Historia e pabesueshme: Tifozi 102-vjeçar fiton betejën me Covid-19, derbin dhe titullin

16 Korrik 2020, 22:45Sport TEMA

Të shtunën e kaluar, Raimundo Miranda da Silva, një tifoz 102-vjeçar i Flamengo, la spitalin ku ishte shtruar i infektuar me Covid-19 plotësisht i shëruar.

Siç shkruan gazetari Marco Antônio P.Costa, “fanatiku flamenguist” mori duartrokitje nga punonjësit e spitalit dhe anëtarët e familjes, pasi u largua nga qendra anti-Covid, “Santana Center”. Ky spital ndodhet 17 km larg Macapá, kryeqyteti i shtetit të Amapà.

E gjitha kjo ndodhi teksa burri i moshuar po dilte nga spitali, i veshur me bluzën kuqezi dhe duke kënduar himnin e Flamengo.

Menjëherë pasi mbërriti në shtëpi, në prag të derbit “Carioca”, Raimundo pa në televizor ndeshjen Flamengo-Fluminense, së bashku me familjen e tij, e fituar nga skuadra e parë.

Flamengo mundi Fluminense 2-1, me gola të Pedro dhe Michael, duke bërë hapin final të fitimit të titullit të 36-të “Carioca”.

 

O rubro-negro Raimundo Miranda da Silva, de 102 anos de idade, venceu a Covid-19 e recebeu alta. A equipe médica se despediu dele cantando o hino do Flamengo. ??❤️ pic.twitter.com/iNTTrdyCSV

— Planeta do Futebol ? (@futebol_info) July 14, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje