Gruaja e Përparim Ademit: E dija që ishte i lidhur me Zhanetën, kaloja mirë me të dashurën e burrit. Doja që burri të ishte i kënaqur

5 Janar 2021, 11:43Kronika TEMA

Gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi më 31 Dhjetor, ishte në dijeni të lidhjes intime të burrit me Zhanetën.

Në dëshminë përpara oficerëve të policisë, ajo ka thënë se Përparim Ademi njihej prej 30 vitesh me Zhaneta Metanin.

Për të mos ndarë familjen, Vjollca Tela thotë se e kishte pranuar lidhjen e burrit me Zhanetën. Jo vetëm kaq, por një arsye tjetër, sipas saj, ishte për lumturinë e vetë Përparimit.

Ajo pohon gjithashtu se me Zhaneta Metanin kishte krijuar miqësi dhe shkonin bashkë me pushime.

Dëshmia e Vjollca Telës, bashkëshortja zyrtare e Përparim Ademit: “Jam e martuar me Përparimin prej më shumë se 30 vitesh. 

Unë jam e papunë ndërsa bashkëshorti punon si bojaxhi dhe kovaç. Ne me bashkëshortin kemi bërë një marrëveshje që unë të mbaj mbiemrin Tela dhe ai të mbajë mbiemrin e saj Ademi, me qëllim që të forconim martesën. 

Burri im prej më shumë se 20 vitesh është njohur me Zhaneta Metanin dhe jam në dijeni që kanë lidhje bashkë. Unë e kam marrë vesh për lidhjen mes tyre dhe nuk kam ndërhyrë për të prishur lidhje e tyre pasi unë e doja Përparimin dhe doja ta mbaja familjen e bashkuar. 

Duke parë që burri im shkonte mirë me Zhanetën kam menduar që të krijojmë hyrje-dalje familjare me të në mënyrë të tillë që dhe burri të ishte i kënaqur dhe familja ime mos të prishej. 

Ne kishim krijuar marrdhënie aq të mira me familjen e Zhanetës sa dhe për pushime shkonim bashkë në plazh në Pogradec, në Greqi dhe në shumë vende të tjera. 

Zhaneta ka fjetur me djalin e saj me muaj në shtëpinë tonë dhe unë e kam pritur si mos më mirë. Para dy ditësh e kam parë Përparimin shumë të mërzitur dhe e pyeta se çfarë problem kishte dhe ai më tha se Zhaneta më ka tradhëtuar. I thashë le të tradhëtojë pasi në fund të fundit e ke të dashur. 

Por i mërzitur më ka thënë se do largoheshin. Më datën 31.12.2020 në mëngjes e pashë bashkëshortin shumë të shqetësuar për shkak të Zhanetës. Dola për të bërë pazarin dhe në kohën kur u ktheva në banesë nuk e gjeta Përparimin aty. 

E shqetësuar mora në telefon Zhanetën por më doli në telefon djali i saj i mitur i cili po qante dhe më tha se Përparimi erdhi në shtëpi dhe vrau mamin me tezen. Dola nga banesa dhe vajta tek shtëpia e Zhanetës por aty ishte policia dhe u largova”.  

7 komente në “Gruaja e Përparim Ademit: E dija që ishte i lidhur me Zhanetën, kaloja mirë me të dashurën e burrit. Doja që burri të ishte i kënaqur”

  1. Publius_Varus says:

    O media e shker…dhyer bashke me kete gazete, na cat koken me keta jevgj.

    Na hapet barkun me keta gabel qe jane e njejta pamje dhe genetike me neo greket, te 2 palet bastarde dhe produkt perdhunimesh.

    Sikur te flisnit per muzikantet dhe shkrimtaret Shqiptare sa keni folur per keta gabel, shume me ndryshe do ishte ky vend.

  2. Tragjedi! Vetem Eskili dhe Shekspiri mund ta “gedhendnin” ne nje veper tragjike. Nuk di cfare te them me.

  3. preshevali says:

    Maxhup hesapi.

    1. Nave Na says:

      Keta nuk jane maxhupe!
      Kane emra si ne, degjojne tallava gjithe diten dhe kane nga nje automatik te shpia!
      Me Nave Na fitojne te gjithe!

  4. Dikush says:

    Ku I shih I magjipet o Kara, shqipo te degjenerum jan

    1. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

      Ne surrat mor te qi..ft derri, magjypi dhe Shqiptaret motrat dhe fisin ty.

      Ata qe kane fytyre si byth kazani nga pakistani jane Shqiptare sipas teje???

      Apo je edhe ti jevg?

      1. Dikush says:

        Me jep ni adres pithrobsh te shohim kush I Qin fisin. Gojore do me bej jotshoqe para surratit tend te lidhur me zingjir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje