Puthini duart Bellanicës dhe mbathjani në shtëpi, zotërinj!

18 Nëntor 2020, 15:27Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Po shihja një film ditët e fundit mbi heroizmin e dy ushtarëve, djem të rinj në Luftën e parë botërore.

Duhet të shpinin një letër në një divizion tjetër, për t’u thënë të prapseshin nga ideja e një sulmi mbi armikun, se mund të bëhesh gracka varrmihëse e vetë sulmuesve.

Një ngjarje e thjeshtë, që regjisori e ngriti në art dhe mori çmim “Oscar”.

Sot çdo njeri, qoftë edhe fëmijë e di, se, duke treguar me gisht viktimat e Masakrës së Recakut, ambasadori amerikan Uollker dhe dëshmia e tij, u bënë dhe një nga shkaqet zyrtare që përligji sulmin e Perëndimit mbi Jugosllavinë. Ishte një akt akoma më i thjeshtë se ai i filmit. Kjo është kultura e perëndimit. Marshon përpara, në dukje me shembuj të thjeshtë, por në thelb të jashtëzakonshëm.

Akti i Bellanicës është më i madh se ai i filmit që tregova dhe shumë herë më i madh se ai i Uollkerit. Është masakra, ndoshta më e madhe, pas Vukovarit dhe besoj historia më rrëqethëse që e ka fillmuar një njeri i vetëm, brenda vetë ngjarjes. Asnjë studio a regjisor i njohur a i panjohur, nuk do të kishte një lëndë jetësore kaq të mahnitshme për ta zhvilluar. Prapa Uollkerit ishte gjithë një botë, prapa Bellanicës një terr i madh dhe gjithë një botë kundër…

Për mua, heroizmi i tij është më i madh se i batalioneve a brigadave të tëra ushtarake. Besoj se, nuk ka shembull të ngjajshëm dhe i ngjan thjesht Maratonomakut, që Noli e përshkruan aq bukur. E pashë Bellanicën ashtu të mpakur në studio, nga mosha a vuajtjet dhe dallova edhe nënqeshjet e palëve. Edhe pak edhe do t’i vërviteshin ta tallnin, megjithëse nën të folurën e ndjeja se dhe atë po e bënin.

E shikoj ashtu, në studio, të mpakur dhe mallëngjehem kur thotë që flet me të vdekurit

Ajo që po shkruaj më poshtë, nuk ka bëjë fare me sherrin banal të ditëve të fundit. Ndjej neveri nga të dy palët, që tallen me njëri-tjerin në emër të një patriotizmi të rremë. Në këtë maskaradë ku po merr pjesë për fat të keq, shtypi i majtë dhe i djathtë, i futur në llogoret e njohura, më duket po aq e neveritshme të thuash kush ka faj e kush ka të drejtë. Për vete, më mjafton titulli i artikullit, për të gjykuar të majtët dhe të djathtët.

Hë, qerrata… Në stilin e Hoxhës, si dikur… – Thellohu, thellohu. Na thuaj, çfarë bëre me kasetën. E shite nja një meleon dollarë? Ja u dhe serbëve…
Mua të më akuzoni ju? – ua kthen Basha? Unë, mor maskarenj, jam nip Kosove…

Puna e kasetës, nuk ka lidhje me atë që thonë të majtët dhe të djathtët, Rama apo Basha. Vetë, besoj një gjë të thjeshtë.

Imagjinoj që dhe sot e kësaj dite, nëse do të kishe atë kasetë dhe ta shfaqje në çdo gjykatë a studio, do të mjaftonte të kuptoje jo vetëm, pse ndaj Kosovës, nuk bën dot asnjë gjyq, jo tani, jo nesër, po asnjëherë.

Serbët e dinë më mirë se ne këtë dhe çfarë simbolizon gjesti. Kanë ngritur një përmendore të madhe dhe i vijnë vërdallë si turma të çmendurish cdo vit edhe pas 600 vjetëve, një historie që një zot e di sa e vërtetë është.
Ndaj krerëve të Kosovës, mund të bëje a bësh gjyq, vetëm nëse ata pas luftës, kanë bërë ato që akuzohen. Në këtë rast, ata do të ishin më të këqinj se Hoxha, që pas lufte a në prag të mbarimit të saj, pushkatoi dhe shpronësoi njerëzit më të pasur të vendit. Po dhe ai u justifikua me ca copa letrash, që po u merrte arin e gjyshërve, si tatim fitimi të luftës. Natyrisht, është genocid i pastër, që ende po e vuajmë dhe akoma nuk po zëmë mend.

Kur Basha thotë, që unë nuk isha në sektorin që mblidhja të dhëna për krimet e shqiptarëve, i jap të drejtë. E kur thotë që mblidhte fakte për krimet e serbëve, përsëri e besoj njëqind për qind. Dhe kur thotë që, nuk e njihte a kishte takuar Bellanicën, përsëri e besoj njëqind për qind.

Natyrisht dhe habitem që si ka mundësi të mos ketë dëgjuar ky njeri, për një krim që është më i madh se i Reçakut e që e ka dhënë BBC-ja, bashkë me emrin e Bellanicës. Po dhe këtë e kuptoj. Besoj se 25-vjeçari Basha i asaj kohe, moskokëcarës si të gjithë të kësaj moshe, i zoti në përkthim, ishte ambientuar si çdo i ri, që pas një pune të paguar mirë, t’i harronte të gjitha e të shijonte nga pak qejfet e ditës. Apo t’i bëheshin rutinë. Në këtë sens, nuk i vë faj.

Problemi qëndron tjetërkund. Si ka mundësi që për këtë kasetë, përveç BBC-së, nuk u interesua njeri ta kishte në sirtarët e shtetit? Si ka mundësi që as shteti shqiptar dhe as ai i Kosovës, më vonë, nuk u mor seriozisht me të. Siç thashë dhe më sipër, është masakra ndoshta më e madhe, pas Vukovarit. Çfarë bëri apo bën klasa politike e Kosovës dhe e Shqipërisë?..

Kjo kasetë duhet gjetur dhe tani, dhe i duhet treguar botës. Dhe jo vetëm dy minuta. Nuk ka rëndësi që e ka OKB dhe Haga donte t’ia tregonte Millosheviçit, po ky vdiq. Kaseta është një nga dokumentet e përjetshme dhe një nga talismanët më të çmuar, për t’u treguar gjithnjë fqinjëve për distancën që duhet të mbajnë, deri sa të pranojnë të kërkojnë falje.

Megallomania e klasës politike kosovare dhe asaj shqipare, nuk merret me të tilla gjëra, që janë gjërat më të rëndësishme të shtetit dhe kujtesës së tij, besoj që ka harruar se ekziston kjo kasetë, pale të merret me të. Nuk do të habitesha që, ashtu si Basha edhe Thaçi, apo të tjerë, të ngrinin supet e të thoshin se, nuk e njihnin Bellanicën.
Megjithëse mendoj, se avokati më i mirë për Thaçin dhe ata që përballen, sot do të ishte Bellanica dhe kaseta e tij. Do t’i mundte me lehtësi gjithë prokurorët a studiot ligjore të Hagës.

Po a e ka Thaçi, këtë kasetë? Po të mbajë mend Bellanicën, mund të mbajë mend dhe kasetën ku është. Nuk po bëj ironi e më intereson jo aq shumë fati i individëve, por atë që ata simbolizojnë.

Më vjen t’i pyes të gjithë me radhë, Thaçin, Ramën, Bashën a këdo në kupolën këtu dhe atje. Ore,.. mirë atëherë, po tani? A dini gjë, kush e ka kasetën nga ju? A dini gjë, ku ndodhet? Është gjëja më, apo nga më të rëndësishmet e shtëpisë sonë shtet, apo vetë kombit.

E kuptoni ku kemi rënë? Edhe tani, nuk do të kujtoheshim nëse nuk do të na duhej një copë rrugë për të bërë propagandë. Sepse, siç thotë Basha, akuzat bëhen në kohë fushatash për këtë gjë dhe sapo ato mbarojnë, e lënë në hall të tij…

Më vjen të them, fort:

Të majtë e të djathtë. Puthini duart Bellanicës dhe zini shtëpitë. Atdheu, nuk ka pse ju do.

44 komente në “Puthini duart Bellanicës dhe mbathjani në shtëpi, zotërinj!”

  1. ???????? says:

    Të lumtë !

    1. Ilirjan says:

      Ku eshte kaseta pyet? Po ja, sa e morì Luli, si i ri qe thua ti, 25 vjecar i dhene pas qejfit , mendoi te beje ndonje lek si gjithe shqiptaret e asaj kohe. Si vjehrri e vjehrra e tij tek Vefa. Ua dha atyre qe paguan me shume, qe ishin me te interesuarit per ta patur ate kasete/thesar. Dhe keta sic thote Nazarko, nuk ishin shqiptaret, sepse shqiptaret as qe e vrane mendjen, por ishin ata qe kishin kryer aktet Serbet. E tani, cfare, mendoni se Luli do tu jape leket mbrapsht? Te rishese vilat e te rimarre kaseten?

  2. Shefkiu says:

    He me te lumte pena, kesaj i thone te kesh fe dhe atdhe!

  3. Lan XHABIJA says:

    Të lumtë, vetëm të lumtë, mëndja dhe dora.
    Fjalët e tjera, janë tepër.
    Meriton respekt deri në përulje, për sa ke shkruajtur.

    1. Pensionist says:

      Nuk e marr shume vesh kete Nazarkon!
      Bellanica flet shqip! Ai flet qarte dhe tregon me gisht, me ze te paster dhe eshte vet i vemtmi autor i regjistrimit te masakres serbe dhe kaseten origjinale ia ka dhene lulzim bashiçit!
      Ç’hyn ketu Rama, e majta, e djathta dhe Enver Hoxha?!
      Enver Hoxha ua mori floririn bejlereve dhe agallareve te Turqise dhe beri investime per te gjithe vendin, nuk i mori per vete dhe familjen e tij. Eshte e ngjashme sot me OFJ.
      Parate e krimit, parate e pajustifikuara te sheikeve te “demokracise” i kalojne arkes se shtetit.
      Luli dhe ti si gazetar, si keshilltar i presidentit, perse nuk jeni interesuar per videoregjistrimin e masakres serbe ndaj shqiptareve. Eshte ne kembe deshmitari okular i ngjarjes , i nderuari dhe heroi i Shqiperise dhe i perjetimit te masakres, zoti Melaim Bellanica. Perse nuk shlon ta takosh, por ben kaçurrel me fjalen. Ne te dhimbset luli, shkoji ne shtepi dhe ngushelloje!

  4. Lik says:

    Te lumte o Shpetim! Bellanica ka bere akt heroik me shume vlere dhe ajo laraska Vasili lejoi ta tallnin dhe ta nxirrnin genjeshtar rruspie te politikes dhe medias shqiptare .

  5. Niko says:

    Nazarko, rrofsh që shkruan dhe flet .
    Je vlerë për vendin .

  6. Prend Dedja says:

    Z.Nazarko je i drejte ne gjykim por heroi Bellanca krahas kasetes qe xhiroi ne ate tmerr ngre dhe nje akuze direte duke vene gishtin te Basha dhe ketu duhet te filloi kerkimi i atij dokumenti filmik,me duket se e perkedhelur bashen duke shperndare pergjegjesin per fshehjen,shitjen e saj.
    Nuk jane pa faj dhe te tjeret po mos vendos shenjen e barazise.
    Heshtja e bashes eshte e rende

  7. betixho says:

    BRAVO SHPETIM.KËJO ISHTE E DOMOSDOSHME,DHE TI E KREVE.DY DITE ME PARË THEKSOVA NË KOMENTIN TIM:
    Betixho per Bellanica
    15.11.2020
    Gazeta Tema
    “JA MERRENI ME MEND TE DASHUR SHQIPTARE KETEJ E MATANE KUFIRIT:HEROIN E LUFTES ÇLIRIMTARE TE KOSOVES MILAIM BALLANICA,SEPSE AI ESHTE NJE HERO-APO KA NONJE KUNDERSHTIM- SIKURSE LUFTETARI ME ARME NE FRONT, ESHTE EDHE KAMERAMANI NE FRONT,BILE,NE KUSHTE ME TE VESHTIRA,PRA KETE HERO! SHIKOJENI SI E KANE KATANDISUR,SIÇ E POHON EDHE VET,NE MJERIM.JA KETA JEMI NE DHE DUKE HARRUAR HEROIN DHE DETYRIMIN TONE,DOMETHENE TE SHOQERISE DHE SHTETIT NDAJ KETIJ HEROI,TANI QE NE NA NEVOJITET EDHE NJEHERE TE DYTE SQARIMI DHE GRINDJA MES NESH NUK KUJTOHEMI ENDE PER TA PARE BELLANICEN SI HERO,POR I KERKOJME HALA PA PIKE TURPI TE NA JAPE MATERIAL QE AI NA I KA DHENE NJEHERE,E KA KRYER DETYREN E TIJ,DHE DUHESH TI JEPNIM KURORA DAFINE,POR JO!, NE AS E ZEME NE GOJE KETE PJESE TE SPIKATUR TE HISTORISE SONE,SEPSE KEJO ESHTE HISTORI E LUFTES E STAMPUAR NGA DOKUMENTI QE NA KA LENE HEROI MILAIM BELLANICA.E KESHTU PRA, KESHTU NE NUK NDERTOJME SHTET.NUK ESHTE VLERESUAR AKTI I TIJ HEROIK PRANDAJ EDHE DOKUMENTI BAZE KA HUMBUR-DOMETHENE E KANE HUMBUR-SE FUNDJA “KUSH ISHTE AI QE NA DHA KASETEN’?ASKUSHI DHE SHTETI NA DEL ASKUSHI.S’KA SHTET S’KA AS INSTRUMENTA QE NDERTOJNE SHTET.”
    BRAVO SHPETIM NAZARKO QË I DHE VEND NË HISTORINË E FRESKET TË KOSOVËS KËSAJ VEPRE MADHORE TE HEROIT BELLANICA.ATY, TË AI VËND KU JANË MASAKRUAR 245 KOSOVARË NGA KRIMINELET E MILLOSHEVIÇIT DUHET TË NGRIHET PERMENDORJA E MADHE E KRIMEVE SERBE ME NJË SY VËZHGUES QE DO TË JETË SYRI I HEROIT BELLANICA.

  8. qazim says:

    Bukur i ke thene or mik,Bellanices duhet ti puthin duart per ato filmime qe ka bere ne ate kohe te tmerrshme. Eshte shume e rendesishme te gjejne dhe publikojne ate kasete e te vleresojne maksimalisht Ballanicin qe e filmoi ate ngjarje. Turp per ata qe kerkojne te injorojne kete hero.

  9. Ard says:

    Shume i sakte,por kujt ja thua,asnje politiqen nuk e ka mendjen te hallet e Kombit ,e kane mendjen si te fshehin pasurite qe i kan vjedhur popullit qe do vej ti votoj perseri.

    1. Diktat says:

      Po i shérben berishês o gazetar ! Luli nuk e vodhi kasetên se ishte “axhami” dhe deshi té bénte lekê por zbulo se kush e eméronte shokun e argités sé saliut nê kéto zyra ku mbldheshin fakte dhe prova kundra uçk dhe luftés çlirimtare ! Até kaset e mori berisha pér llogari té serbve ! Mjafton té shikoje te Open se si dy b.lépirsit e sali berishês trajtonin dhe ofendonin heroin kosovar té filmimeve pêr tu bindur se ku ka shkuar kaseta ! Turp i madh pêr gazetarét shqiptarê qé lejojné njê jargavec , zorrén e b…se saliut, farén e keqe,balliun, té mbêshtyjé heronjté si bellanica ! Turp se si kjo vemje majmet né kurriz té shqiptarve !

  10. Dani says:

    O nazarko nuk ve dot nderin dhe drejtesin per sa koh vet je i pa drejt , per sa koh nuk do thon te verteten shqiptaret mbi Enver Hoxhen dhe luften e dyt , kurr nuk do bejn hajer dhe nuk do hecin perpara , Enveri Nazarko vrau kolaboracionistet tradhtaret e atdhrut qe ne bashkepunim me pushtusin ben krime ne popull , Enveri çpronesoj hajdutet e kohes zogut qe ishin njesoj si kta hajfutet e politikes sot e 30t vjet , mos thuaj vrau intrlektual Enveri , se shoket e saliut lulit vrau dhe kta intrlektual jan panvarsisht se jan agjent te serbis dhe kan marr me qaf jet njereish , kur i fal tradhtaret dhe tradhtin e quan strategji zoti Nazarko je njish me tradhtarin atdheut dhe agjentet e serbis ne kte rast , hiqeni kompleksin e Enverit Se duke u munduar qe ta shani dhe kur ka patur te drejt ai , kaloni ne drejtim te paditur dhe e humbni thelbin se vertetes , se çfar vrau lufta klasave hajde ta diskutojm , amo sa per bashkpuntoret e nazifashizmit zogistoballistet ata plumbin meritonin pavarsisht se ti vjen nga familje balliste , se ishin tradhtar te deklarum , po nuk pranove kte nuk del dot i vertet ne ato qe tregon .

  11. Tani says:

    E shfajësove Bashën bravo, po ndërgjegjen të qetë e ke?

  12. aleko says:

    Bravo …kejo eshte e gjitha.Politikanet edhe kesaj here merren vec me pushtetin dhe as duan te dina per cfaredo masakrash kane bere serbet…kejo eshte fatkeqesia jone prej 30 vitesh qe keta politikane te shpifur prej 30 vitesh po i sakatojne dhe po u marrin shpirtin dite per dite shqipetreve..

  13. xhemal says:

    po ceshte ky shkrim o nazarko.
    cdo ngjarje ,cdo pune ,veprim ka gjurmet e saj ka njerezit qe e jetojne. e dokumentojne ,tregojne ka deshmitaret e ne rastin konkret te gjallet e te vraret ,ekzekutoret e vuajtesit .nuk ka nevoje ti vime anash.shkurt kaseten thote ai qe e ka bere e ka.lulezimi.c’hyn ketu shteti ,partia .po ti kerkon ta kesh mire edhe me ata ,edhe me keta.kjo eshte filozofia e bashkepunetoreve te nazifashizmit gjate luftes ncl diten thoshin se do luftonin pushtuesin ?e naten futeshin ne strehen e tyre.ku ka tragjedi kombetare ka edhe pergjegjesi individuale si ne rastin e kosoves po ketu pergjegjei ishin regjimi shovinist serb e hitleri i jugosllavise miloshevici e tere grupimi i tij nazist.gjyqi i hages eshte per mua nje krijese e cudicme qe kurre ska ndodhur.zakonish jane gjykuar pushtuesit ,jo clirimtaret ,luftetaret e lirise.pse eshte nje gjykate e cudicme duket edhe sjellja e lulezimit jashte llogjikes.nje misionar i drejtesise nuk fshihet nga e verteta ,thote kam punuar ne filan vend e kam bere kete pune pa treguar ndoshta ato gjera qe nuk thuhen se keshtu jane rregullat ligjet.duhet ti pergjigjet edhe milaimit e te shprehet nese e ka kaseten e nese perdoret nga drejtesia nderkombetare.une mendoj se luli fsheh shume gjera.ne misionin e tij ka punuar me vajzen e ish kryeministrit e cila mban heshtje varri.me gruan,me kunatin.edhe futja e tij ne politike eshte nje mister .gazetaret mund te hetojne me shume se kane mundesi pse ka shume kocidenca.jane shume ngjarje te tjera qe nuk jane te rastesishme ne jeten politike te lulit
    vazhdimi nga ana e tij i vijes saliste per shtetin,politiken,ekonomine ,mardheniet nderkombetare,drejtesine etj tregon se eshte nje i mbajtur peng nga e kaluara jo shume e larget.

  14. Zani says:

    Kaseten e ka Sali Berisha! Kur e ka ky, e ka edhe UDB-ja e Serbise!

  15. Maksi says:

    Dani, bravo ???e ke thene fiks. Kam pas patur respekt per kete Nazarkon, por nuk e dija qe paskesh qene nje palaco! Turp per kete anal(i)st!

  16. Ti he tamam si Konica Faik says:

    Nazarko,edhe ti si te gjithe analistet tane (ne Republiken e Shqiperise)qe duan te kene nje dore ne bakllava e nje dore ne revani.Te bej nje pyetje te thjeshte:C’lidhje ka Rama me kaseten,apo me kohen per te cilen diskutohet??? Lidhje kane vetem ata qe jane angazhuar ne nje menyre apo tjeter,per “arsye te ndryshme” ne kete kohe per kete ceshtje qe diskutohet.Rama me te drejten dhe detyrimin e tij i kerkon Bashes te sqaroje pozicionin e tij per kete ceshtje,qe eshte gjeja me se normale ne prag te zgjedhjeve,kur ne te drejten e tij dhe te Partise qe perfaqeson kerkon te behehet(sic e thote vete)kryeminister.Z.Nazarkoo boll na u hoqe si gjithollog dhe si i ditur ne analize e ne politike,me keto kercime qe jo vetem hedhin “tymse” por te bejne ne syte e njerzve qe te ndjekin apo te lexojne nje sharlatan dhe njeri pa vlere.Te kam vleresuar ne disa analiza,por e kam kuptuar me se fundi qe dhe ti je si te gjithe ata analiste qe u mungon kultura e nevojshme,karakteri i qendrueshem dhe sinqeriteti me kete popull.Te lu tem boll me me keto analiza qe e mbajne kete vend e kete popull ne gjendjen qe ka jetuar keto 30 vjet!!!

  17. Trotski says:

    Me beri pershtypje ne Emisionin OPEN qendrimi ironik dhe fyes karshi Bellanices per Kaseten e masakres se Krushes.Alibekaj dhe Presori i PD Gjekmarkaj NO-Frok Cupi SI..Ai i vuri pikat mbi “i”.Lul Sumkapuçi duhet te zhduket nga skena e Politikes shqiptare.Per te gjithe njerzit qe kane punuar me Lul Peden per te mbledhur fakte kunder UCK ,te hetohen dhe te demaskohen si Tradhetare te Kombit.

  18. Kot se koti says:

    Ne kete shkrim ti Nazarko paraqitesh si nje dshnor universal. Dashuron Bashen dhe Bellanicen, ne te njejten kohe. Je ne rruge te gabuar sepse po dashurove dy vete ne te njejten kohe, je njekohesisht tradhetar ne dashuri. Me nje fjale ti na shet dashurine per te fshehur tradhetine.
    Ne fakt dashuria jote eshte pak e cudicme sepse dashuron dy te kundert. Bellanica thote qe kaseten ja ka dhene Bashes. Pra po qe se ke rene ne dashuri me Bellanicen, duhet ti besosh atij dhe kaseten ta kerkosh tek Basha. Me kote fajeson shtetin, fshatin dhe kafshet e pyllit qe nuk na e tregojne kaseten. Kasetenkerkoja Bashes.
    Le te shikojme varjantin e dashnorit te dyte. Ai deklaron se Bellanica eshte genjeshtar dhe se ai nuk e ka takuar ndonjehere Bellanicen. Kjo tregon se Bellanica genjen. Ai nuk ka pasur kasete dhe ti prap gabon. Meqe nuk kemi kaste, ti nuk ke pse ben hero si Bashen ashtu dhe Bellanicen. Ne qofte se ti I beson Bashes, prape ti nuk pse te kerkosh fajtore shtetin, fshatin dhe kafshet e pyllit. fajtor eshte Bellanica, ky genjeshtar ordiner.
    Duke rene ne dashuri me te dy dhe duke I mbrojtur te dy ti Nazarako me dashje apo pa dashje i sherben atyre qe nuk duan ta nxjerrin kaseten ne drite. Ti investigimin e drejton ne vend te gabuar.
    Tani le te flas edhe une si amator gazetar qe jam. Me sa duket kaseta ka gjetur vend tek ata qe e vleresojne ne maksimum. Bellanica si fshatar qe ishte nuk e kuptonte se cfare “diamanti” ksih ne dore. Ai me mendjelehtesi te nje njeriu “me bese” I dha besen Bashes. Basha si bisnesmen qe ka qene e konvertoi kaseten ne tregun e konvertimit te te dhenave. Shume vete thone qe ajo kasete vlente jo me pake se 1 mije dollar.
    Perfundismisht kaseta nuk del me ne drite. Fatkeqesia per ty or zoti gazetar eshte se dashuron genjeshtren dhe naivitetin ne te njejten kohe. Kjo te ben ty nje bisnesmen te cudicem.
    PS ;
    Mua nderkohe me cudit se si shumica e komentuesve kane rene ne dashuri me shkrimin tend. Idjote te qorolepsur qe nuk u nevojitet e verteta!

    1. shpetim nazarko says:

      Kam frike se nuk i ke punet mire me llogjiken ti dhe ata qe akuzojne se po mbroj Bashen. Ose nuk di te lexosh . Ky shkrim eshte i rende me shume per Bashen po nje militant lexon si do ai. Pyetja mbi Bashen eshte e qarte. Si ka mundesi qe ai se nuk e ka takuar Bllanicen cka e besoj kur e thote por nuk ka degjuar per kete masaker kur per ate pune merrte rrogen dhe ajo ishte masakra me e rende pas Vukovarit dhe detyrimisht duhet te ishte i informuar. Po une nuk jam militant mik. Dhe nuk shkruaj per ta. Kujdesu te lexosh qarte…

  19. Olimpia says:

    Nazarko ,je ish shahist, mos bej levizje pa kuptim….te tipit as mish, as peshk.Ideja qe ke …,ku eshte kaseta….. eshte thelbi i ceshtjes.Se kush jane Basha,Berisha,Meta dhe kompani dihet ….
    Sugjerime per Ramen….vec luftes politike.
    1…Venia ne levizje e SHISH per te gjetur kaseten,sipas metodave te MOSAD..it……Dihen…investigim,zbulim,para por edhe eleminime……
    2…Kerkese zyrtare BBC dhe OKB per kaseten origjinale ose kopje te saj.
    3…Hapjen e nje procesi penal per krime kunder njerezimit per te gjitha krimet ne trojet shqiptare te ish Jugosllavise….Kerkese zyrtare Gjukates nderkombetare per krime ne ish Jugosllavi…per informacion dhe shqyrtimin e dosjeve…Eshte nje e drejte nderkombetare,jemi pjese e INTERPOL..it dhe kemi te drejte te ndjekim kriminelet e dyshuar deri ne fund te botes..
    4. Ndermarja nga organet ligjvenese shqiptare te nismave ligjore dhe politike per hetimin e krimeve ndaj shqiptareve ne ish Jugosllavi.
    Askush te mos mendojne qe perendimi do te na perkedheli apo mbaje me hater…Nderhyrja ne Kosove ishte nje interes gjeostrategjik para se gjitha, por edhe nje detyrim moral ,ne te kunderten bota do te gjendje perballe nje katastrofe ne mes te Europes .Por te mos harrojme se me pak perjashtim,shumica e fuqive te medha kane bere kompromise ne favor te sllave,ne kurriz te shqiptareve,thjesht per interesa gjeostrategjike frenim e ndikimit rus.Edhe gjyqi i tanishem ndaj UCK,sepse i tille eshte ,ketij qellimi i sherben.

  20. Blerta says:

    Sa tuuurp!! Turp te te vije Nazarko, turp te te vije! I gjithe ky hartimi jot eshte i turpshem dhe tallje e madhe nga fillimi ne fund. Te duket vetja dhe i zgjuar kur ben babaxhanin terhiq e mos keput. Sa i neveritshem!!!

  21. Konjak says:

    Se ku mund te ndodhet kaseta , besojse e beri sqarimin e duhur , zoteri –Kryeprekurori i UNMIK , rreth viteve 2000 — 2005 . Ai institucion qe shfaqi per disa minuta , ne Kukes , pjese nga kaseta , ka edhe sot kaseten . Nuk kuptohen lojerat e fjaleve , e lagu , se lagu . Kaseten nuk e gjen ai qe nuk do ta gjej .

  22. omen says:

    Po mire pse u kujtua tani ta nxjerri ketehistorine e kasetes, a ja keni bere ndonjehere pyetje vehtes?

    1. Na myten idjotet! says:

      Zoti OMEN,
      Zoti OMEN, Je nje idjot i vertete.
      Pyetja jote : “Pse u kujtua tani”, ka vlere te perhershme. Edhe sikur te ishte kujtuar dje, pyetja jote prape do kishte te njejten vlere. Edhe sikur te ishte kujtuar nje minute mbasi dorezoi kaseten, prape ti mund te pyesje pse u kujtove ta marresh mbrapa kaseten. Ne kuptimin e pafundesise cdo moment i caktuar ka nje vlere te barabart me hicin. Kete te fundit ta thashe per te te ngaterruar!..
      Meqe ti do nje pergjigje, ate ta dha vet Bellanica. Ai tha qe ai eshte munduar disa here ta takoje Bashen, por ai e ka refuzuar. Nuk di a te ndihmon ty kjo deklarate e Bellanices per te lidhur dy gjera bashke, por ja dhe une po te them ate qe thote populli: Me mire vone se kurre. Ti vonesen do ta perdoresh si alibi per krimin. Kjo te ben avokatin idjot te spiuneve.

  23. ttt says:

    U be me shume se nje vit qe gazeta juaj surrogato nuk boton asnje koment timin. Dhe mua ne fakt PO ME PLAS B…….
    E cfare mund te presesh nga trute e nje ish studenti te deshtuar te fakultetit gjeologji-miniera……..
    Hegeli nuk thosh me kot:”AQ ME KEQ PER TEMACKEN………….

  24. Carapuli says:

    Kaseten e ka Genc Ruli qe ja shiti Bamir Topit. Ky I fundit e shkembeu me dy racione paçe me Anastas Angjelin. Anastasia e nxorri ne ankand dhe e bleu Fevziu. Ketu hyn ne loje Luli qe ja vjedh Fevziut me ndihmen e Batonit. Nga ana tjeter e donin kaseten Meta dhe Mero. Meta e kuptoi qe kaseta ishte e modifikuar dhe ja last ta blinte Mero. Pra kaseten e ka Mero Baze.

  25. Zana says:

    Z. Nazarko ju respektoj dhe jam dakort me pjesën e parë dhe konkluzionet e fundit të shkrimit.Por sa i përket debatit për z.Basha e kini thjeshtëzuar shumë përgjegjësinë.Ju thoni që ka qenë i ri por ushtrinë e Kosovës të rinjtë e krijuan dhe atë motrën pjesë e luftuan.Sipas këtij gjykimi dhe këta burra që janë sot para gjyqit të rinj kanë qenë dhe nuk duhet të gjykohen .Ne se kaseta ka rënë në dorën e Bashës ai duhet të bëhet të paktën sot serioz meqë është madhor dhe të thotë ku është kaseta.Ai jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht duhet të mbajë përgjegjësi për zhdukje të krimeve dhe fshehje të tyre.

  26. Epirioti II says:

    TE LUMTE NAZARKO !!!
    Eshte turp i madh per pushtetaret e Kosoves qe 20 vjet nuk mblodhen dhe shperndane fakte per krimet e Serbeve.
    Nuk ben asnje muze dhe as ndonje dokumentar te hajrit.
    Vetem dosje me ja fut njeri-tjetrit.

  27. Sasame says:

    Bellanica eshte Heroji i Kosoves .Turp per shtetin e Kosoves dhe te Shqiperise, qe nuk kane ditur te vlersojne kete akte heroik dhe sublim te ketij heroji

  28. Ed says:

    PO I VJEN NE MBROJTE NE MENYRE TE NDYRE BASHES TI E DI QE AI BEN PJESE NE ORGANIZATEN KRIMINALE DHE TRADHETARE TE BERISHE KJO ESHTE MJAFT
    BESON BASHEN 100% ?????
    ARE U FUCKN SERIOUS
    NGATERON RAMEN ME PLEHRAT E TJERA
    ARE U FUCKIN KIDDING ME
    DHE TI PER LESH PASKE IKUR

  29. Stape Pashi says:

    Ore Nazarko, me këto që ke shkruar këtu po e relativizon përgjegjesinë( për të mos thënë krimin e zhdukjes së kasetave). Po ku bazohesh,mor plak trushkulur, kur thua se e beson 100% që Basha nuk e ka njohur e nuk e ka takuar kurrë Bellanicën?!?!? Ke rrjedhur apo po bën nje punë të fëlliqur që paguhet mirë?

  30. Boston says:

    Fajin e bere qyrk or Nazarko…….
    Problemi eshte se kush e vodhi kaseten or gazetar……

  31. Boston says:

    Fajin e bere qyrk o Nazarko…….
    Problemi eshte se kush e ka vjedhur kete kasete????
    Kete rradhe me zhgenjeve Nazarko…..

  32. Ky esthetic nje problem imadh kombetar,Ketu jane rrenje te telle mbrapa shpine mbar shqiptarizmit e te ardhemes tij, dhe nuk gjykohet si
    professor i “nderuare” Gjon markaj : qe luli ika thene te gjitha..duket se profesori ha ne grazhdin e Lulit ,se lulin edime qe ha ne canakun e
    Saliut ,i cili dihet boterishte qe eshte sherbetori me i cmuare i Beogradit, pas arcdhes i Esat Pash toptanit dhe ahmet zogollit. Sot dreitesija
    duet te nderhyje e te ndaj grurin aga egjera qe ka trullosur e helmuare ndergjegjen kombetare. Tradhetaret te cohen ne burke …

