Histeria: Pse po përleshen shqiptarët kaq toksikisht për Biden e Trump?!

7 Nëntor 2020, 17:33Blog TEMA

Nga Ylli Pata

Një histeri dhe tension vërtet i nivelit të lartë ka sjellë në opinionin publik shqiptar çështja e emocioneve në lidhje me zgjedhjet amerikane.

Sharje, akuza, nerva dhe emocione negative me një frenezi të pandalshme po shoqërojnë në rrjete por edhe në televizione debatin me Trump apo Biden.

Dhe ç’është me e çuditshmja është toni i lartë i përgjigjeve ku nuk mungojnë fyerjet dhe sharjet e forta për cilin do që ka prekur emocionet e njerëzve.

Ndërsa të enjten në Open, 4 gjirokastritë qytetarë, pjesëtarë të familjeve të njohura të qytetit: Kokalari, Fico, Babaramo e Harxhu u përleshën në studion e emisionit të Eni Vasilit, ku nuk munguan edhe tone përplasje të forta.

Por duket se ajo që ka sjellë një reagim që nuk ndalon ka qenë shkrimi i Babaramos për çështjen Biden apo Trump, ku gazetari ka vendosur një titull provokues, ndoshta edhe për të krijuar një impakt në rrjet. “Për trampistët e Tiranës dhe të djathtët që lajnë pjata në Detroit”, e titulloi Babbaarmo shkrimin dhe ka marrë një vëmendje shumë të madhe kryesisht nga shqiptarët e Amerikës.

Të cilët në pjesën më të madhe të tyre në komente duket se janë mbështetës të Trump, por i kthehen gazetarit me fyerje e sharje pafund në një gjuhë të frikshme rruge e nivel skandaloz edukate.

Vërtetë titulli i Babaramos mund të ketë nota diskriminimi apo fyerjeje, por bullizmi i kundërpërgjigjeve nga mbështetësit e Trump janë pa fre.

Dhe pikërisht ky është edhe fenomeni shqiptar i asaj situate polarizuese që dominon prej kohësh në SHBA mes përkrahësve të Trump dhe kundërshtarëve të tyre.

Sikur është çliruar apo hapur një gropë “septike” e nivelit më të ulët të përgjigjes njerëzore.

Një urrejtje, mjedis toksik i këtij mllefi njerëzor për një gjë që nuk na përket, apo nuk është pjesë e përditshmërisë sonë, merr si përgjigje thjesht një pakuptueshmëri për këtë “uragan urrejtje”, ku shqiptarët përleshen me njëri-tjetrin për Trumpin apo për Biden, kur ky debat ja vlen të bëhet me argumente dhe qetësi se kush mund të jetë më i mirë për ne.

Mediat serbe për shembull, ku disa prej tyre nuk e kanë fshehur preferencën për Donald Trump, gjithsesi kanë analizuar edhe variantin se sa ndikim do të ketë fitorja e Biden.

Dhe këtë e kanë bërë me argumente të ftohta, e ku nuk është parë një nivel i tillë përleshjeje në rrjetet sociale.

Në fakt, këtu kanë ndikim edhe palët që e zhvillojnë këtë debat në syrin e opinionit publik; këtë debat nuk duhet ta bëjnë me tone pasionale si debatin politik mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri.

Duhet pak fresk për kokat e nxehta që helmojnë ambjentin, pasi një fjalë e tyre provokuese apo e rëndë shërben vetëm si shkrepse në ajrin e hidrokarbonizuar si pasoje e fosileve që janë kaplbur në këtë vend…

11 komente në “Histeria: Pse po përleshen shqiptarët kaq toksikisht për Biden e Trump?!”

  1. Korabi says:

    Ngjarje historike per kombin shqiptar,Joe Biden u shpall presidenti I 46 I USA,vecanerisht shqiptaret e Kosoves duhet te festojne se shpetuan nga nje president qe I konsideronte myslyman te ngjashem me ata te lindjes se meme,dhe se mund ti genjente me Karamele, kujtoni takimin e 4 Shtatorit ne Washington.

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Hahahaha,cfare thu mer gyzel i piset,Biden pro suniteve!?
      Pyet me mire babe Doganin se c’thote amerikoni per sunitet turq, birazeret tuaj…….

      1. pjeter says:

        Ha ha ti mbatije pastaj shorehu,tani e dime mire,ke rracionin qe te duhet ta konsumosh.

  2. NYC says:

    Kokalari eshte femer idiote

  3. Lanabregesi says:

    Me ne fund dite zije per Serbin,iku nje pro serb I kamufluar,dite feste per shqiptaret e Kosoves.

  4. demokrati says:

    Eshte “perleshje” per voten e lire.Mund te duket patetike por nje emigrant kuban qe u largua nga Kuba e Kastros tha” Amerika eshte shpresa jone e fundit, nese demokracia amerikane bie ne nuk kemi ku te shkojne,kjo eshte shpresa jone e fundit.Kjo eshte edhe dilema e shqiptareve ne Shqiperi, Nese bie institucioni i zgjedhjeve ne SHBA kush do te jete arbiter? greta nga suedia ?

    1. anticensurë25642654 says:

      jo demokrato,nuk e pranojmë gretën pri suedie,por trampi duhet të jetë patjetër!!
      sepse asi e njeh ai demokracinë nuk e njeh kush!!
      ai pranon gjithnjë fitoret e tij dhe asnjëherë ato të kundërshtarit tëtij!!bile asnjëherë dhe këshillat e këshilltarëve të tij!ai bën atë që duhet të bëjë një politikan demokrat,ndërro këshilltarët deri sa ata të thonë “ne i këshilluam presidentit atë që deshte ai”!!
      prandaj o demokrat si sali berisha,duhet të jetë trampi ai që duhet të jetë arbitri i demokracisë dhe jo ajo fëmija greta pri suedie!!ajo duhet futur në burg e i duhet prerë koka sepse po përpuqet të jetojë në një botë më të mirë!!

  5. Perseri une says:

    Palaco gazetar:
    Ke ngateruar rradhen dhe sirane. Shqiptaret e Amerikes ne shumice gjithmone kane qene per Partine Demokratike. Kjo ne mentalitetin Amerikan nuk do te thote qe ata kane te drejte ose jo E drejta e tyre eshte po kaqe e barabarte sa edhe e drejta e atyre qe mbeshtesin Partine Republikane. Eshte e tepert te te spjegoj ty se si njerzit mendojne ne menyra te ndryshme ne kushte te ndryshme.
    Ne rreagimin tim per Babaramon une shkrova se shkrimi I Babaramos eshte si nje qyp me mjalte qe ne krye ka nje shtrese muti. Une ishja dakort me veshtrimin e tij se si Bajden do ishte me mire per Shqiperin..etj..etj Une shkurt dhe sakte thashe qe shkrimi eshte shume i mire por neqoftese I hiqet titulli. Babaramo. por edhe ti te rritur ne ambjente te vogla dhe te toksikuara, mendoni se keni te drejte qe te ofendoni te tjeret qe mendojne ndryshe. Me e keqja eshte se kur merrni pergjigje te qyteteruar nga te ofenduarit ju kaloni ne ofendime te tjera. Praktikisht ti ne te tereve qe diskutam ne ate forum na quan histerike….Kesaj I thone “a doni me per Belulin”. Keni mbetur te vegjel ne mendje dhe ne shpirt. Dhe kur mendon qe ata qe keni mbetur ne Shqiperi dhe shkruani per te na dhene ment jeni ‘elita” e intelektualizmit shqiptar! Me kemgulje te habitshme kerkon prape sherr me shqiptaret e Amerikes! Po te kujtoj qe Bajdeni ne fjalimin e tij tha se do jete President jo vetem per ata qe votuan dhe per ata qe nuk votuan. Cuditem se si Bajden nuk I quajti mbeshtetesit e Trampit histerike, ashtu sic ti me quan edhe mua qe votova per Bajdenin por vetem reagova ndaj shkrimit te Babaramos se ai nuk ka te drejte te ofendoje me tituj percmimi “pjatalares te Detroidit” apo “Trampistet e Tiranes” njerezit e thjeshte qe mendojne ndryshe. Per kete ti gazetar(me fal se nuk ta di emrin) duhet te kuptosh se njerez te tille me prirje te theksuara rraciste dhe diskriminuese per te tjeret nuk pranohen ne Amerike. Ata nuk jane te mirepritur ne Amerike as per te lare pjatat apo pastruar halete. Lavdi zotit qe shoket mij qe me mungojne aq shume, jane ku e ku me mentalitetin tend prej mesjetari!

  6. George says:

    Shqiptaret zihen mes vedit ne te gjitha shtetet e botes sepse:
    *Ka patriote shqiptare dhe mercenare shqiptare;
    *Ka qytetare shqiptare dhe maloke shqiptare;
    *Ka demokrate shqiptare dhe udebashe shqiptare…

  7. Salbeu says:

    Pse përleshen Shqiptarët për Tramp apo për Biden? Përgjigja është e thjeshtë se janë RROTA KARI. Sepse shekuj të tërë për të tjerët janë përleshur . Ndaj dhe u katandisën trojet Shqiptare vetëm 28 mijë km katror.

  8. nkolla says:

    Ore gazetar shqiptaret e kulturuar nuk kane perse zihen nese fitoj apo tramp ne amerike. Po ti mos merr ne konsiderate shqiptare te tille si kengari ndoci e soj i tij. Ata vetem shqiptare nuk jane. Po vidhen votat ne amerike thoshte ndoci, a thua se ai ishte antar apo kryetar i komisionit qendror te votimit ne washington, ne kohen qe ate e sojin e tij as nuk e ve kush ne pulle dhe nuk e di perse media e interviston!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje