VIDEO/ Rama: Ofertë dhe perspektivë e re, së shpejti rruga që lidh Tepelenën me Himarën

9 Nëntor 2020, 08:50Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar një video nga kantieri i rrugës që do të lidhë Tepelenën me Himarën.

Shefi i qeverisë shkruan se aksi nga Gusmari në Kuç do të sjellë një ofertë të re për turistët dhe një perspektivë të re për zonën përreth.


MIRËMËNGJES dhe me kantierin e rrugës së re turistike, prej shumë dekadash e shumëpritur, nga Gusmari në Kuç që së shpejti do të lidhë Tepelenën  me Himarën, duke krijuar një ofertë të re për turistët e njëkohësisht një perspektivë të re për zonën e mrekullueshme malore mes këtyre dy pikave, ju uroj një javë të mbarë.

 

2 komente në “VIDEO/ Rama: Ofertë dhe perspektivë e re, së shpejti rruga që lidh Tepelenën me Himarën”

  1. Doriani says:

    O Klos, ti ke qene kryetar i sherbimit sekret. Po ke te dhena qe kompromentojne Berishen, nxirri. Lere cfare thote media. Perndryshe ik. Mos na fol si politikan se me politikanet jemi ngopur.

  2. STUDNA says:

    MIREMENGJES
    Zoti Balla duhet tja kujtoje Kryeministrit Rama qe ka nje investim ne rrugen Librazhd-Peshkopi qe po nuk u asfaltua ka dy pasoja te renda
    1- Ajo rruge do te mare edhe shume jete njerezish edhe me shume seç ka mare deri tani
    2- Investimi i kryer per zgjerimin e rruges dhe gjithcka e bere deri tani (para 7-8 vitesh) do te shkoje kot dhe do te duhen edhe disa mil euro per ta risjedhe ne gjendjen fillestare.
    kujtojme se ky aks eshte ndoshta i vetmi aks qe lidh dy qarqe fqinje qe eshte ne gjendje skandaloze dhe po krijon veshtiresi serioze per banoret e atyre zonave pa permendur faktin qe nje nga fshatrat e asaj zone (Stebleva) eshte pjese e projektit te 100 fshatrave turistike .Me rrugen ekzituese ku vetem traktori kalon eshte e paimagjinushme te flitet per turizem. RRUGA eshte e vetmja kerkese nga banoret dhe PREMTIM I PAMBAJTUR I Qeverive Zoti KRYMINISTER rregullojeni edhe kete rruge TE LENE RRUGEVE NGA PARAARDHESIT TUAJ. Tenderi per mirembajtjen e ketij aksi ka shkuar ne drejtim te paditur .Kush ka mundesi le te beje nje investigim per sa me siper JU LUTEMI MEDIAVE SERIOZE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje