U dënua me 4 vite burg për abuzim, PD merr në mbrojtje ish kryebashkiakun e Lezhës: Ka patur ndërhyrje të papërshtatshme politike

17 Shtator 2020, 15:13Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit me katër vite vurg të ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Me një shënim në Twitter, Bardhi thotë se Frrokaj do ta apelojë vendimin, duke theksuar se në gjykimin e shkallës së parë, ka patur indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj.

Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin.

Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. 

Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.

7 komente në “U dënua me 4 vite burg për abuzim, PD merr në mbrojtje ish kryebashkiakun e Lezhës: Ka patur ndërhyrje të papërshtatshme politike”

  1. dritani says:

    O bardhosh, po pse ti paske te drejte te nderhysh te drejtesia? Nese ke fakte se ka nderhyrje nga politika (kuptohet nga PS-ja), perse nuk i dorezon ku eshte vendi?

  2. Dajti says:

    Kure denohen berishistet ka nderhyrje politike,dhe mbrohen nga organizata kriminale pd,e ka mire Muc Nano qe thot “jeni primitiv”,une do shtoja dhe te ndyre.

  3. Kalec Dega says:

    Keta vete si parti jane bande e normal qe do te mbrojne banditet !
    A nuk jane bandite Sali Ram Sheqere Berisha sebashku me vrasesìn e 21 janarit Lulzim Xhelat Basha ?
    Po Edi Paloqe, Mul Noka, Gent Strazimiri, Klevìs Balliu, Endri Hasa i serverave te k/ ministrise çfare ndryshimi kane nga banditet ?

  4. Nafia says:

    Partia e Babales e quajtur medemek demokratikeeee…nuku ka per te vene mend,prandaj do shperbere.

  5. VLORA says:

    Ju do vini ne pushtet?Cdo njeri qe denohet po qe i PD mbrohet me patjater nga kjo parti.Ketu ndryshoni ju nga PS Ata ja lene ne dore drejtesise kurse ju i dilni ne mbrojtje vete.Jeni tamam organizate kriminale.

  6. trimi says:

    Si gjithmon kush vjedh i mbron presidenti LSI dhe PD

  7. besimi says:

    Turp per gaz bardhin dhe Pd qe mbrone banden e grabjtjes se tokave me Fran Frrokun ne kry. Cfare te djathte jeni.ju more qe dilni kundra pronareve tw vjeter.Vepra penale e Fran Frrolut, Enver Hafizut, Tan Djales, e te tjereve eshte konkrete. Kane marre tokat e huaja dhe ia kane ba me letra, firma e vula leke frrokut qe ky ti shiste me nda paret.Nuk ka ma gjyqtar qe mund ti pshtoje.Vec ne dalte ndonje qe pranon me shku ne burg ne ven te tyne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje