Udhëton nga Shqipëria në Qipro, shqiptari rezulton pozitiv me Covid-19

14 Korrik 2020, 19:30Sociale TEMA

Një shqiptar në Qipro ka rezultuar i infektuar me koronavirusin Covid-19. Autoritetet qipriote deklaruan se shqiptari ishte kthyer nga Shqipëria.

Ai kishte kaluar tranzit në aeroportin e Athinës më 13 Korrik dhe më pas udhëtoi drejt Qipros, ku dhe banon.

Shtetasi shqiptar iu nënshtrua një testi laboratorik në aeroport. Pas testeve të kryera, analizat treguan se shqiptari është i infektuar.

Nga 1754 teste që u kryen gjatë 24 orëve të fundit në Qipro, shqiptari është personi i vetëm që rezultoi pozitiv.

Shqiptari është izoluar për 14 ditë për shkak të koronavirusit.

3 komente në “Udhëton nga Shqipëria në Qipro, shqiptari rezulton pozitiv me Covid-19”

  1. Laberia ime says:

    Dje ku eshte lajmi ketu, se na çat karin..

  2. ?????? says:

    Shqiptaret krejt me covid jane se ne puthemi e llapercohemi me njersit si perfundim bajme llape te papare

  3. beni says:

    mashtrimi i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje