Djegia e mandateve, Shehi tregon qëllimin e vendimit dhe shpreh zhgënjimin: Donim të zhvlerësonim parlamentin, por fatkeqësisht nuk ndodhi

25 Korrik 2020, 08:10Politika TEMA

Ish-deputeti, Dashamir Shehi, njëherësh dhe kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, ka treguar sot qëllimin e opozitës ku mori vendimin për djegjen e mandateve.

Në një intervistë në RTV Ora, Shehi u shpreh se vendimi u mor për shkak të dëshirës për ta zhvlerësuar institucionin e parlamentit si institucion, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi.

Ish-deputeti shtoi se zhvlerësimi i Kuvendit nuk ndodhi pasi mandatin e morën të tjerët që renditeshin më poshtë në listë, dhe se ato i kanë shërbyuer më shumë kryeminstrit Edi Rama, se sa vetë deputetët e tij.

Unë e gjykoj që në një moment të caktuar e bëmë me një qëllim pragmatist, për ta shtyrë në maksimum protestën tonë, për ta konsideruar të pavlefshëm këtë institucion.

Në fakt, përtej anës formale, nga ana politike ishte i pavlefshëm. Ne aty brenda ishim pakicë, po përballeshim me dhunë ligjore, nuk mund të debatonim asnjë ligj, nuk kishte asnjë vlerë.

Nga kjo pikëpamje dëshira ka qenë që duke u larguar, ta zhvlerësojmë këtë lloj institucioni për këtë periudhë, por fatkeqësisht nuk ndodhi.

Defekti ishte kur përtej nesh erdhën disa të tjerë, të cilët i kanë bërë një shërbim shumë më të madh Ramës se sa i bëjnë të vetët”, shtoi Shehi.

6 komente në “Djegia e mandateve, Shehi tregon qëllimin e vendimit dhe shpreh zhgënjimin: Donim të zhvlerësonim parlamentin, por fatkeqësisht nuk ndodhi”

  1. iii says:

    Pershendetje, i nderuar!

    Ata “te tjeret” kush i kishte ne listat e “pahapura” ? Sinqerisht ju pyes! duhet edhe nje “autokritike” i nderuar dhe fisnik z. Shehi!

  2. kujtimi says:

    Plehra, deshet te zhveresonit parlamentin, por vazhuat zhvleresimin tuaj, i cili vazhdon cdo dite edhe sot.

  3. Noc Rroku says:

    Kjo tregon qe ju jeni trapa.Moret kete timin.

  4. Mos mer vendime kur je esell , se te dalin te pa pjekura !
    Po kete e di dhe bufi o Dash , apo e thua per konsum te bufave.

  5. gora says:

    Politika do njeres te zgjuar, nuk do gomer si ju te mbaruar, ju e dini se uji Iken vetem poshte, uji iken dhe lart kur ke pomp o kerric. Budallenj si ju e shpune Shqiperine aty ku eshte.

  6. Ladi says:

    Po pse nuk e xhvlefsut parlamentin me menyren tate mer Dash??!!
    Raki, qepe ne plonca, ne i dilte boja parlamentit!!
    T’kina majt per t’qut o Dash, por ti dule zyb komplet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje