Meta nga Kisha e Selenicës: Lutem që banorët të shërohen sa më shpejtë nga Covidi e ditët e mira që do i vijnë Shqipërisë patjetër

18 Janar 2021, 19:40Politika TEMA

Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Kishën e Shën Athanasit në Selenicë.

Me anë të një postimi në Facebook ai ka shkruar se është lutur në mënyrë që banorët e zonës të shërohen sa më shpejtë.

Ndër të tjera ai ka shkruar se i është mirënjohës At Spiros, i cili i është përkushtuar besimtarëve dhe u ka dhënë shpresë atyre për të kaluar këto ditë të vështira. Në fund ai ka shkruar se ditë më të mira do të vijnë për Shqipërinë.

Postimi i plotë:  

Në Kishën e Shën Athanasit në Selenicë, e ndërtuar shekuj më parë, për t’ju bashkuar lutjeve të banorëve të zonës për shërim të shpejtë e shëndet të plotë për të afërmit e tyre dhe të gjithë shqiptarët e prekur nga COVID-19.

Mirënjohje At Spiros për përkushtimin e tij ndaj besimtarëve, për t’u dhënë shpresë në këto kohë me sprova të vështira, por jo të pakalueshme.Për Selenicën dhe për mbarë Shqipërinë ditë më të mira do të vijnë patjetër!

3 komente në “Meta nga Kisha e Selenicës: Lutem që banorët të shërohen sa më shpejtë nga Covidi e ditët e mira që do i vijnë Shqipërisë patjetër”

  1. MacGr says:

    Shkoi ne Selenice per vota ky duke bllokuar buxhetin per Vloren se do ta ruaj per rrugen e Selenices.U DHA EDHE DEKORATA KENGETAREVE.BRAVO PRESIDENT I TALLASHIT SE ASNJE SHQIPTAR NUK KA RESPEKT PER TY.

  2. Trebeshina says:

    Ah mor president, je bere me keq se ajo fallxhorja qe ke ne krevat,kujton se kishat, xhamit dhe teqet do te shpetojne,ngele duke ju servilosur Skenderbeut, Ismail Qemalit, Isa Buletinit,Dede Gjonlulit,Vojo Kushit, Margarita Tutulanit dhe gjithe heronjeve tane,me shprese se ata do reabilitojne nje hajdut si ti.

  3. "Cepani" says:

    President i mjere, shteruar nga mendimet,
    ka humbur llogjiken, ka humbur drejtimet,
    kerkon te gjeje miell,
    por s’do mare as himet.

    S’la teqe è kishe pa e vizituar,
    sa edhe qirinjte ne treg kane mbaruar,
    besimtar i thekur shfaqet neper bote,
    gjithe kjo tymnaje vec per ndonje volte.

    Ah sa shume i dhimset populli shqiptare,
    kushtetuten e shenjte per ata e mbrone
    Eshte dore leshuar, jap vec dekorata
    hile è kesaj pune vjene gjithmone mbrapa.

    Sapuni per djathe do te na e shese,
    Presidenti yne do te na i ngece,
    hiqet si i beses, si qene shtepie,
    por eshte ujk i vjeter, ujk Taronine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje