Personazhe të njohur publikë në Tiranë kanë shtuar thirrjet për distancim nga aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit. Moderatori i njohur, Bledi Strakosha, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet i indinjuar për shkatërrimin e objekteve publike dhe sinjalistikës rrugore. Sipas gazetarit sportiv e gjithë fatura e shkatërrimit është e vetë qytetarëve pasi është prona jonë e përbashkët.
“Stacionet e autobusëve shërbejnë që një zonjë (zotëri, student/e, etj) të gjejë sado pak shplodhje e të mbrohet disi nga i ftohti i këtyre ditëve, teksa pret autobusin e lodhur nga dita e gjatë e punës. Semaforët shërbejnë për të organizuar lëvizjen e një prindi që nxiton të çojë a të marrë fëmijën në çerdhe, kopsht a shkollë.
Që një fëmijë madhor t’u vijë në ndihmë prindërve pa kaos. Që një i sëmurë të mbërrijë në kohë për të marrë shërbimin shëndetësor. E kështu me radhë. Janë bërë me paratë tona dhe po me tonat do ribëhen. Është e vërtetë që janë thjesht gjëra materiale e që zëvendësohen lehtë, por përse duhen shkatërruar?! Ç’dobi sjell dëmtimi i asaj çka është e përbashkët?!” – shkruan Strakosha.
Përgjatë 5 ditëve të protestës në kryeqytet janë dëmtuar jo vetëm disa prej godinave të institucioneve publike përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, por edhe semaforë, stacione autobusësh, tabela të qarkullimit, madje edhe koshat e mbeturinave, për të cilat nga ana e punonjësve të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës punohet me intensitet për sistemimin dhe rikthimin në normalitet.
Duke denuar shkaterimin e ambienteve publike ydhe dhunen policore ndaj te rinjve (dhune te cilen asnje nuk po e denon deri tani). O bledo edhe ppt qe po jep shoku edvin jane taksat tona publike qe do i paguajme neve ne vitet ne vazhdim. Asgje ne ndryshim nga koncesionet e kafshes berisha. Por mos harroni revolucionet ashtu vijn. Sec peotestuan prinderit tane ne 90 (gje qe Mero e dis hume mire) nuk dolen sa per te bere xhiro ne bulevard edhe atehere nuk jane rahur si po rrihen tani. Por erjon bracina po rreh njelloj sic i rahu berisha atehere. Pra keto sisteme totalitare keshtu duhen rezuar por jo duke shkaterur pronat publike por duke i vajt ne surrel edvinit apo ne lalez berishes metes tigrit ben ahmetaj tek rrolling hills. Se aty jane investuar taksat tona.