Endri Fuga ngacmon Bashën: Johnson tha në Angli se "mjekët janë të detyruar të zgjedhin mes pacientëve". Ke me çfarë të merresh nesër!

31 Tetor 2020, 21:46Politika TEMA

Debati pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në seancën plenare të 29 tetorit, tha se në rast mbingarkese në spitale mjekët do të duhet të zgjedhin mes pacientëve, është rindezur.

Këtë herë, polemikat i ka sjellë Endri Fuga, drejtori i komunikimit të Partisë Socialiste.

Përmes një statusi në Twitter, Fuga ka rishpërndarë lajmin e BBC, për rifutjen në karantinë të Aglisë, teksa shkruan se mjekët do të jenë të detyruar të zgjedhin mes pacientëve.

““Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,”-tha Z. Johnson. Basha paska me se të merret nesër,”- shkruan Fuga.

Basha e quajti të palogjikshme deklaratën e Manastirliut, ndërsa maxhoranca i doli në mbrojtje, duke bërë thirrje për zbatimin e masave, në mënyrë që të mos arrijmë në atë situatë.

3 komente në “Endri Fuga ngacmon Bashën: Johnson tha në Angli se “mjekët janë të detyruar të zgjedhin mes pacientëve”. Ke me çfarë të merresh nesër!”

  1. ? says:

    O Lulush lumë e përrua,
    Si s’të ndinë ky fati hiç ;
    Gjithë çka bën e gjithë çka thua,
    Nuk ta marrin seriozisht .
    Por ti hiç mos u mërzit,
    Se ka keq edhe më keq;
    E shef si po katandis ,
    Pordhidenti i leshelisë?

  2. Redaktori says:

    Shpresojme mos na i ndodh ndonje gje Fuges, se nuk ka me kush ja shkruan batutat liderit global.

  3. ERTV says:

    O Endri po ti mos u merr me LUL-in.
    Luli atë punë dhe detyrë ka të flasi, edhe pse këta shkojnë deri në “babalizma” e fakenews me ton..
    Ti mqs nuk ke atë rol aty ku je (veç nqs tani të ka ardhur ora e promovimeve dhe shperblimeve nga kryetari yt Rilindas i Ri, maviu, mavriu me bojë).
    Unë do të sugjeroja që ju të organizoni ca kurse dhe trainime për të gjitha Tutti Frutti-t tuaja për Komunikimin dhe të folurit në publik.
    Se të rrimë shtrembër e të flasim drejt dhe pse unë “nuk e di” se pse ju i keni marrë dhe i keni ato aty.
    Shumica nuk dijnë me fol, përfshirë dhe këtë luleshtrydhen ?…!
    (Këto janë pakëz më mirë se ajo e “Kërpërata-ve)!
    Boji t’fala Edit, Endro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje