FOTOT: Të shtrirë në kafene në Minsk, Koço Kokëdhima drejton mbledhjen për bojkotin e Superiores

3 Shtator 2020, 19:45Sport TEMA
FOTOT: Të shtrirë në kafene në Minsk, Koço

Kombëtarja shqiptare do zhvillojë nesër takimin kundër Bjellorusisë në Minsk, në kuadër të sfidave të Ligës së Kombeve.

Në mbështetje të kuqezinjve kanë shkuar dhe presidentët e Kategorisë Superiore, me ftesë të Armand Dukës.

Ky i fundit i ka mbledhur presidentët e Superiores në një kafene, ku e ka shfrytëzuar dhe për tu mbushur mendjen që të bojkotojnë kampionatin.

Për ta bërë dhe më qesharake mbledhjen siç shihet dhe nga fotot, Duka ja ka deleguar drejtimin e mbledhjes Koço Kokëdhimës.

Ky i fundit i ulur dhe në krye të tavolinës, ka dhënë leksione se pse duhet bojkotuar kampionati, duke i bërë presion qeverisë.

Nuk dihet se sa do i qëndrojnë fjalës së tyre presidentët për bojkot, të cilët po komandohen nga FSHF-ja, por e sigurtë është që sportdashësit shqiptar nuk po shqetësohen shumë për rinisjen e Superiores, duke e ditur shumë mirë se si zhvillohet ai kampionat. (TemA)

5 komente në “FOTOT: Të shtrirë në kafene në Minsk, Koço Kokëdhima drejton mbledhjen për bojkotin e Superiores”

  1. Taipi says:

    MOS TE KENE MERAK SE E RUAN SHUME AI I GJATI PET KETA

  2. Jimi says:

    E paskan zen ethet e gushtit Kokdhimen, aq sa edhe shalli nuk po i ben dot derman!

  3. Askushi says:

    Kto jon sa vk qe sdin nga lidhet gamori.i ysh i katnari Duka dhe kto bohen pjese e lojes per 5 pare spece.e ka fajin shteti qe si fut ne veting se te gjithe dalin hajduta ose trafikante.tani hedhin petkun e biznesmenit dhe bejn sikur marin vesht nga ligjet.

  4. Apollonia says:

    Bën mirë të kërcënojë me dorëheqjen e tijë z/kokvrima

  5. Tori says:

    E mo askushi ,po shteti ku del po hyri ne veting

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje