Vijon përplasja në distancë, Opozita: Sot nuk vijmë, shihemi nesër në orë 5 ose të premten në 11

22 Korrik 2020, 14:21Politika TEMA

Opozita ka reaguar sërish pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama i cili i tha PD-LSI se fakti që nuk duan të vijnë në mbledhjen e këshillit politik nuk do të arrijnë dot të pengojnë ndryshimet kushtetuese.

Në një deklaratë të përbashkët PD-LSI shprehen se rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, sipas zgjedhjes tuaj.

Edhe ne gjykojmë që Këshilli Politik duhet të vijojë punë pa humbur asnjë ditë kohë, sepse kemi humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Në këtë kuadër, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, sipas zgjedhjes tuaj.

Gjithashtu, ju konfirmojmë se bashkërisht kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, që duhet të vijojmë punën në Këshillin Politik për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se:

“11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime

NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.  12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare”. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për përfshirjen e këtyre çështjeve në Rendin e Ditës së mbledhjes së radhës. Mbetemi në pritje të konfirmimin nga ana juaj!” deklaron Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje