"Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit", kur Podrimja i shkruante Dritëroit: Shqipëria mund të më ofrojë azil? Në veri ma grabisin Kosovën serbët

5 Janar 2021, 18:48Kulturë TEMA

Vajza e shkrimtarit të njohur Dritëro Agollit, Elona Agolli, herë pas here zbulon në rrjetet sociale korrespondencën e babait të saj me të afërmit dhe miqtë e tij.

Së fundi, ajo ka zbuluar një letër që i ishte dërguar nga poeti i njohur Ali Podrimja, i cili i tregonte shqetësimet që e kishin brengosur.

Më poshtë “TemA” po përcjell letrën e plotë të Podrimës e nisur në 26 shkurt 2003.

“Letër e poetit dhe mikut Ali Podrimja , dërguar 26 shkurt 2003 …

I dashur Dritëro,

Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën serbët ; në jug maqedonët, në Perëndim malazezët …

Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës , po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë …

E, unë ku të prehem?

Shqipëria , mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e Kombit. Nuk di ç’të bëj? …

Të qafon yt vëlla,

Ali Podrimja

26 shkurt 2003

Ulpianë”, mbllet letra e Podrimes. (TemA)

2 komente në ““Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit”, kur Podrimja i shkruante Dritëroit: Shqipëria mund të më ofrojë azil? Në veri ma grabisin Kosovën serbët”

  1. Jeta says:

    Gjithmone do ti kujtojm koloset e letersise shqipe e sidomos poetit te poezise Ali Podrimja qe u gjend i vdekur ne France e qe u vorrose ne Vendin e Tij Kosove.

  2. Ray says:

    I Madhi dhe i embeli Dritero !

    I madhi Podrimja shkonte gjithmone tek shtepia e Driteroit,
    dhe Driteroi e mbante deren hapur per te
    Podrimja shkonte dhe flinte atje si ne shtepine e tij….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje