L’Equipe zbulon trajnerin e ri të Barcelonës, ja kush ulet në “Camp Nou”

22 Korrik 2020, 20:45Sport TEMA

Ish-trajneri i kombëtares franceze të futbollit Laurent Blanc do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja franceze L’Equipe, sipas së cilës Blanc është favoriti dhe kandidati numër 1 për t’u ulur në stolin e klubit katalanas.

Blanc do të zërë vendin e trajnerit aktual Quique Setien, që pritet të shkarkohet që këtë javë nga Barcelona. Trajneri francez ka marrë “OK”-in e drejtorit teknik Eric Abidal, që është takuar me Jorge Mendes, menaxherin e trajnerit.

Mësohet se Blanc ka dhënë pëlqimin e tij për të firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën “blaugrana” dhe në rast se do të arrijë rezultate mund të qëndrojë edhe një vit tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje