Tef Palushi, babai i barcaletave

10 Janar 2021, 10:05Kulturë TEMA

Përgjatë dy dekadave të fundit të diktaturës, më së shumti barcaletave antikomuniste u vishej autorësia e Tef Palushit, një qytetari shkodran, emri i të cilit, pa e pasur të nevojshme të shoqërohej me figurë, do të bëhej i njohur në gjithë vendin.

Mesazhi i këtyre lloj barcaletave, rreptësisht të ndaluara nga regjimi komunist, do të listohej mes grimcave të pakta të argëtimit shpirtëror të pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Bashkë me pëshpëritjen vesh më vesh, me përjetimin që ndryhej, ngrohte dhe përgëzonte shpirtin e të gjithë atyre që i dëgjonin dhe shpërndanin, barcaletat antikomuniste ishin edhe një shfrim hakmarrës ndaj situatës anakronike të varfërisë, sidomos ekonomike, ndaj prapambetjes dhe ndryshimeve ulëritëse krahasuar me pjesën tjetër të botës.

Sigurisht që talenti i Tef Palushit për humor nuk kishte se si të lulëzonte në një terren të panjohur dhe të përshtatshëm.

Ai jetoi në Shkodër, në vendin ku gjeografia dhe historia, së bashku, kishin shkaktuar ca përthyerje ekstreme dhe ku mënyra e të folurit me nënkuptim, batutat e shpotitjet mes banorëve të fiseve të malësorëve të Mbishkodrës, kishin shekuj që kultivoheshin.

Por edhe vetë qyteti kishte një harbim ngjyrash. Aty përballeshin kultura nga më piktoresket, njerëz me kombësi dhe religjione të ndryshme.

Aty – malësorët e padalë, por finokë nga natyra, piqeshin e shpotiteshin me tregtarët e pacipë, pak më tej – të diplomuarit në universitetet e Vjenës, Berlinit e Romës, të pakënaqur për jetën që po çonin dëm, kishin në majë të gjuhës krahasimet, si nata me ditën, të dy kulturave – asaj që kishin lënë pas me atë që kishin përballë.

Të gjithë i bënte bashkë dialekti geg i shqipes, krejt i përshtatshëm për batutat e kursyera e kërcitëse, që herë kapeshin e shkaktonin të qeshura të përmbajtura, e herë treteshin tej bashkë me idhënimin e tyre.

Talenti i Tef Palushit nuk mund të kishte kuptim pa Shkodrën, me kalimin e kohës pagëzuar edhe si kryeqyteti i humorit.

Vetëm këtu Tef Palushi, falë talentit, do të mund të ngrihej përmbi shpatullat e gjithë mjeshtrave të tjerë duke u pagëzuar, pa asnjë mëdyshje, si “Mbreti i Barcaletave”!

Për shkurt – Tef Palushin – dhe gjatë – Shtjefën Palushin – rrëfejnë se ka punuar si dizenjator në Fabrikën e Pëlhurave të Shkodrës, ku duhej të përgatiste modelet që stampoheshin mbi prodhimet tekstile.

I lindur me probleme shëndetësore, pjesërisht i paralizuar, ata që e kanë njohur dëshmojnë se problemi më i madh i tij ishte ecja, zhvendosja nga një vend në tjetrin.

Për të, edhe disa dhjetëra metra rrugë në këmbë, ishin një stërmundim i vërtetë.

Por Tefa nuk i fshihej këtij problemi, apo qoftë shëmtisë fizike. Si të kërkonte t’u vinte pas avazit atyre që e rrethonin, qoftë duke i’u zgjuar e përkëdhelur sedrën, apo paqtimin, ai e bënte atë pjesë të batutave dhe barcaletave të tij.

Tef Palushi ishte kryemjeshtri i humorit të batutës. Në Shkodër të gjithë e njihnin se ai e kishte një përgjigje gati për çdo situatë ngacmuese, apo një kundërpërgjigje flakë për flakë ndaj batutës së lëshuar nga një i njohur apo i panjohur. Ai ishte, siç thonë në Shkodër: Hazër – xhevap.

Ndërsa përgjigjet e zgjuara i gjente në brendësi të fjalëve të tjetrit, apo fenomenit, qoftë sendit që ato shënjonin.

Veç punës në Fabrikën e Pëlhurave e dizajnimit të skenografive për shfaqje të ndryshme, Tef Palushi zotëronte edhe një tjetër talent të rrallë. Ai ishte i jashtëzakonshëm në ideimin dhe skicimin e karikaturave. Ishte një dhunti që shpejt do të kapërcente Shkodrën dhe trokiste në dyert e revistës së mirënjohur humoristike “Hosteni”.

Brenda kornizave të kohës, por me ca gjetje të jashtëzakonshme, fundi i viteve ‘70 dhe fillimi i viteve ‘80 të shekullit të shkuar e gjejnë Taf Palushin një ndër karikaturistët më të preferuar të kësaj reviste, së paku duke e gjykuar nga punimet e përzgjedhura për kopertinën.

Në kohët e pasdiktaturës, artistët, mes tyre edhe humoristët, janë vënë në shënjestër edhe të një debati që ende nuk ka marrë një orientim të qartë. Shumëkush i ka quajtur bashkëpunëtorë të sistemit, shumëkush – thjesht artistë, që me artin e tyre u kanë larguar mendjen shqiptarëve nga hallet e shumta dhe të përditshme, në pak raste është folur edhe për disidentë.

Pjesë e këtij debati është bërë edhe figura e Shtjefën Palushit, i cili në vitet 70-80 të shekullit të shkuar, megjithëse kishte gjuhën tepër të hidhur, në asnjë rast të njohur nuk është sulmuar apo goditur nga regjimi komunist.

Gjykuar nga batutat që ka lënë pas, një mendim ka shkuar edhe në favor të idesë së Tef Palushit si disident.

Ronald Regan, Presidenti i 40 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilit më së shumti i njihet merita e shembjes së sistemit komunist lindor, e kishte bërë zakon, që në daljet publike, ligjëratat ti niste me një barcaletë të ardhur nga vendet e Lindjes Komuniste.

Qëllimi ishte i qartë. Kapitalizmi po triumfonte, komunizmi po shembej, barcaletat antikomuniste rrëfenin më mirë se çdo argument tjetër kalbëzimin e një rendi shoqëror krejtësisht të dështuar.

Më e plotë, rëndësia e barcaletave antikomuniste, është sjellë në një studim të vitit 2007, me autor sociologun britanik, Christie Davies, profesor dhe ish-president i shoqatës ndërkombëtare për studimin e humorit.

Sipas tij, në shoqëritë komuniste të mesviteve 1940, deri në vitin 1989, humori, si protestë sociale, nuk fshikullonte vetëm individët dhe liderët politikë, por të gjithë sistemin social dhe politik, ideologjinë e tij, ritualet dhe mitet.

Sipas këtij studimi, barcaletat antikomuniste ishin batuta që pëshpëriteshin dhe që nuk mund të publikoheshin në mediet e vendeve ku rrëfeheshin. Ishte shpotia e të pafuqishmit kundër të plotfuqishmit, ishin një produkt kolektiv, pa autorë dhe origjinë të dallueshme…

Në vitet ’80 të shekullit të shkuar, barcaletat më tipike antikomuniste të përhapura në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të komunizmit lindor, janë grumbulluar edhe nga CIA, shërbimi inteligjent amerikan.

Për habi, përmbajtja e njërës prej tyre është e njëjtë me të një barcalete, që në Shqipërinë e viteve ‘80, sigurisht e përshtatur për terrenin shqiptar, vihej në gojën e Tef Palushit.

“Një eskimez e pyesin se çfarë do të bënte nëse Bashkimi Sovjetik do të hapte kufijtë.

Ai përgjigjet se do të hipte në pemën më të lartë, nga frika se turma do ta merrte përpara dhe shtypte me këmbë”.  

Pra, në këtë pikë, argumentet tentojnë ta largojnë Tef Palushin nga autorësia e barcaletave antikomuniste.

Këtë thotë edhe studimi i profesorit britanik, Christie Davies, sipas të cilit barcaletat antikomuniste nuk kishin autorë të njohur, këtë thotë edhe fakti tjetër, që në gojën e Tef Palushit janë vënë një pjesë të barcaletave antikomuniste më të spikatura të emetuara nga populli në Bashkimit Sovjetik, apo vendet e tjera komuniste.

Por gjithsesi, autorësia e barcaletave dhe veshja e tyre janë nocione me peshë të ndryshme.

Në peshoren e vlerave, sigurisht që veshja e barcaletave, të dala në vendet e tjera komuniste, e rrit madhështinë e talentit të Tef Palushit.

Dhe kjo ka të ngjarë të jetë krejtësisht e vërtetë. Pasi Tef Palushit nuk i kanë veshur vetëm barcaletat më të hidhura të vendeve të Lindjes Komuniste. Pas vdekjes, atij i janë veshur edhe karikatura.

Në vitin 1991, gazeta e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare, në faqen e parë të saj, do të publikonte një karikaturë të Presidentit Ramiz Alia duke peshkuar e kapur vetëm skeletin e një peshku.

Skica rrëfen dështimin. Edhe pse nga vdekja e Tef Palushit kishin kaluar gati 6 vite, dikush ishte kujdesur, që të përfund punimit, të linte siglën e tij.

Shtjefën Palushi e mbylli me këtë jetë në korrik të vitit 1985 në moshën 41 – vjeçare. Nuk u martua kurrë, dhe nuk la trashëgimtarë, pasi shëndeti i lig nuk ja mundësonte.

Në memorien e materializuar Tef Palushi la pas një numër konsiderueshëm karikaturash, ndërsa në memorien e kristalizuar të shqiptarëve është ngjizur dhe do të kujtohet përjetësisht si babai i barcaletave antikomuniste.

Çdo hamendësim tjetër do të provokonte një varg të pafund dhe të pathyeshëm kundërshtarësh./Abc/Story

30 komente në “Tef Palushi, babai i barcaletave”

  1. shtjefen palushi says:

    nje mendje ndritur……. madje dhe pak me shume….

  2. ke says:

    Pordh pe shkodre.

    1. Luan says:

      Pordhe prej Korce je ti Ke. Ne maje te gjuhes e keni ofendimin.

      1. Bureto says:

        Me thoni një barcaletë pe korçe apo ndonjë autor që i dedikohet ajo. Ska sepse korçarët kanë qenë bërë njësh me regjimin komunist, që Tefa e stigmatizonte aq këndshëm, dmth hëm për të qeshur e hëm për te qarë. Nuk di a është përpjekur dikush për t’i grumbulluar dhe për t’i botuar në një libërth ato.

    2. B.Hoti says:

      (E vertete)..Nder te tjere , Tefa shkoi ne Spital me pa Tano Banushin te shtruar ,dhe po i benin sorumin e zakonshem…Sa hyn Tefa tek dera e shikon pikat e sorumit i thote; Tano! Ti paske vu kazanin e rakise.. kush hap lajme se je i semure …!! Nje tjeter; Tefa me ecjen e tij karakteristike(arsue shendetsore) afer bashkise naten,nje cift i ri nen peme ..ne pune te tyne po benin..aahhh ..ah..Duke kalu Tefa u thote;Jo e keni gabim..nuk eshte ah, eshte pishe ! e shume e shume te tjera edhe djegese (xhic) per kohen .Per mendimin tim shkrimi eshte i goditur, por jo ‘desident’ i mirefillte por ka ‘luajt me zjarrin’…i shkonte per shtat!

    3. Iliri says:

      O ‘Ke’ ! Ti smerr vesh nga asgje..jo nga humori pa le nga kultura! Ti nuk besoj se di te dallosh te bardhen me te zezenpo le ngjyrat e ylberit…… je ‘ke’ a.. ‘ka.’ kale, Na thuaj dicka nga katundi(i nderuar) i yti.. pra jo pordhe.

  3. Z says:

    A e din mar c’ka ka than Tefa? Saliu ka ba q’Shkodra t’bahet Venecia, e ka nimu ene Zhozi me Voltanen! Per zZotin q’i asht nji nuk t’rrej!

  4. xhovalin topalli says:

    Ne Shkoder u be mode qe shume barcaleta te nxjerra nga njerez te zakonshem,qe te kishin sukse ju atribojshin Tefes e keshtu Tefa u kthye ne babain e barcoletave,paçka se shumica e tyre nuk kishin kurrfar lidhje me te.

    1. B.Hoti says:

      (E vertete)..Nder te tjere , Tefa shkoi ne Spital me pa Tano Banushin te shtruar ,dhe po i benin sorumin e zakonshem…Sa hyn Tefa tek dera e shikon pikat e sorumit i thote; Tano! Ti paske vu kazanin e rakise.. kush hap lajme se je i semure …!! Nje tjeter; Tefa me ecjen e tij karakteristike(arsue shendetsore) afer bashkise naten,nje cift i ri nen peme ..ne pune te tyne po benin..aahhh ..ah..Duke kalu Tefa u thote;Jo e keni gabim..nuk eshte ah, eshte pishe ! e shume e shume te tjera edhe djegese (xhic) per kohen .Per mendimin tim shkrimi eshte i goditur, por jo ‘desident’ i mirefillte por ka ‘luajt me zjarrin’…i shkonte per shtat!

    2. Viktor says:

      Unë ma shumë kam dëgjuar për Nexhon, me syze të mëdhaja.

  5. K says:

    Po Eli Lalaj c’kerkon me Tefen! Shkodranet kane patur respekt per Pogradecaret! Kujtoj ….

  6. EdRama says:

    Barcaletat nuk ishin te gjitha te Tefes! Ato i nxirrnin dhe njerzit e tjetre por per te fshehur autorsine, thoshin ka thene Tefa. Tefen e shkrete e therrisnin ne prekurori cdo dy jave, pse ke thene keshtu, kur ai nuk i kishte thene ca nga ato

  7. Gjin bue shpata says:

    Tefa e meriton një përmendore në qytetin e Shkodrës.

  8. Ing. says:

    Mendoj ti bejne 10 permendore Tefes , pasi eshte shume pak nje permendore per nje barceletar. O milet e dini qe te tjeret kane punuar, kane derdhur djerse, kane dhene dhe jeten ne miniera, nafte, ne hidrocentrale e tj dhe ju te cani noren per nje llogoxhi.
    Nderim te madh njeriut te punes dhe jo te llafeve

    1. WHAT A FUCK says:

      KOMENTUESI Ing.
      Tefa megjithese ka qene sakat , ka punuar dizenjator ne fabriken e lekurave Shkoder, ne te njejtejn kohe ka punuar edhe per revisten Hosteni si karikaturist…
      Te vleresosh nji person per humorin e tij te holle dhe mendjen e tij te hapur dhe shume te zgjuar nuk do thote se mohohet djersa e atyre qe kane punar ne miniera, nafte, hidrocentrale e kshu me rradhe…
      Tefa ka qene artist popullor dhe me humorin e tij ka thene ne menyre te terthorte realitetin e zymte komunist per te cilin shume pak kane guxuar te flasin…
      sipas logjikes tende nuk duhen vleresuar psh as Kadare, se ne fund te fundit cfare ka bere ai , vetem “llogje”…vetem ne Shqiperi nuk vleresohet mendja ndaj jeni aty ku jeni duke ngrene vetem buke me kos …

      1. Loni pe Kolkondasi says:

        E ke gabim, komentuesi ing. di mire kur duhet te qesh. Ai ka pas qeshur vetem kur bene shaka drejtori, apo Kryetari i Komitetit ekzekutiv. Lere pastaj, kur bente humor shoku Pali apo shoqja Lenka, ai shkrihej fare nga te qeshurat. Edhe sot komentuesi Ing qesh, por qesh vetem kur bejne humor Berisha ose Rama.

  9. WHAT A FUCK says:

    Tefa i ka nxjerr barcoletat ne çast dhe nuk eshte se i ka shkruar ne liber, ndaj edhe mund te aludoni se nuk jane origjanale nga ai por 99% jane nga ai dhe jo te kopjuara sic edhe mund te pretendohet nga autori apo disa komentues…nuk ka kopjuar Tefa as si Portokallia as si Klanfornia apo Alpazar me tjera programe ordinere
    Barcoleta me eskimezin eshte e tija origjinale sepse kur pyesin Eskimezin se cfare do bente nese hapeshin kufijte ? Ai pergjigjet se do hypte ne pemen me te larte, nga fria se turma do ta merrte perppara dhe do ta shtypte me kemb… ky fakt lidhet me problemin etij fizik i cili nuk ishte ne gjendje te ecte normal sepse ecte me zor te madh dhe ndaj thote se do te hypte ne pemen me te larte duke bere analogji te gjendjes ne sistemet komuniste….
    per ta mbyll po ju them nje barcolete tjeter te tij…
    nje djla i ri ne Shkoder sheh Tefen dhe i thote nje shokut tij hajde te ngacmojme pak TEFEN…
    Djali e pyet : “Tefe kush eshte makine me e mire BENZI Gjerman apo ZILI rus ? -TEFA i thote ZILI Rus… -Djali ah mor TEFE nuk i njihke makinat…
    -Tefa i pergjigjet, makinat i nhoh mire por nuk te njoh ty …”

  10. Iliri says:

    O ‘Ke’ ! Ti smerr vesh nga asgje..jo nga humori pa le nga kultura! Ti nuk besoj se di te dallosh te bardhen me te zezenpo le ngjyrat e ylberit…… je ‘ke’ a.. ‘ka.’ kale, Na thuaj dicka nga katundi(i nderuar) i yti.. pra jo pordhe.

  11. WHAT A FUCK says:

    vjen estrada e Tiranes ne Shkoder per te dhene disa dite shfaqje ne teatrin Migjeni…gjate ketyre diteve kur Skender Sallaku po pinte kafe tek “Kafja e Madhe” sheh Tefen duke kalu ne trotuar dhe e theret ate per me e ngacmu…

    -SALLAKU- Cfare jane keto fatkeqsi qe i ndodhin Shkodres mo Tefë ?
    -TEFA- Cilat mor Skender ?
    -SALLAKU- po tri fatkeqsi mo Tefa … nje, humbi Vllazina, dy nje varke ishte mbyt ne Bune edhe e treta ju mbyti shiu….
    -TEFA- po ti Skender nuk e din fatkeqsine e katert ?
    -SALLAKU- cila mo Tefe ?
    -TEFA- ka ardh me ba humor ne Shkoder estrada e Tiranes

  12. Scutari says:

    Origjinale: I ndjeri Tef Palushi ne kantjerin e hidrocentralit te Komanit qe ishte akoma ne ndertim, drejtor kantieri Ismail Ahmeti i shoqeruar me disa inxhiniere francez qe po montonin turbinat takohen ne klubin me te mire, ose ne mensen e punetoreve, pak rendesi ka, por qe sherbenin ushqime shume te mira per kohen. Kuptohet drejtori me francezet ja kishin shtruar me verë dhe per te bere gallate ftojne edhe Tefen ne tavoline, dhe kuptohet pas dy tre batutash shkrihen se qeshuri…. ne nje moment pauze, ndersa nje inxhinier francez pinte cigare dhe shetiste syte nga tavani, Tefa, si karikaturist i shkelqyer, nxjerr lapsin dhe letren dhe ben nje skice qe ja tregon ne konfidencialitet inxhinierit francez. Inxhinieri gajaset se qeshuri, ia rremben Tefes karikaturen nga dora dhe ja ttregon kolegeve te tjere te cilet shkrihen se qeshuri…Tefa kishte vizatuar nje karikature te inxhinierit dhe ne tymin e cigares qe shkonte lart, e nderthurur ishte trupi i nje femre gjysem lakuriq… Inxhinieri e pyet Tefen, kuptohet me perkthyes, se si e gjete qe po mendoja per nje femer??!!

  13. tropoja says:

    te pakten ne veri te shqipnis shume e kan njoft tefen nepermjet barcoletave te tije,edhe une jam rrit duke ndigju prinderit e te rritunit duke tregu barcoletat e tefes rrespekte per tefen

  14. paradoxal says:

    Meqe jemi te Tefa, e te estrada e Tiranes ne Shkoder, nje histori e Tefes me Luan Zhegun, qe ishte kengetar me estraden e Tiranes.
    Luani kishte pare Tefen dhe kishte shpreh pak perbuzje per pamjen e Tefes (si invalid) e kishte thene:
    ”pse ky qenka Tefa?“
    – Tefa e kishte marre vesh qe keshtu kishte thene Luan Zhegu, dhe kur e takon ne rruge i thote:
    “kisha kujtu se me ishte prish televizori, po paske qen ti i shtremet!“

  15. A says:

    Respekte per SHTJEFEN (Tef) PALUSHIN per humorin dhe barcaletat shume te kendeshme. Shansi i tij ishte qe jetonte dhe punonte ne qytetin e Shkodres te arsimit, kultures dhe te humorit.
    Ne qoftese do te ishte e mundur barcaletat e tija te mblidhen nga goja popullit shkodran dhe te botohen ne ndonje liber.
    Po ve re qe ka komentues si (ke) dhe (ing) qe nuk i pelqejne barcaletat e Tefes. Cfare i pelqejne ketyre DY DEBILAVE operativat e sigurimit dhe punetoret e partise, hetuesit, apo mu kujtua nje person nje person qe ishte nga jugu i Shqiperise nga zona e Kurveleshit te cilet pune me “punuar mire” ne Shkoder, qe nuk la krim pa bere si i quajturi TOGER BABA = HODO HABIBI. Puna dhe veprat e tij gansterizmi, krimi. perdhunimi i femrave.
    SHKODRA ha buk veç per arsim, art, humor dhe sport.
    Per (ke) dhe (ing) keto nuk quhen pune, por spiunimin dhe bashkepunimin me degen e mbrendeshme po fole kunder sistemit diktatoral komunist te ENVER HOXHES.
    Prandaj ketyre personave dhe te tjere si puna e tyre te shkojne ne KORE te VERIUT, tek KIM JON UNI, sepse nuk jane ngopur me komunizmin shqiptar. Tung.

    1. B. Gruda says:

      duke pase respekt per mendimin e cdo lexuesi..nuk duhet te biem ne nivelin e mohuesve te vlerave,…duke ‘barazu’ veprimet arbitrare -partiake te personave me krahinat e nderuara shqiptare. Disa individe ,pavarsisht krahines a qytetit..nuk perfaqsojne as familjet e tyre!!

  16. Luigji says:

    Me Tefen kemi qene komshij ,jemi rritur bashke.Artikull shkruesi pasqyron sakt nje pjese te ativitetit te Tefes .Tefa ka qene talent i lindur,shume puntor,i shoqerushem,i thjeshte.Familja e tij ka qene familje e varfer Shkodrane por e ndershme.Nga kjo familje jane rritur dhe femij te tjere me talente ne Fusha tjera.Tefa si karikaturist eshte i afirmuar ne revisten Hosteni,nga e cila eshte vleresuare me cmime e materialisht.Ai ka hapur disa ekspozita me karikatura.Ai me gjith e veshtirrsite fizike ka kryer liceun Artistik.Aktiviteti i tij duhet te studiohet dhe vleresohet.Kam mendimin se eshte ndere per Shkodren te vleresoj Tefen me nje monument.Ka qene bashkepuntor me te talentuarit Shkodran Rodolf Daka skulptor,Gjovalin Saraqi piktor.

  17. Toni.D. says:

    Djali i thote babait..
    o ba kam njoh nje vajze dhe me pelqen…
    babai e pyet po kush eshte… djali i thote emer,mbiemer.. jo i thote babai pasi eshte motra jote.. nejse kaloje muajt perseri djali i thote babait o ba kam njohur nje vajze tjeter.. po kush eshte thote babai.. i thote e/mbiemer… jo thote babai ajo eshte motra jote.. kalojne muajt dhe perseri djali i thote babait… po e njejta pergjigja eshte motra jote.. nejse djali i mezitur i thote mamit.. o ma po kam njohur tre vajza dhe babai me thote qe jane motrat e tua dhe mos i sill ne shtepi… mami i kthen pergjigjen djalit duke i thene qe dhe ti s’je djali i babait.

  18. vjeshta says:

    Tefa në mbramje vallëzimi si quheshin atëherë, i pamundur të vallëzonte rrinte afër dritares. Për t’u tallë me te një vajzë i afrohet e i thotë:
    -Tefë, a kercejmë?
    Ai shikon dritaren e i thotë:
    -Hidhu ti e para!!!

  19. humor shkodran njesh says:

    Po e tregoj ene une nje barcalet te Tefes (nuk jane te gjitha barcaletat te Tefes por te mbar shkodraneve ,sidomos politiket ) : Takon nje komshi Tefen dhe i thote : ore Tefe kom ble nje televizor Iliria por spo me kap gjo fare perveç RTSH-se ,kom bo gjithe ato antena por spo munem me ja hek zhurmusin televizionit Jugosllav …… si tja beje ?? I tho Tefa : e di ç’far , mer nje nga ato skulpturat e Dhi- se te artistikes Migjeni prej bakri (bakri ish per antenat) dhe tek brinat e dhise lidhi fijet e kabllit dhe vene skulpturen e dhise mbi televizor ene ke per te kap xhom fare ……ne njerezit qe do te vine per vizite kan me te uru e gezofsh televizorin e ri me nj’i DHI mi te !!!!!!

  20. B. Gruda says:

    duke pase respekt per mendimin e cdo lexuesi..nuk duhet te biem ne nivelin e mohuesve te vlerave,…duke ‘barazu’ veprimet arbitrare -partiake te personave me krahinat e nderuara shqiptare. Disa individe ,pavarsisht krahines a qytetit..nuk perfaqsojne as familjet e tyre!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje