Marshimi i grave kundër Lukashenkos: Policia në Bjellorusi arreston 300 qytetarë

20 Shtator 2020, 12:36Bota TEMA

Policia në kryeqytetin e Bjellorusisë goditi ashpër një marshim proteste të grave të shtunën që kërkonte dorëheqjen e presidentit autoritar, duke arrestuar më shumë se 300, duke përfshirë një grua të moshuar që është bërë një simbol i gjashtë javëve të protestës që kanë tronditur vendin.

Më shumë se 2,000 gra morën pjesë në marshimin në Minsk. Marshime të tilla anti-qeveritare janë bërë një tipar i rregullt i valës së paparë të protestave të mëdha dhe të vazhdueshme që filluan pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Zyrtarët thanë se Presidenti Alexander Lukashenko fitoi një mandat të gjashtë në detyrë me 80 përqind mbështetje në atë votim por kundërshtarët dhe disa punonjës të sondazhit thonë se rezultatet ishin të manipuluara.

Gjatë 26 viteve në detyrë, Lukashenkos ka shtypur vazhdimisht opozitën dhe mediat e pavarura të lajmeve. Duket se qytetarët duan që këto dhe të tjera të marrin fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje