Vdekja e ambasadorit amerikan Joseph Limprecht në malet e Lurës dhe misteri i njeriut që e shoqëronte

16 Dhjetor 2020, 17:49Sociale TEMA

18 vjet më parë ish-ambasadori amerikan Joseph Limprecht ndërroi jetë në bjeshkët e Lurës, teksa udhëtontë në këmbë nga qendra e fshatit drejt liqeneve të mrekullueshëm.

Ish-kryetari i komunës Hysni Buci thotë se “gojët e liga” mund të thonë çdo gjë. Disa thashetheme i kanë dëgjuar edhe lurjanët. Sipas tij Limprecht vdiq në krahët e bashkëshortes, duke u ngjitur në këmbë drejt 7 Liqeneve të Lurës.

“Më datë 19 maj 2002 ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte planifikuar një vizitë zyrtare në komunën tonë. Për mua dhe çdo banor të kësaj zone ky ishte një privilegj i veçantë. Të gjithë, pa përjashtim e pritëm me gëzim këtë vizitë. E konsideruam vlerësuam dhe dolëm për ta pritur në qendër të fshatit Fushë Lurë”, tha Buci për tirananews.al.

Buci shprehet se miku i dibranëve Joseph Limprecht shoqërohej nga bashkëshortja Nensi dhe zëvendësambasadori, edhe ai me bashkëshorten. Në orën 09.30 së bashku me disa zyrtarë lokalë e pritëm ambasadorin në zyrën kryetarit.

Buci tha se: “Ambasadori u shpreh i mahnitur nga mrekullitë e Lurës dhe u interesua për gjithçka, për hallet e banorëve të këtushëm. Së bashku pimë nga një kafe dhe nga një gotë raki kumbulle. Prej këtu së bashku vizituam një shtëpi muze në Lurë. Madje tani kjo kullë është pagëzuar nga banorët e zonës si “Kulla Limprecht.”

Atë ditë banorët e Lurës festonin ditën e Shënkollit. Për këtë arësye kryekomunari nuk ka patur mundësi të udhëtojë me ambasadorin drejt liqeneve, por janë dakordësuar që të drekonin së bashku në shtëpinë e Hysni Bucit, në Fushë Lurë.

Vetëm pak orë pas ndarjes nga ambasadori Joseph Limprecht me telefonon Prefekti i Qarkut Dibër dhe më jep lajmin e trishtë se miku amerikan kishte vdekur gjatë rrugës për t’u ngjitur te liqenet.

“Kryeministri Pandeli Majko, së bashku me ministrin e Shëndetësisë erdhën në Lurë pasi i njoftuan për gjendjen e rëndë shëndetësore të zotit Limprecht. Ambasadori amerikan pësoi një atak të fortë kardiak. Nga Tirana iu ofrua ndihma e shpejtë mjekësore. Me helikopterë erdhi mjeku i ambasadës dhe më pas dy ekipe mjekësh shqiptarë. Helikopterë të tjerë përfshi këtu edhe ato të trupave të NATO-s në Shqipëri erdhën për ndihmë por gjendja e rënduar shëndetësore e bënte të pamundur lëvizjen apo transportimin e tij, drejt Tiranës apo qoftë edhe jashtë vendit. Përpjekjet e shumta mjekësore nuk mundën ta shpëtonin dot. Rreth orës 16.00 të asaj dite ambasadori Josep Limprecht u nda nga jeta” e mbyll rrëfimin e tij Hysni Buci, ish kryetari i komunës Lurë.

23 komente në “Vdekja e ambasadorit amerikan Joseph Limprecht në malet e Lurës dhe misteri i njeriut që e shoqëronte”

  1. Ingrid Gjoni says:

    Po, plotësisht e vërtetë dhe e mbaj mend shumë mirë.

  2. Nje qytetar says:

    Ku eshte misteri i njeriut qe e shoqeronte ….? Une nuk e mora vesh !

  3. Tartarini20 says:

    E cpo ju duhet sepse vdiq dhe filloni ndertoni legjenda dhe hamendje te panevojeshme..!!!

  4. Futja kot says:

    Po cfare lajmi eshte ky? Ku eshte lajmi ketu?

  5. miri says:

    Jeni bere si klub fshati o Tema.
    ku eshte gruaja misterioze ketu?

    1. Preç Z. says:

      Ka qene nje gazetare dhe ambasadori vdiq nga viagra.

  6. ben says:

    Zotin Limpreht e kam njohur personalisht dhe ka qene nje njeri i rrale dhe mik i sinqerte i shqiptareve, te cilet i vleresonte shume.
    Gojet e liga mund te thone cfare te duan, por ai ka qene nje burre dhe bashkeshort model.
    Ju prefte shpirti ne paqe.

  7. Hamzai says:

    Ka qan me Bleona Qerretin dhe ka vdek nga viagra e sigurt kjo qe tham

    1. Ada says:

      Une e di me inis gjonin ka qene

  8. Lexusi says:

    Qe Ambasadori vdiq kte e lexum , por misterin e atyre qe e shoqeronin nuk e morem vesh o gazetar rrote k….i , kjo fraz me tekstin nuk kishte as nje lidhje , pse kerkon ti japesh rendesi artikullit duke sajuar lloj lloj prapaskenash qe nuk kan egzistuar fare .

  9. Frangu says:

    Titulli nuk duket aspak në lidhje me artikullin.
    Artikulli në vetvete është thjesht kronikë.
    Nuk kuptohet se ç’kërkon të kumtojë botuesi.

  10. Martin says:

    Misteri ishte gruaja e tij?? Nuk e mora vesh. Ky me gruan e vet dhe zv ambasadori me gruan e vet!!

  11. Bureto says:

    Shumë e vërtetë ajo që thonë komentuesit më sipër. Kur jo rrallë herë, titulli nuk përkon me përmbajtjen, bile është intrigues, pra në këtë rast i fryn thashethemnajës që u ngrit në atë kohë, nuk është gazetaria që kërkohet. Dikush mund të thotë po ç’pate që e lexove? Po pra ç’pata, por si t’ia bëja titullit.
    Shumë vite më parë, kur ekzistonte një gazetë me emrin Republika e F.Mediut, dhe nuk kishte ende mundësi informimi si sot, gazetst shiteshin e bliheshin më shumë print. Në një nga numrat, në faqen e parë të saj, me gërma të mëdha binte në një informacion që lidhej me pensionistët, që si gjithmonë është prej tyre shumë i mirëpritur. U bëra kurioz dhe e bleva. E kërkoja dhe mezi e gjeta, të ‘strukur’ aty nga faqet e mesit, ku ishte një informacion me 10-25 rrjeshta kollone gazete, ku flitej për pensionistët e Serbisë!!!
    Të tilla truke për të shitur një gazetë më shumë dje dhe për një like më shumë sot, po i bie shumë kredibiliteti medias. Jo më scoop-e! Është koha për të bërë kthesë, kjo në rradhë në respekt të publikut, por pse jo dhe në vetë interesin e saj. Pa cilësi, çdo biznes mund ta shtyjë ca kohë, por vjen një moment dhe ul qepenat….si gazeta e sipër cituar.

    1. petrit says:

      Respekte per cfare parashtrove.

  12. amin says:

    po ka qene edhe pak p..ar! dhe ka pas nje te dashur shqiptare qe drejton nje institucoon te njohur kulturor ne vend! thone gojet e liga! po pse sthone edhe per mu xhanem!?!! nejse Shqiperia e priti mire dhe e shperbleu me dashuri! ishalla e ahpwrblen edhe ambasadoen aktuale se i duam shume amerikanet ne ai komb, apo jo! Amin

  13. DRITAN says:

    ISHTE ME NJE GAZETARE…E PASTAJ. IKU E SHKOI, AMBASADORI VDIQ E GAZETARJA U MUAR PER CA VITE NE AMERIKE PER TU QETESUAR E PER TE QENE LARG OPINIONIT TE THASHETHEMEVE. FITOI DHE EKSPERJENCE SI GAZETARE DHE PASAPORTEN AMERIKANE.
    KJO ESHTE JETA. NE BOTE KY FENOMEN NUK BEN PERSHTYPJE.

  14. Arbërori says:

    Po misteri apo njeriu misterioz ku ishte në këtë artikull??
    Hajde gazetarë hajde, tregime te kafeneja e fshatit..

  15. D.DIDANI says:

    Misteri eshte thashemnaja o komentus!

  16. L says:

    Misteribi grues tije eshte se ky vdiq ne Livadhet e Lures nen shoqrine Inis Gjonit dhe gruaja ishte ne Amerike me dy vajeat. As ambasada as shteti amerikan nuk i bene cerremoni varrimi ketije kurvari. Por Mero me Temen po don me mbrojte gjoja por ne fakt Mero fon qe te tjzret tja thone kete te vertete qe ta diskretitoje. Une ja plotsova deshiren Meros

  17. Daja says:

    Paska pi nje kafe dhe nje gote raki kumbulle te gota kerkojeni vdekjen e verteta.

  18. Loku says:

    Hengri buke e fiq, e vdiq

  19. Roci Xhepa says:

    shkruhet pergjigje te pacavurja e meros rruspise si nuk kan turpe keta pisa gazetare qe cfare nuk shkrojti mero te gazeta e tije per edi ramen dhe sote e gjene ne krahe te edi rames u,u,u,u,u,u,u,…… morteja qe si ha felliqesira te kombit te rraces tone pacavure infinit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje