Duan t’i ikin hijes së tyre duke e djegur përsëri vendin

16 Dhjetor 2020, 17:18Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Si mund të arratisen nga hija e tyre?

Kësaj here opozita që zhvillon herë pas herë terror në qytet, kishte një shans brilant. Në momentin kur një djalosh 25 vjeç, Klodian Rasha, u shpall i vrarë nga arma e një polici, këta duhej të nxitonin sa te Haxhi Rasha (babai) aq edhe te publiku. Të dyve t’u flisnin me të njëjtën gjuhë: ‘Zotërinj, ne jemi ata që ishim, por sot do t’u shërbejmë tjetër gjë!’.

Do të më ngjante me personazhin e Albert Kamysë në librin me titull ‘Rënia’. Ai erdhi dhe iu drejtua tjetrit: ‘Zotëri, a mund t’ju ofroj shërbimet e mija pa rrezikun që të dukem i bezdisshëm?’.

Por opozita, sa mori vesh ngjarjen, erdhi me hijen e vet të frikshme që mban si zhguall prej shumë vitesh. Kushedi sa herë kjo opozitë i ‘ka shtënë në zemër’ tmerrin njeriut. Kjo është hija. Tani sapo shihet ndonjë lëvizje, njerëzit tremben si në ëndërr.

Në këtë ‘qytet’ të madh ku lëvrijnë të gjitha: e keqja dhe e mira, virtyti dhe vesi, maxhorancë dhe opozitë, vrasësi dhe viktima, frika dhe shpresa…, këtu disa mbajnë si pelerinë hijen ndërsa të tjerë vrapojnë të arratisen nga hija.

Kush po ikën nga hija?

Qytetarët e Tiranës tanimë mund t’i quash ‘të gjithë’. Sepse të gjithë duan të arratisen nga hija e dhunës dhe e shkatërrimit, sa herë gjëmon andej nga opozita. Kësaj here qytetaria e kryeqytetit u bë sa një grusht përballë 90 a 100 njerëzve që iu sulën qytetit, kinse në nderim të Klodjanit’.

Po pse u bënë sa një grusht? Sepse dhuna bubulloi nga bulevardi; njerëzit normalë tremben e bëhen sa një grusht kur ka frikë. Shoqëria jonë sapo ka nisur të zbutet e të vijë vërtet te ‘sapienca’. Në periudhën pas vitit ’92, kjo ishte hera e parë që shoqëria nuk u gjend në pozita ‘heroike’. Domethënë ia dolëm, polisi paska qytetarë!. Këta, që janë ‘të gjithë’, arratisen prej hijes së keqe.

Pastaj arratisen grupe të vegjël:

Arratisen fëmijët. Këta fëmijë që u shfaqën në bulevard si dhunues të lodrave dhe magjisë së Krishtlindjeve, këta akoma nuk janë terroristë. Këta, edhe pse të përdorur nga opozita politike, në fakt po tentojnë të arratisen nga vetvetja. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në familje të varfër, me prindër- o në grindje mes tyre o të papunë, ndoshta pa shkollë dhe pa kujdes shëndetësor. Prandaj edhe sulmuan atë që u mungon: Lodrat e vitit të ri, shkolla, semaforë, ndriçimin rrëzëllitës. Kështu ranë në hijen e opozitës  dhe u deformuan.

Pastaj arratisen gazetarët.

Prej dy a tre ditësh po flitet se policia ka ndaluar dhe ka dhunuar gazetarë që u ndodhën në protestë. Njërin prej tyre njoh, Mili Xhanin e KJ, për të cilin mund të them se është sa profesional edhe nobel. Hija e dhunës që rëndon mbi gazetarët tanë, në dy dekadat e para pas 90, është nga më të tmerrshmet edhe mes vendeve ku sundon terrorizmi islamik.

Mili i KJ ka një arkiv të madh përpara: Janë vrarë gazetarë, është djegur në zjarr redaksia e gazetës, i janë gjymtuar përjetë kolegët paraardhës, janë burgosur kolegët modele të tij, janë marrë ‘rifuxho’ mbi makina të gjithë gazetarët në një natë dhe janë plasur në qeli. Gazetarët sot kanë të drejtë të ikin nga hija e keqe, madje të tremben sapo të shikojnë policinë.

Duan të arratisen edhe liderët e dhunës.

Këta janë ‘zotërinj’ dhe të pasuruar e duan të shfaqen ‘lordë’ para një publiku të ‘klonuar’, ku nuk i njeh askush. Para këtij publiku do të bëjnë ofertën: ‘Zotërinj, a mund t’ju ofroj shërbimet e mija pa rrezikun që të dukem i bezdisshëm?’, si më parë.

Domethënë që t’i ikin hijes së tyre. Mirëpo askush nuk u beson më; ata dogjën Shqipërinë dy a tre a katër herë, terrorizuan njeriun, u zhytën në korrupsion, vranë kundërshtarë… Tani jetojnë në parajsën e tyre të grabitur. Por parajsa ka hije të keqe mbi të gjallët që kanë mbetur pas. Ata duan t’i ikin hijes së tyre duk e djegur përsëri vendin, dhe atëherë askush nuk do të ketë as trupin as  kujtesën.

Ja, kjo është e tëra, kur ata na dalin përpara ‘me të njëjtën pamje të bezdisshme’.

17 komente në “Duan t’i ikin hijes së tyre duke e djegur përsëri vendin”

  1. Trotski says:

    Duhet te mobilizohen te gjithe qytetaret kunder kesaj te Keqeje te Madhe.Sali Kerma dhe Like Hajduti po bejne te Pamunduren te Destabvilizojne Shqiperine .Po jane kapur si i mbyturi pas fijes se Kashtes.Asnje nuk u beson asnje nuk i mbeshtet .genjyen ca adoleshente ,bile ca fatkeqe rome ,qe gjithe diten lypin ,per te bere akte dhune .Vete fshihen dhe lajne duart si Pons pilati .Duhet maxhoranca te levize dhe te veproje ma shpejt ,me ligjet dhe aktet normative qe tu tregoje ketyre zagareve kufirin ke Thana.Duke e mbyllur FLM Z.Frok per kontributin qe po jep si ne ditet e para te Demokracise .I Patrembur,Elokuent ,denoncues ,te uroj te gjithe te mirat.

  2. Xhezua? says:

    PO !! RROTACION POLITIK, POR RROTACION ME SPIRALE, NJË SHKALLË MË LART, JO RROTACION PRAPA, TEK BERISHA (basha),META(munika), , ndoka, mediu, gonja, drizaxhiu, i qiu .., etc, të tërë me të vogla.
    Me shkronja të vogla , sipas përmasave të bëmave dhe takatit .

  3. remarku says:

    Respekt per JU ,per inteligjencen tuaj.

  4. Konica Usa says:

    Flm Frrok, ja ke zberthyer brinjet kesaj opozite kriminale,edukuar dhe stervitur keto 30 vjet nga krimineli me i madh shqiptar Sali Berisha,kjo monster ja ka kaluar dhe Enver Hoxhes me krimet e saj.

  5. Emigranti says:

    Po kush je ti qe na jep leksione qytaterie o vjetersire o pacavure shko re qyrrash sa here qe ti prononcohesh ta shpif boll o fundrrine se edhe ZOTI te gatuar shume te shpifur zorraxhi shitesh per pese leke pusht

  6. ERTV says:

    Në fakt prisja të thelloheshe pak më shumë Frok.
    Kjo ishte me dashje…
    Me qëllim qe të ‘vrasin’ që në embrion çdo revoltë, kryengritje, protestë…
    Dmth t’ju bëjnë “vaksinën” shqiptareve që çdo herë sa të bëhet gjë edhe sikur të stepen të shkojne.
    Pasi se mos bëhet ndonjë trazirë, Saliu, Iliri, Edi.
    Dhe kështu që s’ka si të ketë surpriza.
    Kështu kanë bërë me sindikatat, partitë, agjencitë, shoqatat.
    Praktikisht kanë vrarë çdo “gen” kundërshtues dhe kryengritës.
    Kjo është hipnoza qe i bëhet një populli.
    Dhe ngelen 3 apo 4 fytyra-figura që medemek si baballarët e kombit që pushtetin e ndajnë në tavoline me marrëveshje.
    Ik ti e vij unë…dhe siç thote Edi Rama – për KAZANIN.
    Këta jane kazani.
    Madje dhe vetë Edi është pjese e tij me Salihun-Lulin, Ilirin-Moniken , Medi e kompani…
    Çdo gjë e stisur, dhe një lojë e fëlliqur…

  7. Lushnjari says:

    Ti qe vetquhesh emigrant, nuk besoj te jesh i tille, se po te ishe , do kishe mesuar ndonje gje nga sjellja qytetare nga vendi ku ke shkuar, por ke nje te drejte te vetquhesh i tille se ty te paska merguar mendja edhe kjo ne se ti e ke patur. Ti me cshikoj je nga ata 500 lekshit e mones per te hedhur gure e molotove mbi institucione e mbi police. Vetem nje fytyre e tille mund te shaje e ofendoje nje nder njerezit me te mencur te medias si ceshte z. Cupi. Respekte e faleminderit , qe te kemi midis nesh Z. Frrok Cupi.

  8. Sala says:

    Mos i mer per baze cfare thone ca zorraxhij,po vazhdo punen si intelektual i vjeter dhe rrace e mire

  9. Shqiponja says:

    Je shume I sakte mendimi juaj.

  10. Ed says:

    RESPEKT PER JU ZOTI FRROK CUPI

  11. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Frok,ti e di njesoj si te gjithe ne qe i prekim dhe i perjetojme cdo dite,qe veriori ndahet ne dy specie,malesore dhe malok.
    Qe te dy zoterojne dhuntine e oratorise,por ndersa i pari e shoqeron ate dhe me dinjitetin e vecante burreror,i dyti maloku,vecanerisht ky i sotmi cfaqet si nje qenie djallezore primitive,ku per perfitimin e vet,perdor krimet me te mbrapeshta ,pa ju dridhur qerpiku aspak, shoqeruar me dredhi dhe pafytyresit me perverse.
    Dhe sot ju z. Cupi,na flisni per respekt ne drejtim te gazetareve shqiptare,kur ju e dini shume mire,qe gazetare,ose analiste nga profesione te tjera,ketu jane me pak akoma se gishtat e njeres dore,sepse vec te tjerave, sic thote dhe Bertold Breht,qe ne fillim vjen ushqimi me pas morali,shumica e ´´gazetareve´´tane jane shndrruar ne kone te verbra,qe lehin tek kembet e pronarit,qe dhe pagat modeste qe ai ja u jep i marrin me muaj vonese,apo nuk i marrin fare,te tjere anadollake dhe harbute injorant´´sypatrembur´´.
    Dhe vec kesaj z,Cupi, na flet me superlativa per nje gazetar tek gazeta pacavure Koha Jone,e Lesit,i cili qendron fiks si lecke e ndotur tek kembet e metes,qe ju vet z.Frroku e keni prezantuar kete qenien e fundit,nga Cepani ashtu sic e njohin te gjithe shqiptaret dhe me tej.
    Tani natyrshem lind pyetja:
    Cili jeni ne te vertete,ju zoti Cupi?

  12. shpella says:

    Ky qe quan veten emigrant, pa dyshim eshte emigrant brenda Shqiperise, d.m.th. shpellar i zbritut ne fushe.

  13. Emigranti says:

    …psikologjia e kopesë në veprim …

  14. ..Emigranti says:

    …psikologjia e kopesë në veprim …

  15. Mesuesi says:

    Nuk kam lexuar shkrim me brilant se ky gjate ketyre diteve per kete qe ka ndodhur keto dite. KUPTOHENI!!!!! Lexoheni edhe njihere po nuk e patet KUPTUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje