Klaus Gjasula është konfirmuar si futbollisti më i ri i klubit historik të Hamburg, që edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesliga 2. Mesfushori mbylli kontratën me Paderbornin dhe zgjodhi të provonte një aventurë të re, për të provuar rikthimin në elitën e futbollit gjerman.
Së fundmi, transferimin e Gjasulës e ka komentuar edhe Mërgim Mavraj, i cili gjithashtu është pjesë e Bundesliga 2 teksa aktivizohet me skuadrën e Grojther Fyrth. Në një intervistë për Bild, Mavraj thekson se me Gjasulën, Hamburgu ka fituar një personalitet të madh. Ndërkohë, mbrojtësi shprehet se ka një respekt të madh për Gjasulën dhe i heq kapelen.
“Me Klausin, Hamburgu ka fituar një personalitet të madh. Është një djalë i shkëlqyer. Unë i heq kapelen Gjasulës, sepse vetëm ka luftuar prej fillimeve të tij dhe ka mësuar të përballet me presionin. Gjasula është një lider i vërtetë, nga ata që nuk ka më shumë në qarkullim”, u shpreh Mavraj.
Sakaq, Mavraj kujton edhe debutimin e Gjasulës në ndeshjen e shtatë shtatorit në vitin 2019, ndaj Francës. “Klaus u aktivizua në minutën e 54. 12 minuta më vonë, ai u ndëshkua me karton të verdhë për një faull. Ne ishim shumë të kënaqur me atë natyrën e tij të ftohtë, teksa luante mes kampionëve të botës. Ishte sensasionale”, tregon mbrojtësi.