  33. Imigranti says:

    Si mund ta besosh 100% Bashen, ti Nazarko. Ai duhet arestuar dhe te tregoje ku e ka kaseten. Edhe nje budalla e kupton qe ai me Berishen jane agjente te Serbise. Ketu duhet roli i shtetit; te denohen tradhetaret e atdheut

  34. D.Didani says:

    Ka disa dite qe politikanet te majte e te djathte ,analistat,burrat e shtetit dhe maskarenjte e shtetit merrren me nje histori ” E lagu nuk e lagu”” Une shtroj pyetjen: A ka mundesi qe te kapen nga veshi Bellanica dhe Lul Basha …te futen te dy ne nje dhome ,te jene balle per balle dhe te dyve tu thuhet: “Kaseten e duam urgjent ,per nderin e Kosioves..Kush nga ju te dy e ka dhe kush nga ju te dy eshte tradhetar! Me shkresa zyrtare te kerkohet nga Haga qe ata te shkojne te dy si deshmitar ne Hage!!! Ne se Hages nuk i intereson ka te tjera instanca qe ta kerkojne nje gje te tille…Dhe ne fund te fundit shteti Kosoves te kerkoje urgjent qe te merret kjo deshmi e genocidit serb ne konsiderate! Zeri tyre le te shkoje deri ne OKB dhe me larte!

  35. nazari says:

    Nazarko paske rrjedh totalisht. Si pyet ku edhte kaseta kur heroi Kosoves e thote me ze e figure qe ja ka dhene Lulzim Bashes?

  36. kaseta says:

    Ne kete hartimin tend prej nje nxenesi te dobet, pse nuk e pyete nje here dashurine tende Lulzim, ku e ke kaseten?

  37. ela says:

    Jo zoti gazetar sjam plotesisht dakort me ty,kur thekson sakrificen e dy te rinjeve ne film qe ishin me te vegjel,atehere pse e beson Bashen per moshen per moskokcarjen,a per arsye te situates? jo zoteri gabohesh.perse ju gazetaret gjithmone i justifikoni dhe kritikoni politiken? pergjegjesia eshte personale,Si ka mundesi qe ti e shfajson ate dhe koleget e tij,kur i madh dhe i vogel u ngriten me forc kunder Serbeve kunder krimeve,ndersa Basha&CO benin te panjohurin dhe te paditurin,Zoti gazetar mbi ate te keqe u ngrit nje pushtet politik dhe u vendos ne qeverin shqiptare ne 2005.Emerimi i Zinjes Harxhi ne ministrin e jashtme ka domethenie te madhe,etj etj….. Ti ben avokatin e djallit dhe nuk te takon ty te pakten per profesionalizmin qe ke

  38. rexha 10 says:

    Zoti NAZARKO,nuke jame dakorte me permbledhjen tende per gjithe ate lufte qe organizuan kosovaret per te mose qene koloni e e Serbise. sepse nuke munde te ecet paralelishte ne te dyja rruget.Epara nga njera ane luften .E dyta nga ana e tjeter te perkrahesh politikat dhe qendrimet e Serbise. Athere i bie qe UCK u ngrite per te vrare njeri_tjetrin gje qe nuke ka ndodhur keshtu. Po nuke e nxoren kaseten ,nuke do te thote se ne ate ushtrine clirimtare te Kosoves nuke ka pasur njerze te ndryshem qe e kane sabotuar .Po nga disa njerze te veshur me petkun e perkthysit ,apo te sherbimeve te tjera sekrete .
    Po eleminimin e disave preje ushtareve te UCK,si deshmitare reale pse ndodhi””””””””??????????????????????UCK gjate luftes ndodhej mese dy zgjarresh ,nga njera ane Serbi , nga ana tjeter disa SHqiptare te shitur ,apo qe ishin pro Serbise ,pore qe ishin radhitur ne radhet e UCK per te deshmuar ate qe sote po dele ne drite.PIKRISHTE JANE ME EMER E MBIEMER ATA QE PO AKUZOHEN. JU E KENI UJKUN ,DHE TI PO NA KERKON GJURMET.
    Perse LULZIM BASHA nuke paraqitet ne gjykaten e HAGES?????Ate po akuzojne per momentin. Perse nuke ballafaqohet me Ballanicen??????
    Apo se cohet nje persone tjeter ,qe eshte me Serbe se sa vete Serbet ,dhe e akuzon :Njeri te cmendur Ballanicen .C’fare interesi kishte ky njeri qe te akuzonte LULZIM BASHEN”””””””????????????Fjala e Bashes : Se gjate fushates te akuzojne te gjithe ,eshte per te mbuluarMUTIN me SHURREN.

  39. per nje grsht aspra says:

    Ka qene i ri Basha ne ate kohe? 25 vjec? no, kar i vetedijshem e pakta 150 dollare (per diem + shqimi e fjetja nga nje byth kamarjer e stdent e varfen , eshte lek i madh… si do qofte ai e mban mend mire se tek kvsh e dorezoi kaseten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje