5 krimet e pranuara nga Sali Berisha: Nga skuadra e vrasësve, hapja e depove të armëve në ’96 deri tek rrëmbimi i Shkëlqim Haklajt! Drejtësia në provë

16 Dhjetor 2020, 17:36Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Sali Berisha është ndër ish-pushtetarët rrallë në Evropë, ndoshta i vetmi, i cili herë pas here rrëfen me një ndjesi mburrje disa nga krimet e tij, duke sfiduar në mënyrë të paprecedentë prokurorinë dhe prej një viti SPAK-un.

Përpos dezinformimit, shpifjeve dhe kërcënimeve të përditshme në adresë të kundërshtarëve politikë, Sali Berisha ka pranuar publikisht se është organizatori i disa prej ngjarjeve më të rënda që kanë shënuar pluralizmin shqiptar dhe për të cilat Kodi Penal parashikon deri në burgim të përjetshëm.

Nëse zakonisht politikanët mohojnë dhe shfajësohen për akuzat që u bëhen, me Berishën ndodh e kundërta, pranon me krenari, duke i atribuuar vetes krime të ndryshme.

Në çdo vend normal të Evropës, kur një pushtetar apo ish-pushtetar pranon hapur kryerjen e një krimi, do të shoqërohej dhe merrej nën hetim sapo të dilte nga studioja televizive.

Në Shqipëri, Sali Berisha, vijon të befasojë duke pranuar publikisht krime të reja, pa u shqetësuar nga veprimi i drejtësisë. Po cila janë ngjarjet rënda, për të cilat Berisha ka deklaruar se është autor i tyre?!

1. Hapja e depove të armëve në vitin 1997;

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se ka lejuar qëllimisht hapjen e depove të armëve në vitin 1997, ku për rrjedhojë kanë humbur jetën disa mijë shqiptarë. Në prill të vitit 2017, Sali Berisha ka deklaruar në një studio televizive: ‘U hapën jo pa qëllim depot. Shqiptarët nuk mund t’i merrnin bandat. Shteti kishte një alternativë, o t’u binte me armë këtyre dhe të krijonte një konflikt civil ose të armatosje qytetarët dhe nuk kishte më konflikt civil, dhe një pjesë e madhe e këtyre armëve do t’u shkonin shqiptarëve në Kosovë për t’u mbrojtur nga serbët”. Në fakt e vërteta është se bandat u armatosën pikërisht nga hapja e depove të armëve, një nga veprimet më kriminale pas rënies së regjimit komunist.

2. Vrasje e mbetur në tentativë e kryetarit të opozitës;

Sali Berisha ka përsëritur ditët e fundit një plan të pretenduar të tij, për të vrarë kryetarin e Partisë Socialiste, pas protestës së 21 Janarit 2011, duke pohua se kishte në dispozicion një skuadër varësish. “Nëse Edi Rama do të afrohej të nesërmen e 21 janarit pranë kryeministrisë dhe nëse vetëm një gjethe do të prekej, 5 snajperë do ta qëllonin. Ishte Thomas Countryman me të cilin i përcolla mesazhin Ramës. A e keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thotë poshtë e lart se shërbimet sekrete i kishin thënë se Rama do të vritej, unë isha. I thashë diplomatit të huaj se po të lëvizte edhe një gjethe në territorin e kryeministrisë ai (Rama) do ta kishte në lule të ballit nga 5 snajperë”, ka pohuar Berisha. Rrëfimi është flagrant dhe më pasoja penale. Organi i akuzës nuk e ka thirrur Sali Berishën për të qartësuar se në ç’rrethana kishe planifikuar të kryente krimin. Cila ishte kjo skuadër me 5 snajperë? Ishte shtetërore apo private? Në ç’rrethana e kishte lëshuar urdhrin për vrasjen e kryetarit të opozitës, nëse një protestues prekte gardhin e Kryeministrisë?!

3. Pengimi i prokurorisë pas 21 Janarit 2011, skandali me urdhër-arrestet;

Sali Berisha ka pranuar publikisht se ka penguar drejtësisë për të zbardhur vrasjet e 21 Janarit 2011, duke moslejuar vartësit e tij dhe të Lulzim Bashës, që të zbatonin urdhër-arrestet e prokurorisë për zinxhirin komandues të gardës. Tre ditë pas vrasjeve të 21 janarit, Berisha i konsideroi urdhër-arrestet si pjesë të planit B të grushtit të shtetit, duke justifikuar refuzimin e zbatimit të urdhrit të prokurorisë dhe mosnjohjen e saj. “Urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të Kodit të Procedurës Penale… U lëshua urdhër-arrest për të gjithë zinxhirin komandues të gardës pa bërë asnjë hetim. U mor rregullorja e gardës, u zbulua kush ishte komandanti dhe u lëshua urdhër-arresti. Ky ishte plani B i puçit ndaj shtetit. Kryeministri është gati për çdo hetim. Nëse t’i aplikon dënim kolektiv, nuk ka kod në botë që ta pranojë”. Kryeministri dhe vartësit e tij nuk kanë asnjë tagër për të penguar urdhrin e prokurorit. Është gjykata ajo që konfirmon apo e rrëzon urdhrin e prokurorit.

4. Urdhri për vrasje në 21 Janar 2011;

Sali Berisha ka bërë deklarata kontradiktore sa i takon urdhrit për të hapur zjarr mbi protestuesit në 21 Janar 2011. Nga njëra anë, Berisha ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë urdhër se garda vepron me ligj, por nga ana tjetër ka deklaruar publikisht se urdhri ishte për të vrarë ata që hynin brenda gardhit. “Në mënyrë kategorike dhe absolute as edhe një urdhër. Urdhri ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda ai nuk do të mund të dilte më, i vetmi urdhër”. Organi i akuzës nuk ka thirrur për të pyetur se kush e kishe dhënë këtë urdhër dhe mbi ç’bazë ligjore.

5. Urdhri për rrëmbimin e Shkëlqim Haklajt;

Sali Berisha ka deklaruar publikisht se ka urdhëruar truprojat e tij që të rrëmbenin Shkëlqim Haklajn, pas incidentit në mitingun në Tropojë, me 19 qershor 1997, ku u qëllua me armë. Berisha kërkoi që Shkëlqim Haklajn t’ia sillnin të gjallë në Tiranë, ndërsa urdhëroi njerëzit e tij që ta rrëmbenin. Berisha në atë kohë ishte president në detyrë. “Kam kërkuar sjelljen në Tiranë të Fatmirit (në fakt Shkëlqimit) pasi kur ishim në miting në Tropojë, jo në drejtimin tonë por ata shtinin me armë. Ky ishte terrorizëm dhe në të gjithë vendet e botës kështu veprohet”. Tagrin për të urdhëruar shoqërimin, arrestimin apo transferimin e një personi e kanë vetëm organet e drejtësisë, bazuar në prova dhe fakte, që konfirmojnë kryerjen e një krimi. Ndaj, urdhri i Berishës për të ‘marrë me vete’ Shkëlqim Haklajn është urdhër për rrëmbim. Pranimi i këtij krimi nga Berisha ka ardhur pas publikimit të një video, në të cilën shfaqej duke deklaruar “e dua të gjallë atë unë”. (Shqiptarja.com)

20 komente në “5 krimet e pranuara nga Sali Berisha: Nga skuadra e vrasësve, hapja e depove të armëve në ’96 deri tek rrëmbimi i Shkëlqim Haklajt! Drejtësia në provë”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Burg për kriminelët !

    1. Larkqofti says:

      Ky Bandit nuk do tja dij per Drejtesi
      Larkqofti duhet te gjykohet para POPULLIT
      Ay vazhdon akoma me Aventura

      1. Fronti Vandalist dhe Partia e Dhunes (PD)! says:

        Berishezim do te thote kur:
        Ju keni fobi nga qyteterimi,
        Ju verbon bukuria,
        Ju streson rregullsia,
        Ju semur pastertia!
        Ateher kthehuni perseri ne shpelle, se aty mund te jetoni ne identitetin tuaj te vertete!

  2. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr says:

    Ke harruar(e ka pranuar vete)furnizimin e milloshevicit me nafte….
    Ke harruar(e ka pranuar vete) drogen ne lazarat se ishin te varfer…
    Dhe te mos themi thirrjet per lufte e vellavrasje e anarshi…
    Te mos themi shkatrrimin e vjedhjen e vendit…
    Si u pasurua sypeshkaqeni qe bredh neper ishuj me dashnoren etj etj qe gjith pasuria e perbashket nuk dihet se ku shkoi ,si u shkrine tanke e mjetet e ushtrise

  3. PEPJA says:

    LITARIN ME DHJAM E KA PAK.

  4. xhemal says:

    cdo qytetar eshte i lire te kallezoje ne prokurori sali berishen.te gjithe e dime historine 30 vjecare . e kemi jetuar.jane shkruajtur e stershkruajtur tere tragjedite kolektive e dihen edhe pergjegjesit .por kallezimi eshte nje akt ligjor jo opinion.qe te kryehet ky veprim duhet te mobilizohen avokate ,shoqata e te demtuareve nga 97, deshmitare ,pjesmarres ne marrezine e ushtrise qe sulmoi jugun .prova ka me mijera,le ta veme ne prove drejtesine e re .eshte shume e rendesishme jo vetem analiza e ngjarjeve tragjike por edhe drejtesia per 94,96,97,98,2008,2011,2017,2019,,mos te harrojme se ne 97 parlamenti ka bere amisti ne emer gjoja te unitetit duke mbrojtur ne kete rast saliun e tere personat pergjegjes.kjo duhet cbere duke cilesuar se perjashtohen nga amistia pushtetaret e keshtu do jete e lehte te hapet nje proces i drejte..akoma drejtesia ne shqiperi eshte nen presion nga shume faktore politik ,ekonomik,e pse jo edhe nga jashte,por kallezimi ne drejtesi e berja publike e saj do ndikoje per mire ne popull e do shikohet nje drite ne fund te tunelit.mos te harrojme se per nje qytetar te vetem kallezimi behet i veshtire pa mbeshtetj publike ,financiare e mbi te gjitha sigurija e jetes.ka shume grupe interesi qe preken me hapjen e nje hetimi per kasten e saliut e procesi do jete relativisht i gjate se perfshihen tere organet e shtetit,, une jam nje punetor i thjeshte e shikoj shume pengesa per te filluar nje beteje qe do ishte per shqiperine nje histori me vete ..nje gazetar ,nje zyrtar mund ta bente me lehte.do merrte mbeshtetjen e shumices se shqipetareve,kjo do ishte edhe nje ndarje nga anarkia ,urrejtja,mosbesimi ndaj istitucioneve e shume te keqia tew tjera qe mbolli salizmi si ideollogje e praktike

  5. emigranti says:

    sepse ka blere gjykaten dhe prokurorin

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Me zë dhe figurë
    kërcënon ky shpellar
    “Jua baj unë prapë
    si me 21 Janar!”
    E ç’provë më shumë
    kërkon ky SPAKu
    pranon që ka vrarë
    dhe bën thirrje gjaku?!

    Video:
    https://bit.ly/3mq2rtY

  7. Beni says:

    AMBASADORJA AMERIKANE YURI KIM DUHET TE BEJE NJE TAKIM ME PERSONELIN E SPAK KU TI MESOJE ATYRE QE DUHET TE HEQIN LEPURIN NGA BARKU E TE THERRASIN SA ME PARE KRYEKRIMINELIN E SHQIPERISE, PERNDRYSHE TE JAPIN DOREHEQJEN NJERI PAS TJETRI E TE ZEVENDESOHEN NGA JURISTE TE NDERDHEM ME KARAKTER TE FORTE E TRIMA.

  8. UCK-ja says:

    Shperthimi i depove te armeve,ishte skenar i UDB-se,per te paisur Kosoveret me arme qe te ekspozoheshin para forcave serbe dhe nderkombetarve,si terrorista,akuze te cilen sebet e benin vazhdimisht,po nuk mund ta vertetonin,se kosovaret protestonin per te drejtat e tyre,po jo me arme,akuze qe e bente dhe Saliu,i cili jo vetem i akuzoi,burgosi dhe keq trajtoj,po dhe i spiunoj ke serbet dhe ne vazhdim ushtari i tij pa yndyre,qe pretendon te qeverise,perpiloje raportet fame keqe,me shpifje ,qe u trajtuan si krime lufte dhe sot qe flasim ,gjithe zinxhiri drejtues i UCK-se eshte i arrestuar,vetem ne baze te materialeve shpifse qe beri ky ushtari i ri i UDB-ashve te vjeter

  9. Atdhetarit qe i dhimset vatani says:

    Po pse druhet dhe ka frike kjo drejtesi nga “karshilleku “ qe i ben sali berisha ?! Ky njeri i ka bere njemije e nje te zeza ketij vendi dhe vazhdon te na mbaje peng edhe sot e kesaj dite. Edhe per protestat e fundit ishte pikerishte ky pervers , qe beri thirrje per te dale te nesermen ne proteste para Kryeministrise. Pra pse merret me protestuesit policia e drejtesia dhe nuk merret me organizatorin e dhunes ?. Po nuk u zhduk kjo monster Shqiperine tone do ta ndjeke legjenda e Kalase se Rozafes, pra ajo qe do ndertohet diten , do ta shkaterrojne bandat e berishes naten. Dhe drejtesia do kthehet ne kronikane .

  10. Kulla e Viçidolit says:

    Ja thua por kujt ja thua Adriatik…
    Sa të ketë avokat Edi Ramen ai nuk ka jo SPAK po asgjë ti bëj…
    Që të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë.
    Pse duhet ta bej Edi Rama këtë.
    Ndërkohë që edhe ai vetë është konsumuar aq sa PS edhe e merr një mandat por jo Edi.
    Edhe pse Edi e ka uzurpuar nuk do mundej dot ta çonte në fund nne mandat tjetër.
    Kështu që hap një prcedent shumë të keq nesër dhe për dhe atë vetë.
    Pastaj nga ana tjetër mos e mendoni budalla sot Salih Berishën.
    Ato i thotë që nesër të shmangi perballjen direkte me prokurorët dhe konsumin nëpër pyetje.
    Fare e thjeshtë kam qenë person publik me imunitet.
    Merrni deklarimet publike…
    Veç nqs ka ndonjë element të ri ose indicie ndoshta…
    Kështu që mos ëndërroni kot.
    Asgje nuk ka për të ndodhur.
    Marreveshja është e bërë.
    Ndajmë pushtetin dhe mos ta dënojmë njëri tjetrin..

  11. ======= says:

    Po ate per te derguar ushtrine per te gaditur popullin ne Juge ?

  12. ivani says:

    Kur ky person kaq trim qe e thote shkoqur se une kam bere kete e ate krim ne dem te popullit shqiptar ,perse SPAK BEKA SEHIR ,KJO DO TE THOTE QE; I KA FUTUR LEPURIN NE BARK KREJT DREJTESISE SHQIPTARE DHE TE ASHTUQUAJTURIN SPAK QSE ASPAK QE UNE DO TI THOSHA ;SHUME O HODHE O SPAK POR MBRAPA SHUME MBETE TAMAM SI BUF KENETE…

  13. Alban2020 says:

    Ju befsha meneren mu ne SPAK dhe ne te gjithe DREJTESINE E RE!!! Ne Anglisht kane nje shprehje ” SAME SHIT DIFFERENT SMELL” (” I NJEJTI MUT POR ME ERE TJETER”) Kriminelet si SB e sfidojne SPAK live ne tv dhe SPAK metret me gjoba parkingjesh! TURP! Miliona dollare te harxhuara per nje institut qe duhej te merrej vetem ME POLITIKANET KRIMINELE dhe me se merret?! ME GJOBA PARKINGU!!!! NEVERI!!!!

  14. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    PA DALË SALI BERISHA PARA DREJTËSISË, NUK GJEN REHAT KY VEND .

  15. Nikla says:

    O ska per ti hy gjem ne kome o shoke sa grim sallat kot!!!ky ka per te vdek kur ti vij ora ene spo e rru hic per ne!!!?ne sa kot ja fusim se ky e ka ne terezi!!!te kishte naj gjinokastrit po qe tja qinte at gop none!!!!!!

  16. Azio says:

    Atehere cfare?
    Ky kriminel I pranon vete krimet qe ka bere.
    Investikimet per te nuk bejne lajm.
    Ai i ka pranuae vete krimet e tij.
    Cfare mbetet?
    Sa me shpejt SPAK prangat ne duar ketij monstre.
    Mos u trembni Ju prokuror.Populli mezi Po pret futjen ne kafaz te ketij kafshe te eger.
    Ka ardhur dita.Kurajo,guxim e besim te plote tek drejtesia.
    Perndryshe populli do te humbi perfundimisht besimin tek drejtesia dhe shteti ligjor.
    Viktimat e tij kerkojne drejtesi.Eshte thirrje e tyre nga varret ku nuk prehensile te qete,pa shfarosjen e ketij monstre dhe kelysherve te tij.MOS HEZITONI. Vonesa do t’ju denoje historikisht.

  17. dardan says:

    Fakti zyrtarja me e larte ne detyre e Republikes se Kosoves, “Asi” amerikan, Vjosa Osmani,
    krahas zyrtareve me te larte te Republikes se Shqiperise do te takoje edhe Sali Vuk Berishovicin,
    tregon se agjentura serbe ka marre frenat e shetit edhe ne Kosove, si ne Malin e Zi.
    Lenia e Pushtetit Gjyqesor ne duart e Ilir Floririt dhe djegiet dhe shkaterrimet e ketyre diteve
    ne kryeqytet dhe qytetet e medha te Shqiperise, si dhe thirrjet e turmes “Rrofte Sali Berisha”
    tregojne se ky perbindesh do te riciklohet per here te trete ne historine tragjike te Shqiperise.

  18. Trotski says:

    Po kjo eshte çudia e Madhe.Ky delenxhi e thote me gojen e Tij dhe mburret me vrasjet qe ka bere dhe SPAK rri Rehat e Pa Merak dhe nuk e ben Zap kete Ndyresire me Oturak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje