Vuçiç 'falet' tek patriarku Irinej, e njofton për marrëveshjet e firmosura me Kosovën në SHBA

14 Shtator 2020, 21:04Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua të hënën me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq e informoi patriarkun për bisedimet me Kosovën, që janë mbajtur në fillim të këtij muaji në Uashington dhe Bruksel, si dhe për bisedat e tij me udhëheqës botërorë.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë nënshkruar më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Marrëveshja është nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Pas takimit në Uashington, Hoti dhe Vuçiq janë takuar më 7 shtator në Bruksel, ku kanë njoftuar se kanë hapur diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për çështjet pronësore dhe financiare.

Sipas njoftimit të Presidencës serbe, Vuçiq dhe Irinej biseduan edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Republika Sërpska dhe në pjesë të tjera të Bosnje e Hercegovinës.

4 komente në “Vuçiç ‘falet’ tek patriarku Irinej, e njofton për marrëveshjet e firmosura me Kosovën në SHBA”

  1. O Vuçiç! I thuaj pak patriarkut gënjeshtar Irinej që Zoti nuk ekziston. Kanë dalë provat. Edhe gjithë dynjaja të bëhet bashkë, do hapet një ditë e vërteta. Derisa të hapet, të paktën bini dakrd me fenë myslimane për Jezusin. Pra, a është Krishti biri i Zotit apo jo? Se është një turp i madh që të dy fetë flasin për të njëjtin Zot dhe japin variante të ndryshme për të birin. Ty Vuçiç si do të vinte sikur të thoshin që fëmija yt është dobiç, pra nuk është i joti? Imagjino si do i vinte Zotit po të mos njihnin të birin.

  2. Mjekerrcjapi politikan says:

    E kujt I plasi se ç’bëjnë bajgat e Serbisë?

  3. Tomi says:

    Po ne byth u qine, apo e lane per me vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje