Të fala nga vëllai shqiptar në Amerikë që lanë pjata

6 Nëntor 2020, 18:21Politika TEMA

Nga Ilir Levonja

1) A laj pjata? Po vëlla, pjata laj sa bretku më bie. Kam korrur edhe bar e pastruar gjerdhishte. Haletë kam pastruar. Dhe nuk më ka ardhur turp. Nuk kam parë as majtas e as djathtas, nëse po më shikon ti a kush tjetër që më njeh e më tall nëpër tavolina.

Por kam kuptuar se sa shumë e dashka punën njeriu edhe kur lanë haletë. Hamall kam punuar. Bojaxhi krahu se nuk i blija dot takëmet menjëherë. Në vend të tyre kam përdorur thonjtë. Me turne kam punuar e punoj.

Në fund të fundit inxhinierët, arkitektët a shefat e zyrave ishin këtu para se të vija unë. Por dyert nuk m’i kanë mbyllur. Më kanë ofruar edhe shefllëkun veç me punë, me standartet sociale të karrierës, jo me skuthllëkun e mikut shqiptar. Me tarifën në dorë etj. Jam me fat që jam pjatalarës këtu, se sa kontigjent i atyre që hanë fara luledielli rrugëve të vendlindjes dhe mendojnë se kur do ikin, ku do venë, kush do i presi etj. A laj pjata? Po vëlla, por jam rob i Zotit, i lirisë time. Madje më i fortë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

2) Kurrë në Shqipëri nuk është diskutuar kaq gjatë, mbi zgjedhjet Amerikane se kësaj here. Ka ditë të tëra që studiot janë plot. Dhe për më tepër dërrmuese për faktin se një vend i ndarë juridikisht në pesë ngjyra, nga inatet personale të unit otoman, i degraduar ekonomikisht, i rrëzuar moralisht pasi akoma ka në krye institucionalistë të regjimit, debaton zgjedhjet amerikane. Eshtë tmerrësisht e dhimbshme kur shikon zellin si nga një komentues gjoja i majtë, ashtu dhe një gjoja po i djathtë, mbi palët me gjoja homologet në vendin me demokracinë më të konsoliduar. Të jeni të sigurtë, nuk keni asnjë lidhje. Nëse do kishit lidhje, sot studiot e Shqipërisë sfidës amerikane, pra zgjedhjeve do i kushtonin një orë punë dhe kaq. Koha tjetër do ishte mbi programet e suksesit nga ekonomitë e konsoliduara, nga demokracitë e tilla ku baza e progresit është rotacioni dhe balancimi i pushtetit.

Por kjo nuk ndodh. Madje as si shoqëri nuk keni asnjë lidhje. Këto janë të tjera çoka që u bien kokës. Nëse fiton Biden apo Trump nuk ka asnjë ndryshim. Biles më mirë kur fiton kundërshtari. Rotacioni është shëndet, por kujt ia thua. Nuk ka ndryshim për Shqipërinë për faktin e thjeshtë, pasi ne duhet të kuptojmë një herë e mirë se përpara se të na ndihmojnë të tjerët, duhet të ndihmojmë ne vetveten. Pra shkurt, mos u merrni me faktin se kush ka fituar, se kanë vjedhur votat apo jo? Por sheshoni problemet tuaja siç edhe bën shoqëria amerikane. Qoftë me masa, qoftë me studio, qoftë me ligj.

3) Cilat janë problemet tuaja? A mund t’i përmbledh në pak radhë? Asesi. Gangrena fillon kur një analist i/e majtë, quan dështim adresimin në gjykata të kundërshtarit që duket se po humbet. Në vendin tonë ky i/e majtë nuk i dhemb fakti që vendi i tij nuk ka gjykata. Por e shqetëson fakti që ai që po humbet zgjedhjet do i drejtohet gjykatës. E shqetëson sepse i dhemb ajo që po i prishet imazhi i fairplay-it amerikan. E quan absurde vjedhjene votës në Amerike dhe normale në Shqipëri. Dhe ky standart shqiptar është sa i ligjshëm aq edhe i moralshëm. Shkurt një neveri, një mendësi që nuk i duhet vendit. Zoti ju ndimoftë e t’i jashtqitni menjëherë se ndryshe regresi vazhdon. Ashtu sikur një i/e djathtë i bie gërrnetës mbi vjedhjet.

Mbi meritat e Trampit karshi Shqipërisë dhe Kosovës. E para Trampi na ngjiti pullë poste me vendet e lindjes së mesme, na cilësoi si vend mysliman. Na futi në atë shpurën e mendësisë që po na ha të gjallë, që akoma na mbyt në kalendat e botës si vend me përqindje të lartë myslimane. Ne bash bregu i mesdheut, një përzierje me adrelinë të theksuar si kur pimë raki, si kur debatojmë, si kur predikojmë Krishtin, Muhametin, apo dhe sektet e tyre. Aq sa harrojmë që jemi shqiptarë.

4) Amerika ka sot problemet e veta. Ato janë të shumta. Por marrin zgjidhje. Ne duhet të na shqetësojnë problemet tona, ato që kurrë nuk marrin zgjidhje. Duhet të na shqetësoj përshembull se si liderët tanë me paratë tuaja, të cilat i qarkullojnë me metoda tenderimesh, paguajnë shuma të majme për një foto me presidentin e Amerikës. Qoftë ky demokrat apo republikan. Duhet të na shqetësoj fakti pse jemi radhitur me zellin e të majtit të kulluar apo të djathtit kristal, respektivisht në Biden e Trump. Lërjani amerikanëve këtë zanat se e bëjnë shumë mirë. Sot të ngjisin në krye, nesër të zbresin poshtë. Po ne, a e bëjmë?

5) Tramp erdhi në pushtet me premtimin se do ta bënte Amerikën të madhe si koha e dikurshme. E madhe në kuptimin e jetueshmërisë jo gjeografisë. Pra punë me shumicë, para, ekonomi.

Një Amerikë që të minimizonte vrimat e zeza nëpër botë ku shkojnë shuma të konsiderueshme dollarësh, ku ndodhin konflikte ushtarake etj. Për më tepër që vendi prej kohësh mbante sytë tek krahu i punës nga Kina. Luftoi politikat sociale të paraardhësit etj. Që për konceptin kapitalist amerikan, janë si ato në vendet socialiste. A i bëri? Nuk ka asnjë rëndësi përgjigja. Ose ajo mund të jetë tek rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Por si t’ja bëjmë ne shqiptarët, kur dështimin e vet shtetari ia hedh atij tjetrit. Si përshembull Francës kur vendos veton e jo-së, Hollandës po ashtu. Dhe në zgjedhjet pasardhëse ky dështak fiton akoma.

6) Ky tjetri ka ardhur me premtime sociale që janë thuajse të natyrës së djathtë, për taksa më të forta dhe siguracione mjeksore më gjithëpërfshirëse. Vjen edhe nga tradita e Amerikës që vë dorën në plagë ku ka konflikte. Ne na duket se do zgjidhi një herë e mirë çështjen e Kosovës. Dhe ajo që të ngjall krupën këtë ide e suportojnë takëmi i nomeklaturës. Të ashtuqujturit gjoja të majtë në Shqipëri. Ku referuar viteve pas luftës së dytë botërore, qeverisjes së tyre, janë pikërisht ata që e dorëzuan pa kushte Kosovën. Sot atdhetarizmi është boria motorike e tyre. Dhe kjo ka vetëm një emër, neveri.

7) Si përfundim Shqipëria dhe shqiptarët duhet të kuptojnë një gjë, ajo çka na duhet nga Amerika është modeli dhe jo koha e djegur duke u marrë me Trump e Biden. Jo retorikat bajate dhe fyese që degradojnë deri në plane personale, deri në edukatën bajate shqiptare se kush je ti, sa di ti, kë ke lexuar, po ta them unë, ti gënjen. Apo zelli urdhërues pusho, mos më ndërpre se ta dhashë kokës etj.  Mund të dish shumë, mund të kesh lexuar shumë, por asgjë nuk ka dobi nëse nuk ka vullnet të mirë dhe liri reciproke mendimi. Asgjë nuk bën dobi nëse bëhesh palë me atë që do të poshtëronte edhe ty po të ishe në vendin e atij që po poshtëroni. Kurse për një shoqëri asgjë nuk ka dobi kur nuk dominon balancimi i pushtetit, rotacioni, e mbi të gjitha ligji. Me zë ulët po ua kujtoj se Amerika këto i ka, po ne a i kemi? Të fala me shëndet nga vëllai që lanë pjata…

43 komente në “Të fala nga vëllai shqiptar në Amerikë që lanë pjata”

    1. loni says:

      o mor plere kur thua problemet e tuaj,duke mos e futur veten e tij sikur vete nuk eshte nga shqiperia duhet te thuash problemet tona se edhe ti je pjes e ketij vendi plere,nqs nuk jeton ne shqiperi dhe nuk ndjehesh shqiptar kur thua shikoni preblemet tuaj,ik e mos na caj karin me moralet e karit qe na keni care karin kur rregulloheni vet personalisht vini dhe na jepni edhe mend dhe na beni moral duke mos kuntribuar asnjehere per kete vend qe quhet shqiperi,por karin na e cani si gjithmone me moralet qe nuk na hyjne ne pune,plere qe na cave karin me pjatat larese si shembull.

      1. Shenjestra says:

        O Loni,hajde Loni hajde! Ofendon pa gje te keqe me fjale me banale qe nuk mund t’a zere goja.Me kete tregon se je ti K… dhe jo ai qe thua ti.

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Ore pse i perdridhni fjalët e Babaramos sic u do qejfi (nuk kam simpati per te). Mbase titulli ishte pak agresiv, por fjala kyce ne ate artikull nuk ishte pjatalaresi, por fakti qe ne shqipetaret, edhe pse shumica atje jo te pasur,, mbështesim trumpin qe e quan pushtetin qe i është dhënë si personal, por edhe i cili mbron interesat vetem te te pasureve dhe atyre qe janë te lidhur me te, dhe jo te jemi patriote e te jemi ne mbështetje te njerit nga mbështetësit me te medhenj te çështjes sone shqipetare. Si gjithmonë jemi kaq mendjevegjel. Ndaj edhe greket, armenet etj kane diasporat me te fuqishme ne usa, se nuk harrojnë kurre nga janë si puna jone, qe dhe kur te dy prindërit jane shqipetare, u flasim fëmijëve ne anglisht, tu bo tarnallik. Jemi dhi e zgjebosur e bishti perpjete. Dhe ti z. Levonja nuk bën përjashtim.

  2. Refiku says:

    Ty vlla ta prifte Zoti mbare aty kv je .Ma mire pjatalares ne Amerike se sa bythlepires ,e gjobvenes i kazanit kt te ne.!!!

  3. Plaku Pa Mjeker says:

    Me ke merresh me gomare te veshur me kostume e kollare dhe makina te shtrenjta….?! Me ate mentalitet qe kane ketyre gomareve Evropa ju thote “Nuk i keni platesuar kushtet”

  4. tekniku says:

    Po te vish rryp ne Amerike,pa para pa arsim,dhe sidomos pa gjuhen angleze sigurisht qe pjata xo te lash dhe mbase halete hyjne ne punet e preferuara.Ata qe kane patur vullnetin e pershtatjes,shkolles dhe punes se palodhur sigurisht qe e kane gjetur vehten.Amerika nuk ecen,por vrapon,ritmi i jetes sidomos per emigrantet e rinj le pak vend per argetim.Kjo eshte e verteta sipas 24 vjeteve qytetari ketu.Sa per kalemxhinjte e Shqiperise dhe analistet medioker ata,ate pune kane,nuk dine te bejne gje tjeter me mire se baltosjen.Sa per Trumpin dhe trumpizmin koha e ketij eksperimenti mbaroi,shpresojme qe gjerat te kthehen ne normalitetin e zakonshem.

  5. Lul kastraveci pa fara says:

    Puna eshte nder e lavdi kemi thene dikur…
    Dhe ti me te tjeret mos u ofendo seose ka shume qe kane arrit suksese dhe ka shume qe kane ngel tyca dhe nuk dine nje fjale anglusht..
    Ka edhe shume qe jane fut botes krimit…
    Por por me mire pyesim alfred lelen qe nuk ja mbante bytha te punonte dhe erdhi te bej ham ham e te haj qyl
    Le te pyesim edhe grida dumen
    Le te pyesim edhe lulin me disa pashaporta ne xhep….
    Apo si lubonja e shume te tjere qe marin ndihme ekonomike andej dhe vijne ne Shqiperi te bejne ndonje lek nga partija…

  6. BG says:

    Me kete mendje qe ke ti pjata do lash gjithe jeten !????

    1. Mucguruja says:

      Perfundimisht emigrimi te qin nenen. Gurbeti si quhej dikur. Te ben te flasesh me vete me ze te larte. Pale ti fusesh edhe nje shkrim ne gazeta per ato qe mendon. Ke marre fund krejt.

  7. Ceni says:

    Me pelqeu pjesa e pare ku flitet per punen, per larje pjatash dhe halesh. Ky eshte thelbi i jetes, zhvillimit dhe mireqenies, PUNA. Shqiptari kur del jashte punon se nuk ka nga ja mban. Nuk ka shtepine e as pensionin e babes, duhet te paguash qerane e te blesh buken. Ketu nuk shkon ne cdo pune se na vjen turp nga njeri tjetri, jemi mesu te shesim dengla.

  8. Lik says:

    Do te thoja qe ne shqiptaret edhe ato qe lajne pjata jemi deri diku foduller dhe raciste kur vjen puna tek rracat e tjera si te zinjte,te kuqte apo te verdhet.. prandaj nje pjese e jona bejne tifo per Trampin.Kjo mua nuk me pelqen tek vetja !

  9. Mustafa says:

    Ky palla qenka “pjatalares” i qut. Ore palle, gjithe bota i ka syte ne Amerike, jo per pjatalaresit po per fuqine ushtarake dhe ekonomike qe ka. Kur teshtin amerikani ne Washington, ne Kosove, Bosnje, Maqedoni, Kurdistan, Siri, Ukraine, Moldavi, Gjeorgji, Taiwan, etj marrin plevitin brinje me brinje.

  10. from Shqiperia with love says:

    E di cka rri aty ne Amerike,se mire je vazhdo laj e shplaj nxirr ne diell e thaj.A ke ndonji artkll qe flet per arritjet e vendit tim parajsen nen lidershipin e Babe Rames e mos meer me legena te kazanit. E ven vesh ca pjerdh komentesi Idhirja p..s mos harxho ma pare me botwe ne kete gazete e me na sha babe Ramen

  11. Pensionist says:

    Shqiptaret e tv-eve, moderatore, analiste, specialiste, dhiplomate, sociologe, amatore, tifoze, pulatikane, dheputete, keshilltare, te djathte e te majte kete jave vazhdojne me llapaqenerine e tyre rreth zgjedhjeve ne SHBA. Jane me te vertete te padurueshem me ate kompetencen e nje te cmenduri se zgjedhjet i fiton Biden, zgjedhjet i fiton Trump dhe grindjet s’kane te sosur…
    Nje njoftim mbi rezultatet e dy kandidateve te nderuar, i transmetuar ne emisionet e lajmeve, do te ishte me se normale. Debatet e gjate dhe te stergjate, pa nderprerje, jo vetem ne nje stacion, por thuajse ne te gjithe sacionet televizive – nje kohe e humbur, kur mund te merren me shume nga problemet e mprehta, qe ka Shqiperia.
    Te merresh me problemet e tjetrit, kur vet je cope-cope, do te thote se je duke bere nje marrezi.
    Ne kete sens e gjykoj plotesisht me vend dhe te drejte shkrimin e z. Levonja. Me kenaqesi i them FALEMINDERIT!

  12. Tropojani says:

    BG ose me shqipe Bythe Grrisur : Ja edhe ngeli pjatalarres, pastrues, murrator etc. Cfare pune te prishi ty? Shume prej këtyre qe ti po tallesh ju shkojne femijet ne shkollat me te mira edhe jam i sigurt qe do jene dikush.Po ti kush do te te pjerdhi se kush je e sa leke ke me kete zemer , tru e shpirt? Qenke komplet koqe kandarri. Te fala nga nje pastrues ne New York.

    1. Viku says:

      Te flasesh me shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi dhe t’ju shpjegosh jeten ne USA eshte humbje kohe. Kush nuk ka jetuar ne USA nuk mund ta kuptoje dot kurre se si funksionon jeta ketu. Te gjithe bejne “kompetentin” dhe “te mbushin mendjen”. Ata do te vazhdojne te na ofendojne si pjatalares, pastrues, murator etj, por nderkohe qe ne vazhdojme dhe numerojme sukseset qe arrijme ne dhe femijet tane, ata vazhdojne te zvarriten dhe lepijne menderet e politikaneve. Puna ka krijuar njeriun (majmunet punuan dhe u kthyen ne njerez) dhe po ashtu po ndodh edhe kunderta, keta anal-ista qe nuk punojne por vetem brockullisin jane kthyer ne majmune! Shendet e pare!

  13. Tare TYTYJA says:

    O mikoooooo….
    Pse ke mbetur tërë jetën KOQE KANDARI ?
    Ik ore e pirdhu.
    Hajde këtu, jeto e puno këtu, e pastaj pirdh sa të duaç, për vehte e për ne, këtejza vatanit tënë.
    Kur jeni larga, jepni të tërë mënd.
    Kur jeni këtu, bëheni të gjithë bythë e sahan lëpirës.

  14. Agron says:

    Te lumte pena!!!!

  15. Dani says:

    Të përqafojë Ilir Levonja.Një të lumtë të madhe,këtu nuk është turp puna.Turp të ketë ai që sdi çfarë është puna

  16. tropoja says:

    ka lezet me pas shqiptar si puna e ktij qe lane pjata ne usa e gjithkah,duhet mu krenu me ta, e me te ardh marre me pas shqiptar si qeveritaret e dvin mafis bashke me halenistat e servilat e vet

  17. USA says:

    Ky haleja I Amerikes me emrin Ilir Levonja,nuk ka dite qe ne gazeten Dielli organ I ballisto zogisteve te vatres,nuk ka dite qe nuk sulmon qeverine shqiptare. L

  18. Emigranti says:

    Ja ke futur krejt kot jo qe nuk je ne Amerike dhe as qe lan pjata. Ne qe jemi atje i dime keto por jo ashtu si i thua ti. Mua me dukesh se genjen ne emer te ndonje gazetari kazanesh per te mos thene halesh, se perndryshe thuaje emrin dhe vendin ku lan pjatat se mbase ne qe na shorti te jetojme ne Amerike do vinim te shikonim e te ta qanim hallin , pse jo te gjenim ndonje pune me te paguar nuk ka rendesi se çfare…..

  19. Mucguruja says:

    Perfundimisht emigrimi te qin nenen. Gurbeti si quhej dikur. Te ben te flasesh me vete me ze te larte. Pale ti fusesh edhe nje shkrim ne gazeta per ato qe mendon. Ke marre fund krejt.

    1. Ujku Plak says:

      Duhet fole me Respekte per Emigrantet. E imagjinoni Shqiperin si do te ishte pa dergesat e emigranteve?

    2. Lenini says:

      Fiks, pasi thotë po ju pse jepni receta për Usa kur nuk e njihni fillojë vetë sëmundjen më të vjetër të shqiptarëve. Dhënie mendimesh falas sesi zgjidhet situata pa futur vetë duart në pisllëk.

  20. Jugu says:

    Pergezime autorit per shkrimin.
    Kush do qe ka ardhur ketu ne North America, fillimisht i eshte dashur te bej cdo lloj pune derisa eshte arsimuar duke u graduar ne nje profession te caktuar apo ne nje trade/zanat te caktuar. Personalisht ndihem me fat qe arsimi qe bera me ka dhen komoditetin te punoj ne nje zyre dhe te ndertoj biznesin tim profesional dhe te vendos veten ne pozicion te barabart me ata qe jan lindur ketu. Dhe keshtu njoh jo me qindra por me mijra shqiptare, qe jane profesionist dhe zanatcinj te shkelqyer dhe me te ardhura te konsiderueshme vjetore. Mund te them me te ardhura edhe me te mira nga shume nga ata qe jane lindur ketu me breza. Kuptohet me pune shume dhe komunikim social ekzemplar.

    Per sa it takon ceshtjes se zgjedhjeve autori e ka qare kur thote: “Rotacioni eshte shendet por kujt ja thua”. Ne Amerike eshte vendosur qe Presidenti nuk lejohet te qendroj me shume se 2 mandate. Une mendoj se ne vendet ish komuniste, Kryeministri nuk duhet te ket me shume se nje mandat se ndryshe ka vetem hajdutizem dhe harbuteri. Mandatin e dyte dhe te trete kan gjithe terrenin per te vjedhur.

    1. .!!! says:

      Nuk është e gjitha paraja ruana zot

  21. Xhulio says:

    Nje analize si ekspertize, te lumte.

  22. ABC KORCA says:

    1.Fitoreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee???????????????????????
    2.Qenke njecik rrote
    3.Or ti rrote kari e koqe kandari, or ti gjysem pjatalares e gjysem shef… shqiperia u njoh me kufijt e saj ne 1921-23.
    Ti o koqe amerikano-shqiptar a shqipo-amerikan,di ndonje vend te bote qe pas 1945-se nderroi kufijt?!?!
    Si pretendon mor kokrra e idioto-shqiptarit-te painformuar se “te majtet” do merrnin kosoven?
    Si pretendon mor idiot se te gjithe ata qe luftuan per atedheun shqiptar ne WWar2 ishin vetem te majte e jo patriot per ideale kombetare?!.
    Idotesi qyhet kjo qe ke pretenduar ose “tramp funs” qe prap te ben te barasvlefshem me nje idiot.
    4.Fitoreeeeeeeeeeeeeeeeee……..Gelltiteeeeeeeeeeeeeeeeeee….fitoreeeeeeeeeeeeeee!
    (merooooooooooooooo,mos na e prish festen me kesilloj shkrimesh)

  23. Konjak says:

    Zoteri , Levonja , e keni bere te mundur qe mendimi dhe arsyetimi juaj , te vije tek lexuesi –nepermjet shkrimit — ne farmen e bashkebisedimit vellazeror e tolerant , ku gjithsecili –lexues — te kuptoje dhe pervetesoje , ate qe i duhet dhe aq sa duhet . C’do njeri , kur e siguron jetesen e tij dhe families se tij , me pune te ndershme dhe me djersen e ballit , gjithkund dhe per kedo kerkon , regullsi dhe ndershmeri ; Kurse nje pjese njerezish , nga tradita apo nga gjenetika , kerkojne , rrembejne dhe c’fritezojne te drejtat dhe djersen e te tjereve . Ne , ndoshta nga pushtimet afatgjata , kemi fituar vese , te cilat tashm , jane kthyer ne tradite ; Vleresojme me shume pese lek te dhena nga padroni , apo nga krimi , sesa mijera , mga djersa e ballit . Kja , besojse eshte edhe arsyeja , qe i thurrim lavdi tjeterit , i tregojme c’far te thot e si ti thot , i servilosemi , ngjer sa palosemi ; Duke harruar hallet tona te shumta , nga ku , na mbiti varferia , injoranca e barbaria . Puna , mencuria dhe urtesia , te cojne ne perparim .

  24. k says:

    Pse lan pjata or mik,
    Servilosu ndonje politikani të hedhi ndonjë thërrime kur të ketë zgjedhje.
    Shit ndonjë qese drogë atyre qelbësirave italianë,francezë ose gjermanë
    dhe pastaj shko ke blloku me foristradën e re ti shesish pordhë “pasbuksave”.
    Mer ndonjë kushërirë apo vajzë lagje me force dhe nzirre ke semafori ti rrjepi lekët legenave.
    Vidh ndonjë bankë pasi të bëhesh drejtor i saj.
    Merr ndonjë dipllome fallco dhe bëhu prokuror apo gjykatës dhe rrjepe atë popull rreckaman.
    Atëherë do jesh i nderuar në shqiperi.

  25. XXXL says:

    Edhe ti koxha shum e gjatë e paske tjerrë s’të paska lëshu ende mentaliteti i Ballkanit me i ra shkurt e trup

  26. .!!! says:

    Nuk është e gjitha paraja ruana zot

  27. Ujku Plak says:

    Duhet fole me Respekte per Emigrantet. E imagjinoni Shqiperin si do te ishte pa dergesat e emigranteve?

  28. Skender Beu says:

    Ke shkrujt si ne kohen e “realizmit socialist”!!!! (qe shume komentues nuk e kuptojne, por as do lodhem t’jua shpjegoj ???. Normal qe ne amerike duhen dy pune te jetosh, prandaj te paska pjerdh fare nga trute. O rrush feste: po pse osmallia e ndau ne 5 pjes shqiperine?!?!? Laj pjata o kar* se ate ditke te besh.

  29. Ndroqi says:

    Ilir Sali Berisha Levonja me Vatren e kosovareve te Xhaferr Deves,kane mare angazhim te rrezojne,por da I hane mune, Edi Rames dhe qeverise shqiptare.

  30. likja says:

    Ua. Pjatalares ky kaq i shkolluar. Po te kishe kandiduar ne vend te Trapit, do kishe fituar o o i uruar.

  31. Moisi Golemi says:

    Ilir Levonja. Je krejtësisht tru i pjerdhur. I pashpresë.

  32. Naser says:

    Një çikë hipokrite dhe ironike më duket që të kritikosh të tjerët pse mirren me analiza politike nëpër studiot televizive e në anën tjetër t’a bëshë vet këtë gjë edhe pse je pjatalarës…

  33. emigranti says:

    o zoti levonja dhe ti e dredh sipas situates si duket kush te paguan me shume me ate behesh ne e dime kur erdhem ne amerike nuk e gjetem bace me lule nje here kritikon dhe nje shane. TANI gjithe komunistat jane bere demokrate kjo eshte fatkeqesia e shqiperise

  34. artis says:

    Z.Levonja urime për shkrimin,të shpresojmë që ky shkrim tu ndryshojë mentalitetin Shqiptarëve që nuk e dinë që suksesi në jetë arrihet me shumë punë dhe jo me llafe ….????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje