINE, OSE MEQE JE KAQ I NDERSHEM, MERRJE GRUAN ME VETE. KOPIL, RRUGAÇ.

  8. Sahara says:

    Ne nje vend si albanistani, e natyrshme.

  9. Ori says:

    Pse nuk behet nje poll anonim dhe te dalin emrat e gjithe qelbesirave. Une kam shume pengje nga e kaluara ime kur isha mesuese e re dhe me ankoheshin nxeneset per ngacmimet e kolegeve te mi. Kisha frike te perzihesha, kam heshtur, e dija qe do me benin gjemen. Tani shkruajne komente fisnike sikur jane Jezusi.

  10. shakatori says:

    desh pilaf jarani..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje