Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka shanse të bëhet partizan i listave të mbyllura deri në 30 për qind dhe Edi Rama të bëhet partizan i listave plotësisht të hapura, ndërkohë që në shtator do të nisë puna që ndryshimet kushtetuese të reflektohen në Kodin Zgjedhor.
Aleatët e vegjël që kanë qenë besnikë me PD duket se po e shtyjnë në këtë rrugë, për t’i shpëtuar zhdukjes së tyre nga LSI.
Agron Duka një aleat i vjetër i Lulzim Bashës po i kërkon Edi Ramës të nisë puna me ndryshimet në Kodin zgjedhor, sa më shpejt të jetë e mundur. Dash Shehi gjithashtu. Arsyeja nuk është se ata nuk kanë kohë të përgatiten për zgjedhje, por nuk kanë kohë të vendosin se çdo të bëjnë me LSI dhe heshtjen me të cilën Meta kaloi këto ndryshime.
Skema më e forte e opozitës është të bëje një koalicion të madh paralektoral, ku të futen në një listë kandidatë nga gjithë partitë.
Kjo skemë do lidership të fortë që ta negocioje.
Lulzim Basha vështirë se ja del me këtë mision. Mosbesimi i madh që kanë aleatët rreth tij dhe raportet specifike të LSI me PD në këtë listë, mund t’i mbajnë larg aleatët e shtatë viteve të fundit të PD, që presin të jenë në listë.
Në mënyrë paradoksale, ata janë të asgjësuar nga listat e hapura, pasi shpresa e tyre ka qenë futja në zgjedhje me lista të mbyllura dhe renditja në listën fituese nga Basha. Tani Basha mund t’i fusë në listë, por nëse listat do të jenë të hapura, ata nuk janë më deputetë.
Për këtë arsye Agron Duka kërkon një vendim të shpejtë të Ramës për këtë çështje, pasi gënjeshtra e re e Lulzim Bashës për ta, është 30 për qindëshi i listës të jetë i mbyllur. Vetëm kështu ata mund të jenë të qetë nëse Basha i “ngrin” emrat e tyre në pjesën fituese. Në të kundërt ata mbeten jashtë Parlamentit.
Pra paradoksi i këtyre ndryshimeve kushtetuese, është që Bashës po i duhet të pranojë kërkesat e Ramës për të përfituar për vete dhe për të mbajtur në lojë aleatët, ndërsa Ramës paradoksalisht do t’i duhet të plotësojë kërkesat e rreme të Bashës për lista të hapura, duke kënaqur në fakt partitë e vogla të opozitës parlamentare që janë armiq të Bashës.
Tani Basha ose do pranojë të ndajë gjysmën e listave për aleatët duke demotivuar PD-në, ose duhet t’i mbajë ata afër duke u bërë ai partizan i 30 për qindshit të mbyllur të listave. Kështu është kur nis beteja për të gënjyer të tjerët dhe në fund gënjen veten.
Analize ne trurin e shqipetareve dhe Meros duhet te jete nje ndeshje midis dy “ pronareve” te shqiperise jo Analize per fatet e kombit shqipetar. O zot ku perfundoi vendy yne ne duar te pazreve te ndyra e mbeshtetur nga mediat e paguara nga te huajte .
super koment nga Ermal Berati
O Ermal nga Tropoja je ? Lum si ti .!!!
Beavo Ermal kta gazetaruc han sa ne nji sahan ne tjetrin..cfar nivel llumi. Te dy kta qelbesira te zhduken me gjith grigjerine e tyre.
Puna është çfarë i shpëton shqiptarët nga këta hajdutë sharlatanë!
Sakte Mero si gjithmone.
Te gjithe analistet pa perjashtim, te pakten ata qe mundim te lexojme, mundohen e stermundohen, te na argumentojne vetem se çfare i intereson Rames dhe Bashes! Askush nuk merret me ate se çfare i intereson popullit shqiptar! Ndaj SHQIPERIA NUK BEHET! HARROJENI!!!!
Ne fakt, te hapura apo te mbyllura ka akoma nje problem te madh per listat sa kohe qe ato i perpilojne kryetaret. Duhet gjetur mekanizmi qe perjashton nga pushteti gjithe ata qe i kane bere gjemen Shqiperise.
Meqenese une jam i pa vendosur, te votoj per ata me lista te hapura, apo per ata me lista qe duhet te hapen dhe pak, une do te votoj pas votimeve.
Do te shkoj te votoj nje ose disa dite pas votimeve.
Do te deshiroja shume te dilte rezultati i barabarte te detyroheshin te numeronin dhe voten time.
Pak a shume mendoj te veproj keshtu:
Do te shkoj pas dy a tri ditesh ne qendren e votimit qe me takonte te votoja, do te kerkoj kutine e votimit atje.
Po nuk e gjeta, dhe shpresoj te mos e gjej, do te dal perjashte e do te mar diku nje kuti pak me te vockel se kutite e votimit, do ti bej nje te care, do fus brenda fletushken me voten time, do e mbyll komplet kutine, do e vendos mbi tavolinen, qe me siguri do te jete akoma aty ato dite dhe do te dal te pij nje kafe per qejf.
Pastaj do te vendos, nje pankarte te dukshme jashte: Une votova pas votimit.
Po qe se ju hyne ne pune, dhe po qe se e gjykoni te arsyeshme ta numeroni voten time dhe pse pas pilavit, e keni brenda kutise emergjente te vendosur mbi tavoline.
Ku i dihet, ndoshta mblidhet parlamenti dhe vendos te numerohen dhe votat e votimit pas votimit.
E ne u numerofte; per fituesit do te jeme hero, per humbesit do te jeme tradhetar.
Ju falenderoj per mirekuptimin. Sepse po me mirekuptuat ju mua dhe une ju mirekuptoj ju.
Shenim: Ju lutem kutine mos ma demtoni se me duhet per zgjedhjet e tjera, pasi ose do te vij ta rimar ose mund ta le diku ne nje kend per votimet e ardheshme, pasi mund te jeme i pavendosur per ke te votoj deri diten e votimeve te ardheshme dhe vendos te votoj pas votimeve.
Shume e sakte bravo