Egbo: Dua të përballem me Mançester Junajtid e Çelsin. Nuk i them “jo” kombëtares

22 Korrik 2020, 11:16Sport TEMA

Emanuel Egbo është kthyer në personazhin e momentit në Shqipëri, por padyshime edhe në Nigeri, vendlindjen e tij, ku ka bërë bujë suksesi që arriti në drejtimin e Tiranës me të cilën u shpall kampione.

Kjo arritje e çon atë tashmë si trajner në Ligën e Kampioneve ku ka luajtur dikur si futbollist me bardheblutë e ku ai shpreson që ekipi të bëjë aq mirë sa të ndeshet me superfuqitë e kontinentit.

Në një intervistë radiofonike për “Brila FM” në Nigeri, Egbo është pyetur nëse do të pëlqente të përballej me skuadra si Mançester Junajtid dhe Çelsi nëse arrinte të shkonte në fazën në grupe të turneut në një vit ku formula e kualifikimit është shumë më ndryshe.

“Këto lloj mundësish janë ato që ne po kërkojmë pasi kur fiton ndeshje të tilla, atëherë është momenti që Zoti të shtyn lart. Unë jam një person që nuk ka frikë dhe kjo është diçka që më ka ndihmuar të arrij çdo gjë. Do të dëshorja të ndeshem me këto lloj skuadrash në mënyrë që t’u tregoj atyre se e di çfarë po bëj, pasi nëse beson në vetvete, Zoti të jep gjithçka”, ishte përgjigja e Egbo.

Ai më pas u ngacmua për fakrin se kishte edhe pasaportën shqiptare, por e cilësoi suksesin e tij si 100% nigerian.

“Unë mudn të kem pasaportë europiane, por nuk jam europian. Unë jam nigerian 100%. Eksperienca që kam marrë në Nigeri më ndihmoi në këtë arritje. Unë kam luajtur në kampionatin nigerian shumë mirë para se të largohesha, gjysmën e jetës e kam kaluar në Nigeri”, theksoi ai duke mos e fshehur se kishte ambicie që të drejtonte një ditë përfaqësuesen e vendlindjes.

“Unë e njoh skenën e futbollit në Nigeri dhe nëse më thërrasin që të vij e ndihmoj vendin tim, nuk do t’i thosha jo. Është një gjë e mirë kur vendi yt të thërret që të shkosh për t’i shërbyer” deklaroi Egbo.

9 komente në “Egbo: Dua të përballem me Mançester Junajtid e Çelsin. Nuk i them “jo” kombëtares”

  1. vilson naci says:

    Ngadal more Zoteri, shkallet ngjiten nje e nga nje. Mundohu te hash pjaten e pare njehere, pastaj kerko pjaten e trete dhe embelsiren ne fund.

  2. u dhime duke qesh says:

    Do ndeshesh me Bathore City dhe Celsin e Baldushkut o DEBIL!!!

  3. kujt ia hedh ti says:

    iu hap oreksi ketij – mancesteri dhe chelsea shesin ndeshje prandaj i do ky

  4. kujt ia hedh ti says:

    iu hap oreksi ketij – mancesteri dhe chelsea shesin ndeshje prandaj i do ky

  5. Milanisti says:

    futboll nacionalist

    luan tirana në champions e nuk luan MILANI I MADH !

    sa për të qeshur aq edhe për të qarë

    1. uhahahaaaaaa says:

      I ke pi ilacet lale …

  6. Milanisti says:

    futboll nacionalist

    luan tirana në champions e nuk luan MILANI I MADH !

    sa për të qeshur aq edhe për të qarë

  7. Milanisti says:

    futboll nacionalist

    luan tirana në champions e nuk luan MILANI I MADH !

    sa për të qeshur aq edhe për të qarë
    ?

  8. tifozi i nigerise says:

    forca adash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje