Shpërthen Lionel Messi: Kjo Barcelonë nuk premton shumë as ndaj Napolit

17 Korrik 2020, 11:02Sport TEMA

Ai ishte i fundit që u dorëzua kundër Osasuna, por pas humbjes në shtëpi dhe triumfit të Real Madridit, Lionel Messi nuk ishte në gjendje ta fshihte gjithë shqetësimin e tij për të ardhmen e Barcelonës.

Kapiteni i blaugrana-ve, i intervistuar nga “Movistar LaLiga”, kërkoi me zë të lartë ndryshime të thella për të ecur përpara në Champions:

“Nëse puna jonë nuk ishte e mjaftueshme për La Liga-n, nuk do të jetë e tillë as për Champions League. Na vjen keq që e dorëzuam titullin me humbje në shtëpi, por kjo është fotografia simbol e këtij sezoni. Barcelona është treguar një ekip i parregullt dhe jo shumë i qëndrueshëm”.

Shkurt, alarmi në funksion të ndeshjes së kthimit kundër Napolit është lëshuar zyrtarisht: “Roma, Liverpool…, tifozëve tanë poi u sos durimi, sepse nuk po japim asgjë. 

Nëse duam të luftojmë për Champions-in, por duhet të ndryshojmë shumë gjëra, të bëjmë vetë-kritikë”. 

Në fund, Messi i jep merita Real Madridit, kampionit spanjoll për të 34-tën herë. I pari pa Cristiano Ronaldon:

“Ata patën meritën se nuk humbën kurrë pas rifillimit të kampionatit, ndërsa ne kemi gabimet tona. Ne jemi Barcelona dhe gjithmonë jemi të detyruar të fitojmë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje