Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak se presidentët e Superligës dhe Liga Profesioniste kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga Qeveria shqiptare.
Ditën e sotme presidenti Duka bëri publike një letër të hapur për Kryeministrin Rama pasi vetëm ky I fundit mund t’I japi fund këtij bojkoti duke plotësuar premtimet e dhënë kohë më parë.
Pas publikimit të letrës nga Duka ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i vendit, Erion Braçe që ka ironizuar presientin Duka. Braçe shkuan në postimin e tij që futbolldashësit paguajnë 5 mijë lekë më shumë për të parë ndeshjet e Superligës e madje ato nuk luhen pasi sezoni është bojkotuar.
Vitin e kaluar tarifa për të parë Superligën ishte 18 mijë lekë ndërsa tani është 23 mijë lekë.
“Gara e futbollit, gjyqtarët, shitjen e të drejtës televizive si dhe blerjen e të drejtës televizive fitohen të gjitha nga mbreti. Ju duhet të pagoni tarifën e rritur, ndërsa Qeveria të heq taksat dhe të falë borxhet” shkruan ndër të tjerë Erion Braçe në postimin e tij.
Më poshtë statusi i plotë:
LETER E HAPUR PER FUTBOLLDASHESIT!
A E DINI QE PER TE PARE NDESHJET E SUPERLIGES (ATO QE NUK LUHEN),
PAGUAJME 23 MIJE LEKE?!
PRA 5 MIJE LEKE ME SHUME SE VJET!
Tani;
Garen e futbollit shqiptar e organizoj une, Mreti;
Gjyqtaret ne garen e futbollit shqiptar i caktoj e paguaj une, Mreti;
Te drejten televizive te gares se futbollit shqiptar e shes une, Mreti;
Te drejten televizive te gares se futbollit shqiptar e blej po une me biznesin tim, Mreti;
Per te pare garen e futbollit shqiptar, ju te gjithe duhet te me paguani mua, Mretin;
Madje duhet te me paguani edhe kur gara nuk luhet fare;
Madje madje duhet te me paguani edhe kur une rris cmimin me 5000 leke njeheresh;
Pra,
TE GJITHA, PARATE,
EDHE TOPI ESHTE I IMI!
Qeveria te heq taksat e tatimet,
te fale edhe borxhet!
Une jam Mreti dhe ju duhet te lexoni kete leter te hapur!
Ndryshe, ua sula Kocon!
O sa kam qeshur ..
Kur Brace ishte gazetar sillej si zv/km, ndersa tani qe eshte zv/km, ben konstatuesin, sillet si gazetar.
Zeri i Popullit perhere ne mendje dhe zemer te ketij socialisti te varfer….
Si shpjegohet qe nje z/kryeminister merret si shume me hallet e futbollit …..dhe ben fleterrufe dhe vecse leh si kone….
o Kalec i Deges puneve te brendeshme, Je ti qe ben rolin e kones jo zv\kryeministri